Profil i aktorit Gëzim Rudi!

0
4571

Gezim Rudi
Aktor i teatrit dhe kinematografise shqiptare.

Lindi ne Tirane me 28 mars 1961. Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve ne degen e drames dhe qe nga viti 1985 ka punuar si aktor prane Teatrit Kombetar. Behet i mirenjohur, natyrisht me rolin e Fredit ne komedine e fameshme “Pallati 176”. Ne teater ka interpretuar afro 30 role, ku me te suksesshmit jane Gezimi ne “Jeta e tjetrit”; Hepi ne “Vdekja e nje komisioneri”; Rolandi “Nen dritat e skenes”; Mani ne “nate me hene”; Dhenderri ne “Dasme gjaku”; Hofbaueri ne “Vizita e dames plake”; Zhonvali ne “Kati i gjashte”; Fane ne “Oportunesku”; Ero Shesheli ne “Vdekja e Dantonit”; Sandri ne “8 persona plus”;

Shfaqje te tjera: “Prometeu”; “Monserati”; “Mesuesi i letersise”; “Furrnalta”; “Romeo dhe Zhuljeta”; “Valle vdekjeje”; “Quo Vadis” etj. Nderkohe roli i fundit i tij ne teater ka qene ne dramen “Rreshajet”. Pas nje mungese te gjate kthehet ne skene te TK me shfaqjen “Mallkimi i fukarenjve” (2016).
Ne me te shumten e rasteve ai ka misheruar figura djelmoshash te dashururar, gazmore e shpotites, te rinj militante qe vetemohohen per ideale sublime apo norma morale, njerez me cilesi te rradha e virtyte etj.

Ka interpretuar ne disa filma duke nisur qe me rolin e nje studenti tek filmi i v. 1982 “Kercenimi”, me pas ne rolin e Fredit ne filmin “Hije qe mbeten pas” (1985). Gezim Rudi ka patur gjithashtu role me peshe ne disa filma si psh ne “Hetimi vazhdon” ne rolin e Astritit ne v. 1988, “Muri i gjalle” Kledi ne v. 1989; “Bardh e zi” ne rolin e Gaqos ne v. 1991.

 

Filma te tjere: Student ne “Kercenimi” (1982); “Fundi i nje gjakmarrje” (1983); “I paharuari” (1984);  Njeri nga partizanet ne “Tre njerez me guna” (1985); Luli ne “Te mos heshtesh” (1985); “Te shoh ne sy” (1985); “Vendimi” (1985) ; “E diela e fundit” (1993); “Nje dite nga nje jete” (1994); “Tirana viti 0” (2001) “Lindje, perendim lindje” (2008) ; “Bota” (2014) “Sex, peralle dhe celular” (2015); “You can call me John” (2017); 

Gezim Rudi ka luajtur edhe ne serialin “Njerez dhe fate” ne rolin e nje Bosi, ne “Bloodlands” (2017), e se fundmi ne nje serial te gjinise bashkekohore “sit-com”, “Familja kuqezi” (2019-2020) ne rolin e nje polici.
Aktrimi i tij bie ne sy per paraqitjen e hijeshme skenike, vetepermbajtjen, vrullin psikollogjik ne caste kulmore e te foluren e qarte.


____________________________________
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare (Toena 2002 / A.T. Hoxha / f.345); 60 vjet teatri kombetar (1945-2005)(Shtepia Botuese 55 / F. Slatina / f.113); Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare (Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 407); Publikuar per here te pare ne Facebook “Kinematografia Shqiptare” qe ne mars 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here