Profil i aktorit Luan Qerimi (1929-2018) | Përkujtimore!

0
2219

Luan Qerimi
Aktor dramatik i Teatrit Popullor (sot T.K) si dhe i kinemase shqiptare.

Zëri karakteristik, vetulla e harkuar tepër e bën portretin e tij të pangatërrueshëm. Kanë kaluar kohë qysh nga roli i tij i fundit, megjithatë, kush ka parë teatër para viteve ’90, apo vazhdon të ketë për zemër filmat e vjetër shqiptarë, nuk mund të mos kujtojë aktorin Luan Qerimi. Ishte njekohe kur aktori i madh i Teatrit merrte duartrokitje pa fund nga publiku. Nuk i kanë munguar ofertat për role të ndryshme, edhe pas daljes në pension, por aktori dëshironte që publiku të ruajë për të imazhin e dikurshëm, kur ai ishte në kulmin e karrierës. Luan Qerimi i përket asaj plejade aktorësh që e ngritën teatrin shqiptar. Ishte i prerë më së shumti për role karakteresh dhe janë pikërisht këto personazhe, që nguliten më shumë në mendjen e shikuesit.

Ka luajtur role heronjsh, si ai i Sulejman Vokshit, baballarësh, oficerësh, kuestorësh, bajraktarësh,… herë i veshur me uniformë ushtarake, herë si malësor, herë si gangster me xhaketë kuadratesh, herë me mustaqe të gjata… dhe gjithnjë ka tërhequr vëmendjen me lojën e tij të natyrshme, larg patetizmave, prej të cilit ka vuajtur teatri shqiptar. E ndonëse përbën një shkollë të gjallë, ai nuk dëshironte të japë mend, të bënte krahasime mes “kohës së tij” dhe kësaj të sotmes, ndonëse tërheqja tregon se mënyrat e reja të organizimit të punëve në teatër e kinematografi nuk i shkonin shumë për shtat. I përket një brezi, që rolit i hynin me themel dhe e ka të pamundur të ndjekë të tjera “rregulla loje”.

Lindi më 15 tetor të vitit 1929, në qytetin Lushnjës. Ashtu si edhe shumë kolegë të tij, nisi të aktivizohej në moshë të re me trupat amatore. Do të ishte koha e kryerjes së shërbimit ushtarak, kur ai do të binte në sy për talentin e tij, gjatë shfaqjeve që organizoheshin me Teatrin e Ushtrisë . Teatri Popullor që asokohe ishte në hapat e tij të parë, ishte i etur për talente të rinj, për zëra të fuqishëm, si ai i Qerimit, ndaj edhe pa ngurrim drejtuesit e atëhershëm e thirrën të bëhej pjesë e Trupës Profesioniste, në vitin 1954. Ne skenen e ketij teatri do te interpretoje rreth 70 premiera, duke realizuar role protagonistesh, dhe dytesore deri ne vitin 1990.

Karriera e tij prej aktori nisi me një rol në dramën “Haxhi Qamili” në vitin 1954, për të vijuar me një tjetër episodik, atë të Skënderit në komedinë “Prefekti” të Besim Lëvonjës. Por ky do të ishte vetëm fillimi, sepse regjisorët do t’i besonin atij role njëri pas tjetrit dhe sot qe nuk eshte me, atij i numërohen plot 80 syresh në skenën e teatrit. Janë të ngulitura në mendjen e shikuesit rolet e tij në dramën “Lumi i vdekur”; “Shenomeni dhe mua”; “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut, në dramën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” me regji të Piro Manit, në komedinë “Karnavalet e Korçës” të Spiro Çomorrës, etj. Por ka interpretuar edhe në perla të dramaturgjisë botërore si drama “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, ku luan rolin e Ernesto Romës, interpretimet e tij tek tragjeditë shekspiriane “Hamleti” dhe “Otello”, interpretimin në dramën “Orët e Kremlinit” e N.Pogodinit etj.

Në kinematografi roli i tij i parë do të ishte në vitin 1964, në filmin “Toka e jone”, për të vijuar me role të tjera të spikatura, si ai i Kalosh Camit në filmin “Shembja e idhujve” në vitin 1977, ai i plakut të Përkolajve në filmin “Besa e kuqe”, ai i Francesk Lukut në filmin televiziv “Koha nuk pret” në vitin 1984, rolin e babai të Merit në filmin “Vdekja e kalit” në vitin 1992. Roli i tij më i fundit është në filmin televiziv “Qëndresa 2” prodhim i “KosovaFilm” në vitin 1998. Për meritat e tij artistike Luan Qerimi në vitin 1989 është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”. Po atë vit del në pension.
Ka qene nje nder aktoret me te angazhuar ne emisionet televizive “Teatri ne Ekran”, apo edhe ne radiodramatizimet “Heroizmi i popullit tone ne shekuj”, “Fjala artistike ne mikrofon” me rreth 200 role.
Do të vazhdonte të aktivizohej edhe për pak, për t’u tërhequr përfundimisht nga skena dhe ekrani me 1990.
Nderron jete ne moshen 89 vjecare me 2 dhjetor 2018.

Kinematografi
1964 — Toka jonë……..Cubi
1965 – Vitet e para…..Zv Ministri
1976 — Lulëkuqet mbi mure……Sandro,Kuestori fashist
1977 — Shembja e idhujve…….Kalosh Cami
1982 — Nëntori i dytë ………Sali Drenica
1982 — Besa e Kuqe….Ndoc Marku
1983 — Zambakët e bardhë (Film TV)……Babai i Luljetës
1983 — Gracka….Majku
1983 — Eja…….Mojsiu
1984 — Vendimi…..Antonio,Kuestori i Tiranës
1984 — Koha nuk pret (Film TV)……Françesk Luku
1985 – Te paftuarit…….
1985 – Dasma e shtyre…..babai i Sokolit, Azem Shkrepi
1987 – Telefoni i nje mengjezi……
1990 — Shpella e piratëve………Gjon Baba
1990 – Vdekja e burrit……
1991 — Vdekja e kalit……..Babai i Merit
1992 – Pas fasades……
1998 — Qëndresa (Film TV)……….

Teatër
1954 – “Haxhi Qamili”
1954 – “Prefekti”
21/03/1954 — “Otello” e Shekspirit
16/04/1954 — “Toka jonë” e Kolë Jakovës
22/05/1955 — “Përleshja” e Xhemal Brojës
03/11/1957 — “Orët e Kremlinit” e e N.Pogodinit
24/06/1960 — “Hamleti” e Shekspirit
27/11/1960 — “Dragoi i Dragobisë” e Xhemal Brojës
23/01/1964 — “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorrës
20/02/1965 — “Qielli i kuq” e Tafik Çaushit
04/03/1966 — “Muri i madh i pakapërcyeshëm” Xhan-Huan
29/06/1966 — “Tri të shtëna pushke” e Ibrahim Uruçit
22/11/1966 — “Përkolgjinajt” e Kolë Jakovës
07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Loni Papës
21/01/1968 — “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarkës (Artisti i Popullit )
13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit
06/04/1969 — “Prefekti” e Besim Levonjës (Artist i Merituar)…….Skënderi
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit……..Ernesto Rroma
30/10/1971 — “Viti 61” e Fadil Paçramit
10/05/1972 — “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit (Artist i Popullit )
24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit
09/11/1974 — “Tymra që pastrohen” e Zisa Cikulit
14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut
16/10/1981 — “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës……..Xhiovani,Kuestori i Tiranës

U publikua me pare ne faqen Facebook me te njejtin emer qe ne tetor 2013 dhe u rishikua ne vitet vijues.
__________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here