Profil i aktorit Hysen Bashhysa | Teatri “A. Moisiu”, Durres!

0
2154

Hysen Bashhysa
Aktori i Teatrit “Aleksander Moisiu”, Durres dhe Kinematografise Shqiptare.

Lindi ne Durres me 16 shtator. Erdhi ne teatrin “A. Moisiu” si aktor profesionist pasi kreu nje kurs 1 vjecar prane Teatrit Popullor, me 1974. Ka interpretuar rreth 60 role, nje pjese syresh kryesore e te rendesishme. Drama e Fadil Pacramit “Cështja e inxhinierë Sajmirit” përforcon bindjen se Hysen Bashhysa ishte aktor me tipare shumë cilësore dhe se karriera e tij ishte e padiskutuar. Mjaftoi një urdhër i sekretarit të parë të komitetit të partisë së Durrësit Iliaz Reka që Bashhysa të niste karrierën si profesionist.

Nikolin Gjoja, Vangjel Heba, Lutfi Hoxha, Spiro Urumi e Vera Urumi, Teodor Rupi e Todi Thanasi do i rezervojnë pritjen më të ngrohtë 23-vjecarit që i shikonte aktorët e Durrësit si idhuj plot frymë e jetë. Sukseset për të erdhën një pas një. Diploma e rradhës për aktorin do të vijë pas interpretimit në rolin kryesor të dramës së Kujtim Spahivogli “Një shok i klasës sime”.

I riu nuk u mjaftua vetëm me teatrin pasi u bë pjesë shumë aktive e estradës me interpretime të poezive të Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë, Fatos Arapit, Xhevahir Spahiut, Bardhyl Londos, Mimoza Ahmetit, Majakovskit, Bërnsit etj. Dhe si për të mos mjaftuar as edhe me estradën nis të lozë role parësore edhe në filma. Bashhysa.

Spikati me rolin e Mic Sokolit ne dramen “Beselidhja shqiptare” (1978) te E. Kryeziut e me pas me rolin e Sulejman Vokshit ne dramen “Viti i pare kuq e zi” (1983), duke konfirmuar profilin e tij epik per t`u dhene jete dhe paraqitje te hirshme figurave te heronjve dhe personaliteteve kombetare.

Me rolin e Sergei Sergeic` Paratovit ne dramen “Vajza pa prike” te N. Ostrovskit, ne v. 2006, fale nje llogjike te qarte, ai solli ne dukje figuren e nje njeriu “te mire” e “dashamires”, por ne thelb meskin dhe amoral, ndersa me plakun Eugjen ne dramen “Tango” te Slavomir Mrozhekut, 2008 arriti te misheroje njeriun pa personalitet, te bjerre, pjese e anakronizmit social qe rreket te modifikohet, sidoqofte. Me kete rol fiton cmimin e pare si “Aktori me i mire” ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni.

Foto te aktorit ne role te ndryshme
 
  
  
  
  
  
  

Bie ne sy ne aktrim per qetesine dhe sigurine, per fjalen e rrumbullakesuar, per perpunimin fizik te levizjes si dhe nje ndjeshmeri te brendeshme, pa britma e shperthime te jashtme. Me fort keto vecori jane shfaqur ne role te tilla si Kockariovi te “Martesa” e Gogolit (1978), Leke Dugagjini te “Pertej dashurise” te D. Kokonozit” (1981), Klajdi te “Nete tragjike amerikane” e Erskin Kollduellit (1984), Astriti te “Dorina” e T. Lacos (1986); Dania tek komedia “Hija e tjetrit” te R. Pulahes (1989) . Nder shfaqje te tjera teatrale mund te permendim edhe “Shtepia e lepujve” / “Seance e jashtezakonshme ne parlament” etj.

Ne kinematografi eshte aktivizuar ne disa filma shqiptare ne te cilet si : “Nje udhetim i veshtire” – 1977 (inxhinjeri i parkut) / “Ne pyjet me debore ka jete” – 1978 / “Dorina” – 1979 (Astriti) / “Gjurme ne kaltersi” – 1981 (komisari) / “Ne prag te jetes” – 1985 / “Rikonstruksioni” – 1988 TV / “Kolonel bunker” – 1998 etj
_______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 /J. Papagjoni / f. 41

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here