Profil i aktorit gjirokastrit Klement Konomi!

0
706

Klement Konomi
Aktor i Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster dhe i Estrades se ketij qyteti.

Lindi ne Gjirokaster me 4 gusht 1954.Studimet e larta i ka perfunduar ne vitin 1981 prane Institutit te Larte te Arteve ne degen e drames. Po kete vit eshte emeruar prane Teatrit “Zihni Sako” ku ende ushtron profesionin e tij. Ne karrieren e tij te gjate ai ka qene pjesemarres pothuajse ne te gjithe repertorin e Teatrit dhe Estrades ku ka realizuar mbi 100 role, nga te cilat 30 jane premiera ne Teater, e 20 prej tyre ne role kryesore.

U aktivizua gjithashtu edhe ne pjeset per femije si: “Pertacia” , “Shenjat e pikesimit”, “Keci mburraveci”, “Endrra e cuditshme” e Vasilit etj, shfaqe keto te cilat jane vendosur edhe ne gjuhen greke per femijet e Pireut, Janines e Selanikut.

Krahas angazhimit te tij si aktor profesionist, ka vendosur ne skene si regjisor komedine “Zi e me zi” pjesemarres ne KokoFest 2016, ne takimin Nderkombetar te Teatrove ne Elbasan, si dhe ne nje turne ne Luginen e Preveshes.

Ne kinematografi Klement Konomi vjen me rolin e Takut ne filmin “2 here mat”, ndersa ka vendosur ne skene si regjisor 6 komedi realizuar ne bashkepunim me Universitetin “Eqrem Çabej”.

Ne takimin kombetar te humorit ne Vlore vleresohet me cmimin e 3-te si regjisor dhe aktor, ndersa ne festivalin “Teatri Shqiptar ne Maqedoni’ zhvilluar ne tetor te vitit 2018, eshte vlersuar nga juria si aktori me i mire i ketij eventi.

. . .
Shfaqjet teatrale ne “Zihni Sako” Gjirokaster
Njeriu me top(amator)……..Oficeri gjerman
Duke u gdhire viti 45-(amator)…….Diversanti
Burrat e lirise……Ushtar i cetes se Ç.Topullit
Beri mire qe vdiq…….. Sadiku
Shqetesimet e Anes…… Arbeni
Nuk duhet harruar……. Beni
Erashka…….Krespini
Ushtari mburracak…….. Ushtari Pyrgopolink
Filomena Marturano…….. Mikeli
Nuk paguaj,nuk paguaj…….Xhovani(polici)
Nje leter e humbur……..Dandaniakja
Te paret dhe te fundit…….I Panjohuri
Pranvere e vonuar…… Gentiani
Qyteti I akuzuar……. Inxhinieri
Koka e tjetrit……. Alesandrovic
Perballe vetes……. Lirimi
Njeriu qe pa vdekjen me sy……Vagabondi
Bertet hajduti…….Timoleo
Dy krisme e gjysem dhe nje bulldog…….Pier Labis
Endrra e cuditshme e Vasilit…….Alieni
Nuk ka te ngopur……Fiqiri
Surpriza……Babai
Genjeshter per genjeshter……..Polici
Babai……..Hetuesi
Jo te gjithe hajdutet vine per keq…….
Eh,c’te ben paraja……..Henry Perkins
Nje krevat per tre…….Bashkeshorti

______________
Sipas faqes zyrtare te Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here