Profil i aktorit Fitim Makashi!

0
5213

Fitim Makashi
Aktor i teatrit dhe kinematografise shqiptare.

U lind ne Gjirokaster me 10 prill 1944. Ka mbaruar studimet e larta ne vitin 1967 ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane. Per nje kohe te gjate punon si pedagog ne ILA dhe ne te njejten kohe pati nje angazhim te here pas hereshme ne Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do te jete viti 1978 kur do te emerohet aktor ne kete Teater, vendi ku vazhdoj karrieren artistike si aktor per rreth 10 vjet, saktesisht deri nga mesi i viteve 90-te.

Gjate kesaj kohe realizon nje sere rolesh qe lane gjurme ne skenen e teatrit, nga ku mund te kujtojme rolin e Pedagogut ne “Pas provimit te fundit” , Drejtori i fermes ne “Ata qe duhen” , roli i Benit tek “Vdekja e nje komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenes”, Telhai tek “Besa”, Filipovic` tek shfaqja “Inspektori” qe mbahet edhe si roli i fundit i tij ne Teater.

Fillimet ne film i ka qe ne vitin 1967 me nje rol episodik te nje marinari tek “Dueli i heshtur”. Me pas, nje vit me vone bie ne sy ne rolin e nje mitralieri partizan tek filmi “Prita”. Role te tjera te spikatura nga aktori Makashi , jane ai i Petro Mares tek “Ndergjegjia” (1972); Itendenti (1980); Musai tek “Gjurme ne kaltersi” etj.

Roli i fundit ne kinemane shqiptare do te jete ai tek “Vdekja e kalit” ne vitin 1992. Aktualisht eshte terhequr nga skena. Djali i tij eshte muzikanti i njohur Redon Makashi.

 

FILMAT:
Duel i Heshtur (1967)
Prita (1968) …. Mitralieri Sulo
Njesiti guerril (1969)…..Njeri nga tre heronjte ne fillim te filmit.
Ndërgjegja (1972) ………… Petro Mara
“Rrugicat qe kerkonin diell” (1975)
“Ne fillim te veres” (1975)
“Ilegalet” (1976)
“Nga mesi I erresires” (1978)
Intendenti (1980) ………… Intendenti
Gjurmë në kaltërsi (1981) …. Musai
Tre njerëz me guna (1985)
“Shpella e pirateve” (1991)
Vdekja e kalit (1992)
______________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Publikuar ne faqen Kinematografia Shqiptare – Facebook qe ne Prill 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: “60 vjet Teater Kombetar” / F. Slatina / faqe 101 / si dhe seleksionim i lajmeve on line. 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here