Profil i aktorit Kastriot Çaushi.

0
1464

Kastriot Çaushi
Aktor i teatrit dhe kinematografise shqiptare.

Lindi ne Tepelene me 14 qershor 1954. Ne periudhen kohore 1973 – 1976 kryen studimet e larta ne Akademine e Arteve per aktor. Mbasi mbaron studimet fillon punen po si aktor ne teatrin “Skampa” te Elbasanit, nje vit me vone . Nga 1977 deri ne vitin 1982 qendron pjestar i kesaj trupe. Me pas ne v. 1982 emerohet pedagog ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane, ne degen e Drames.

Disa jane rolet qe ka luajtur ne skenen e teatrit, por me i spikaturi , ai qe ka lene mbresa nga nje interpretim pasional ka qene ai ne rolin e Romes ne tragjedine “Romeo dhe Zhuljeta” te Shekspirit vene ne skene nga Teatri Popullor ne vitin 1988.
Si aktor me emer do te behet i mirenjohur kryesisht ne rolet e interpretuara ne kinematografi i cili interpretoj role kryesore ne 17 filma artistike.
Deputimin ne ekran e ben ne vitin 1976, krejtesisht i panjohur ne fushen e aktrimit, (akoma student), kur rregjizori Kristaq Mitro e afron ne rolin kryesor te filmit “Nusja dhe shteterrethimi”.

Fale paraqitjes se tij te hijshme, portretit terheqes dhe nje loje te shkelqyer, ne vitin 1980 arrin ti jape fryme shembelltyres se vepres heroike te heroit te popullit Vasil Laci ne filmin “Plumba Perandorit”, atentatorit te perandorit Viktore Emanuelit II. Suksesi i aktorit arrin gjithashtu edhe me pas, tashme madje me nje interpretim me te perkryer, kur realizon figuren e Qemal Stafes nen emrin Kujtim Stefa ne filmin “Qortimet e vjeshtes” ne vitin 1981, rol me te cilin Kastriot Caushi fitoj edhe kupen e Festivalit te III-te te Filmit Shqiptar si aktori me i mire.

Afersisht te kesaj prirje interpretative jane edhe dy role te tjera te rendesishme te tij. Arturi tek “Apasionata” (1983) dhe Iliri ne “Shirat e vjeshtes” (1984). Keshtu gjate kesaj periudhe kohore K. Caushi kishte arritur te jape ne skene me hijeshi dhe finese tipin e intelektualit, guximtarit te ndershem por edhe ne mes kundershtish e dyshimesh perball marrjes se nje vendimi te veshtire.

Krejt ndryshe ndodhi me interpretimin ne filmin “Dashuria e fundit” ne v. 1994 ku doli jashte modelit te mepareshem te nje heroi veprues e meditues, duke paraqitur ne kete film nje figure me mbartje negative dhe te rrezikshme, te pameshirshem si trafikant prostitutash. Mbas viteve `90-te luan kryesisht role me te tilla veti negative.

Per nje dekade, nga viti 1997 – 2007 do te jete rektori i Akademise se Arteve i zgjedhur ne dy mandante. Ne periudhen kohore 1999 – 2003 ishte kryetar i Keshillit Drejtues te RTSH-se. Tashme kryen detyren e dekanit te Fakultetit te Artit Skenik ne Akademine e Arteve. Eshte bashkeautore I teksteve Universitare , elementet baze te mjeshtrise se aktorit (1998) dhe “Aktore, role, figura” (2001). Mban titullin “Profesor”.

Filmat:
Nusja dhe shtetrrethimi, (1976)….Fatmiri
Radiostacioni, (1979)… Partizani
Liri a vdekje, (1979)….Anetare i Cetes se Cercizit
Mëngjeze të reja, (1980)…….Partizani
Plumba perandorit ,(1980)……..Vasil Laci
Agimet e stinës së madhe (1981)…. Gori Muzaka
Besa e kuqe, (1982)….. Kelmendi
Apasionata, (1983)……Arturi
Shirat e vjeshtës, (1984)…. Iliri
Vendimi, (1984)……Kujtimi
Tri ditë nga një jetë, (1986)….. Sandri
Flutura në kabinën time, (1988)…… i fejuari i Flutures
Ngjyrat e moshës, (1990)…..Kristaqi
Dashuria e fundit, (1995)……Trafikanti i prostitutave
Lule të kuqe, lule të zeza, (2003)……
Dhimbja e dashurise (2008) serial……ne rolin e prof. te piktures
Në kërkim të kujt (2009) serial …..Almir Bali

_____________
U publikua per here te pare ne Facebook ne qershor 2016 dhe u rishikua ne vitet vijues.
Referenca: Enciklopedi Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” (2009) f. 70-71
si dhe lajme te nxjerra online nga gazeta te ndryshme ne shqip.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here