Profil i aktorit Karafil Shena!

0
1615

Karafil Shena
Aktor i mirenjohur i teatrit dhe kinematografise shqiptare!

Lindi ne Tirane me 19 mars 1956 . Pas 5 muajve familja e tij tranferohet ne Mesopotam nje fashat ne Sarande me perberje eterogjene greke dhe shqiptare, ku edhe u rrit dhe edukua. Familja Shena ka preardhjen nga progonati i Tepelenes. Ne vitin 1976 mbaron shkollen e mesme te kultures. Perpara se te hyje studimeve ne Insitutin e Larte te Arteve per degen e drames, ben nje stazh pune ne minieren e kripes ne Sarande.

Kryen studimet ne ILA ne vitin 1981 dhe po kete vit fillon pune ne teatrin dhe estraden e Sarandes ku punoj per nje kohe prej 6-7 vitesh. Gjate kesaj kohe interpreton ne dramen “Monserati” ne rolin e tregtarit dhe ne komedine muzikore “Flake e bore” te Pellumb Kulles.

 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ne vitin 1987 emerohet aktor ne teatrin “Aleksander Moisiu” te Durresit. Me kete trupe interpreton ne “Gjashte vjet” te Vangjel Hebes; “Peshperitje ne shtepine e Matildes” ne rolin e kapterit Xhorxh; “Ylli pa emer” te M. Sebastianit ne rolin e shefit te stacionit, “Letra” e H. Ball.

Aktori Shena ka interpretuar edhe ne kinematografi ne filmat “Ne cdo stine” (pseudoshkrimtari); “Dy here mat” (polici); “Dritat e qytezes” (Sandri; “Kercenimi” (Jace); “Kush eshte vrasesi” (Danieli); “Te shoh ne sy”

Foto galeri nga filmi "Kercenimi"
 
 
 
 
 

Pas viteve 90-te emigron ne Greqi ku edhe aktivizohet ne Teatrin “Bota e re” dhe ku interpreton ne nje drame te dygjuhese “Emigrantet e polakut Mrozhnek” rolin e nje intelektuali.
Shfaqja u dha nje nate ne gjuhen greke dhe naten tjeter ne gjuhen shqiptare.

Ne Greqi eshte aktivizuar ne shfaqje te tjera te teatrove greke si “Gostia e La Vitalit”; “Dyer te mbyllura” te Zhan Pol Sartrit, por edhe ne filmat greke si “Mirupafshim” ; “Brazileva”; “Mbreti” ne rolin e nje shqiptari; “Pengu”;

Nga roli ne teatrin "Shtepia e lepujve"
 
 

Eshte aktivizuar edhe ne Teatrin Kombetar si ne shfaqjen “Gruaja ne dritare” , ku aktori eshte ndjere mire por edhe me nje pergjegjesi.

“Teatri eshte nje gare e gjate dhe e bukur qe mua me emocionon me shume se garat e shkurta” eshte shprehur vete artisti
________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni. J / f. 439

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here