Profil i aktorit Ilir Sulejmani!

0
1234

Ilir Sulejmani
Aktor “meteor” i filmit shqiptar te Kinostudios.
I perket atij grupimi aktoresh qe nuk paten fatin te interpretojne shume role dhe ku rruga e tyre artistike ngjason tamam me trajektoren e nje meteori.

Ilir Sulejmani ka mbaruar ILA, Institutin e Larte te Arteve, dhe aktiviteti i tij artistik ne aktrim i perket kryesisht fund viteve 80-te.
Babai i tij ishte nga Kosova, ushtarak i diplomuar ne Moske. Ndersa nena e tij Margarita ishte ruse, mesuese e frengjishtes. Iliri eshtë fëmija i dyte i dashurisë së historive diplomatike të komplikuara, por me kaq interes për Tiranën pritëse në fillim vitet 50’.
Eshte vellai i balerines ikone dhe te pare shqiptare Albana Sulejmanit (ose me sakte Tatiana Sulejmanit, motra e madhe e cila e nderroi emrin me vone ne Albana)

Ne vitin 1985 ka nje rol kryesor ne filmin e bukur rinor “Ne prag te jetes” ne ate te Ardit, ku bie ne sy per interpretimin perkrah aktoreve te rinj qe po “lulezonin parkun” e aktrimit e duke sjellur freski ne ekranin e filmit shqiptar si Ema Ndoja, Darlig Mamaqi pikerisht koleget dhe partneret e z. Sulejmani ne kete film.

Foto nga filmi "Ne prag te jetes"
     
     
     
     
     
     
     
      
      
      

Ne vitin 1989 do te interpretoje ne filmin “Muri i gjalle” ne rolin e njerit nga vellezerit te impenjuar ne ndertimin e mureve te bazuar ne legjenden e kalase “Rozafa” te Shkodres.

Foto nga filmi "Muri i gjalle"
      
      

Viti 1990 do te shenoje ne karrieren e tij aktivizimin ne dy filma te tjere: “Flete te bardha” TV ne rolin e Ilirianit dhe “Kronike e nje nate”, dy rolet e fundit te karrieres se tij persa i perket kinematografise shqiptare para viteve 90-te.

Foto nga filmi "Flete te bardha" TV
      
      
      
      
      
      
Foto nga filmi "Kronike e nje nate"
      
      
      
      
      

Aty rreth vitit 1997 emigron me familjen ne Itali.
Edhe pse i diplomuar per aktor nuk do e ushtroje profesionin e tij jashte Shqiperise, por gjithsesi aktorin e gjejme te interpretoje ne v. 2008 ne nje film te quajtur “Mini trip”.
Aktualisht jeton ne Bruksel, Belgjike

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 10 nentor 2022
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here