Profil i aktorit Enver Hyseni (1951-2022) | Teatri “Migjeni”, Shkodër!

0
2529

Enver Hyseni (1951-2022)
Aktore i brezit te arte te teatrit “Migjeni”, pa lene ne harrese edhe pjesemarrjen ne disa filma te kinemase shqiptare te Kinostudios.

U lind në Shkodër më 1 Gusht 1951. Ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) duke i nderprere ato për arsye ekonomike. Më 1975 nis punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, derisa del ne pension ne v.2016.

Në këtë periudhë dyzetvjeçare luan më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punon me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhet për role karakteresh.
Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive të karakterit fshtar-malësor. Ishin keto rolet që ai shprehesh më shumë emocione. Ka krijuar njerëz të mirë dhe që kanë një shpirt shumë të pastër, janë të vendosur për atë që duan të bëjnë . Ne keto personazhe nuk ka qene ata heronjtë me shpatë në dorë.

Enver Hysenin e kujtojme ne te shkuaren ne dramat “Baca e Gjetjave”; “Ceshtja e Blertes”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve” .
Eshte aktivizuar edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 dhe pas ndryshimit të sistemit dhe me role të tjera po në filma, teater e komedi te ndryshme.

Mjafton te permendim disa prej tyre :
“Ylli i mëngjesit” ; “Nje histori humbesish ose Mos peshtyni pertoke”, “Rëndësia për të qenë Ernesto” “Kandili i argjendte” ; “ Shen Gjon kryepremi”; “Migjeni ky uragan” (dokumentar); “Gjaku qe fal gjakun” (film i metrazhit te shkurter); “Klithma ne debore” dhe ne vitin 2019 aktori shkodran eshte ngjitur ne skenen e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me monodramen e shkruar nga S. Capaliku “Dome”.

Ne monodramen “Dome” mbasi mbaron monologun e vdekjes së babait shtrihet e fillon te thote: “ sa role më kanë mbetur, dhe tani që futet periudha e demokracisë nuk kam asnjë rol prej vitit 1989 deri në 1992. Nga 1997… e me radhë dhe se di se çfarë është bërë me mua atë kohë”

Nga kjo qetesi aktori kalon ne shpërthim, duke mos ditur se cfarë është bërë me ate ne kete periudhe kohore.

Gjithashtu ne kete monodrame vijon se: “ e di që teatri u shkatërrua për hir të reformave demokratike, erdhën dhe na thanë se ishim tepër, se merrnim rroga të pamerituara dhe se askush nuk kishte më nevojë për ne”.

Deri këtu shkon ideja e ketij monologu te autorit e regjisorit S. Capalikut. Pra shteti nuk shqetësohet, sidomos kur bëhet fjalë për teatrot e rretheve absolutisht nuk ka vëmendje. Për aktorin Enver Hyseni qe interpreton është krejt një nënvlerësim, pra mundeni dhe mos me qenë fare.

Nuk i prish ndonjë punë shtetit dhe sikur mos të ketë teatër Shkodra apo në rrethe të tjera si Gjirokastra, etj. Por teatri kërkon vëmendje, artistët janë lënë pa vlerësimin që meritojnë!

Nderroi jete me 29 tetor 2022.
__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne gusht 2020 . Referenca : Nje terviste e vete aktorit dhene ne v. 2019 ne gazeten shqiptare “Sot”.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here