Profil i aktorit Myzafer Ziflaj!

0
2727

Myzafer Ziflaj
Aktor i mirenjohur i kinematografise Shqiptare mbas viteve 90-te, kur veprimtaria artistike e tij u shtua mbas kesaj periudhe kohore duke u bere edhe pjese e Teatrit Kombetar.

Lindi ne Tepelene me 5 dhjetor 1962. Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve per aktor nga vitet 1981 deri me 1985.

Akoma ne vitet kur ishte student u aktivizua ne filmin “Dora e ngrohte” ne v. 1983 qe shenon edhe startimin e tij si aktor . Dy vjet me vone interpreton ne filmin “Guret e shtepise sime” (1985) dhe vazhdon me pas ne filmin “Shpresa” – 1988 dhe “Lumi qe nuk shteron” – 1989.

Ne vitin 2000 kthehet nga emigrimi ne Greqi, aty rreth vitit 2008 fillon te punoje si aktor ne Teatrin “Bylis” te Fierit perpara se te behet me pas edhe aktor i Teatrit Kombetar, institucioni ku vazhdon te punoje aktualisht.

Ndersa ne filmat e prodhimit te Kinostudios, 1983 – 1989, ishte nje aktor i roleve dytesore, karriera artistike e tij erdhi gjithnje duke u pasuruar menjehere pas viteve 90-te si ne film ashtu edhe ne teater ndonese cilesia e kinematografise dhe teatrit shqiptar vazhdon te jete ne nje periudhe kritike nga tema, skenaret dhe mesazhet qe duhet te percjellin vepra te tilla.

Foto galeri e aktorit
 
 
 
 
 
 

Nga filmat pas 90-tes mund te permendim: 1994, Ismail / 1996, Para perendimit / 1997, Mirupafshim / 2006, Gjoleka, djali i Abazit / 2009, Mysafiret / 2014, Amaneti / 2014, Maja / 2014, “Deshira e fundit” (Last Wish), etj. Ka edhe nje rol te vogel ne serialin televiziv duke filluar qe me 2019 ne “Familja Kuqezi”.

Nga shfaqet teatrale mund te kujtojme: “Vizita e dames plake” / Babai” / “Gjashtë personazhe kërkojnë autor” / “Kthimi në shtëpi” / “Tramvaji deshire” – 2017 / “Shume zhurme per asgje” – 2017 / “Ditari i Ana Frankut” – 2018 / “Gusht: Portret familjar” / “Xhelatët” / “Galaksia (skena nga një ekzekutim)”, si dhe ne skenen e Teatrit “Bylis” – “Martesa te sfilit” – 2018.

Aktualisht eshte nje nder aktoret me te aktivizuar ne kinematografi e teater, gjithnje nese i referohemi peridhes mbas viteve 90-te.

Dhjetor 2021 © Material i rezervuar

_______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe nga viti 2013.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here