Profil i aktorit dhe regjisorit Ilir Bezhani!

0
2457

Ilir Bezhani
Aktor, regjisor dhe dramaturg.

Ra ne sy me rolin e inxhinier Sandrit ne komedine “Pallati 176”, rol me te cilin mori edhe identifikimin tek artedashesit.
Eshte aktor, por njihet edhe si rregjizor dhe kohet e fundit si komedian e dramaturg. Lindi ne Tirane, me 10 maj 1949.

Kreu studimet ne ILA ne degen e drames ne vitin 1974. Karrieren e nis si aktor ne Teatrin “Bylis” te Fierit ku spikat ne rolin e Rushkes ne komedine e mirenjohur “Shoku Niqifor” te Pellumb Kulles. Gjate pervojes disa vjecare ne kete teater, nisi te shkruaje edhe komedi .
Ka nje peridhe aktiviteti edhe me “Skampa” te Elbasanit. Ne vitin 1982 largohet nga “Bylis” per tu bashkuar me trupen e Teatrit Kombetar ne Tirane. Ketu interpreton nje seri rolesh nga te cilet me i suksesshmi dihet ai tek “Pallati 176, ate te inxhinjer Sandrit. Interpreton me mjeshteri edhe Lefterin ne “Shptepia me dy porta”, Spiro “Ne jete”; Apolloni tek “Prometeu”; Ortensio “Zbutja e kryeneces”; Petre Dinu ne “Valsi i Titanikut”; Morales ne “Monserati” etj.

 

Pas viteve 1990-tes, fillon te bie ne sy edhe si komedian, si psh ”Zoti godet me puter” ne v. 1995, “Ne katin e dyte eshte parajsa” (1996) etj.
Merret me regjizure gjithashtu, duke i vene ne skene vete veprat e tij. Keshtu ka shkruar dhe ka vene ne skene 8 pjese nga te cilat kater prej tyre ne Teatrin Kombetar. Sukses i tij i bujshem arrin ne vitin 1995 me komedine “Ne katin e dyte eshte parajsa” e me vone me “Mashtruesit” , “Mysafiri i mallkuar”, “Sa mire beri qe vdiq”, “Kush ma martoj vajzen”. Me komedine Porta e perrallave (2006), fitoi Cmimin e Pare ne Festivalin e Humorit ne Vlore.
Ne 2010 “Mashtruesit” ka fituar cmimin e pare ne Festivalin Nderkombetar ne Zagreb, Kroaci. Ne 2012 “Mashtruesit” fitoi cmimin e pare per Ballkanin ne festivalin e Filmit ne Trieste, Itali.

Veprimtaria artistike:
Shoku Niqifor (1979); Shpagimi (1981); Prometeu (1983); Moserati (1983); Zbutja e kryeneçes (1984); Valsi i Titanikut (1984); Fushe e Blerte Fushe e Kuqe (1984)
Pallati 176 (1985); Shtepia me dy porta (1986); Dy here mat (1986); Vizita e dames plake (1991); Zemra e Nenes (1994); Bolero (1997); Nata (1998)

     
     
     

 

Pas vitit 1990 si komedian dhe dramaturg:
Zoti godet me puter (1995)
Ne katin e dyte eshte parajsa(1996)
Mashtruesit (1997)
Sa mire beri qe vdiq (1998)
Po vjen ai (1999)
Kush e ka fajin (2000)
Çmendina (2001)
Mysafir i Mallkuar (2002)
Pesha e Fajit (2003)
Kush ma martoi vajzen (2005)
Buburreci (2006)
Porta e perrallave (2006)
Koha e arlekineve (2007)
Mashtrues me licence (2008)
Nje ze ne shkretetire (2010)
Familja ne shi (2013)

    
    

 

Publikuar per here te pare ne faqen Kinematografia shqiptare, Facebook – maj 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Linku per albumin ne Facebook: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.4645105942215904&type=3

_______________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here