Profil i aktorit Guri Koço!

0
2035

Guri Koço
Aktor e regjisor i teatrit “A. Z Cajupi” – Korce dhe aktor i disa filmave shqiptare te Kinostudios!

Lindi ne Korce me 6 dhjetor 1954. Eshte aktor dhe rregjisor.
Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1976. Po ate vit emerohet ne Teatrin “A.Z Cajupi” te Korces. Ne shfaqjen klasike “Otello” luan me sukses Jagon, duke rene ne sy per interpretimin e tij, aftesine per te mbajtur ndezur e me tone te larta konfliktin.

Ne vitin 1982, luan ne komedine e Molierit “Kopraci” ne rolin e Valerit duke lene mbresa te thella, duke e bere te dukshme dhuntine e tij si aktor i vrullshem, ze plote, pasional me nje prezence skenike dhe imponuese ne veprim. Me tej interpreton bukur nje figure te vrazhde aq sa edhe servile, rolin e drejtorit ne dramen e R. Pulahes “Mesuesi i letersise” .

Po aq i arrire eshte edhe roli i kryetarit ne dramen tjeter “Qyteti i akuzuar” te Teodor Lacos.
Nuk mund te leme pa permendur edhe kino-teatrin “Opera per tre groshe”.

Me kalimin e viteve, Guri Koco anoi me shume drejt roleve komike duke paraqitur prirje te veta ne kete gjini. Deshmohet ne komedine e Aristofanit “Lisistrata” . te gjitha dhuntite e tij si aktor do te shenderrohen ne synime dhe prirje ne fushen e rregjizures. Keshtu ne v. 1997, gjithnje ne skenen e teatrit korcar “A.Z. Cajupi” vendos komedine “Jovan Bregu refugjat” , ku dalin cilesi te mira rregjizorjale, por akoma ne lulezim e siper.

Me i sigurte ne rrugen e rregjizures duket se shfaqet ne vitin 2002 ne komedine e Dhimiter Psathait “O deputet, o genjeshtar”. Po kete vit e suksesshme ishte edhe komedia “Zgjohu Vasil” (2002) e po ketij autori, si dhe komedia tjeter vene ne skene ne v. 2007 “Puthja e Ksenopullos” .
Por suksesin me te madh ne rregjizure, Guri Koco do t`a arrije ne komedine “Hipokritet” te Dh. Psathait, saje nje pune te holle qe pati bere me aktorin e shquar Aleko Prodani ne rolin e Kishotit.

Ka marr pjese edhe ne disa filma artistike si: “Rrugicat qe kerkonin diell” (1975); “Monumenti “ (1977); “Agimet e stines se madhe” (1981); “Dasem e cuditeshme” (1986); “Njerez ne rryme” (1989); “Mao Ce Dun” (2007) apo edhe mbas 2000 ne disa shfaqje te Teatrit Kombetar si drama “Darka e gabuar” (2011) si dhe shfaqje ne teatrin e Metropolit ne komedine “S`ka burre qe e tradheton gruan time” te rregjizorit Milto Kutali (2011).

Foto galeri e aktorit ne filmin shqiptar
 
 
 
 
 
 

Te shumta jane rolet si aktor me trupen e teatrit korcar si dhe me estraden e ketij qyteti.

Publikuar me pare ne faqen me te njetin emer ne Facebook ne dhjetor 2016 dhe rivizituar ne vitet vijues.

________________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / papagjoni .j / f. 226

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply