Kristaq Skrami
Aktor i mirenjohur i Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare.
Artist i merituar. Per nje periudhe kohore mbuloi rolin e drejtorit te
Teatrit Kombetar.
Lindi ne Vlore me 16 gusht 1956. Kreu studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1981. Menjehere me pas u emerua aktor ne Teatrin “Petro Marko – Vlore.
Ne fakt qe ne v. 1977 aktivizohet si protagonist ne rolin e Bujarit nga kjo trupe ne shfaqjen e suksesshme “Rruga Budi 723. Gjate gjithe veprimtarise se tij artistike si aktor ka realizuar rreth 50 role.
Nder figurat me te spikatura ne skenen e teatrit jane ato qe ka luajtur ne dramat “Rruga Budi 723”; Shoku Zylo”; “Kumtesa e 7”; “Sezoni dimeror i kafe Rivieres”; “Tri mendje ne ankand”;”Rinoqeronti”; “Blerta… etj.”; “Larg Otrantos”; “Sakrifica”; “Njeriu i bores”; “Morsa”; “Para semaforit”. Ai ka vene ne skene edhe disa shfaqje si regjisor si “Morsa”; “Terroristi i nje qyteti”; “Ah veshkat e mia”; “Kaloresit”.
Pervec si aktor , 12 vjet punoi si drejtor i Teatrit te Vlores, ndersa ne vitin 2006 u emerua drejtor i Teatrit Kombetar.
Ka interpretuar 10-12 role ne kinematografi duke filluar me ate te Viktorit ne filmin “Ne kufi te dy legjendave” – 1981;
Nder rolet e tij me te rendesishme jane: Alerti – Ne prag te lirise (1981); Agroni – Duaje emrin tend (1984); Petriti – Lundrimi i pare (1984); Iliri – Pranvera s`erdhi vetem (1988); Fredi – Jeta ne duart e tjetrit (1990).
Filma te tjere:
Radisti ne “Gracka” (1983) / Ashimi ne “Nje jete me shume” (1983) / Gjergji ne “Bote e padukshme” (1987).
Ne Festivalet VIII dhe IX te Filmit Shqiptar eshte vleresuar me cmime per realizime artistike si ne filmat “Duaje emrin tend” dhe “Pranvera s`erdhi vetem”.
Karakterizohet nga nje loje e natyrshme, pa sforcime, qe synon nje impakt te natyres psikollogjike me personazhin, vecse pa turbullime, ankthe dhe vrulle te skajshme. Me dhunti fizike te pelqyera e portret terheqes per formate pozitive, ai eshte orientuar me fort ne misherimin e njerezve te mbare, fisnike, shpirtmire e te virtytshem, sikunder heronjeve romantike, bartesve te ideve dhe interesave te gjera kombetare apo sociale, formatin te cilin e ka thyer me sukses disa here pas viteve `90 ne role me kah e brendi tjeter karakteriale.
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 357 / Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 424 .
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw