Profil i aktorit Nikolla Llambro!

0
998

Nikolla Llambro
Aktor i Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster dhe i Kinematografise Shqiptare.

Lindi ne fshatin Kardhikaq te Delvines me 1 mars 1948.
U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, Dega e Dramës më 1974. Qe student deputon ne ekranin e filmit me rolin e Mitaqit ne filmin “Shperthimi” te regjizorit Moharrem Fejzo, film qe u kushtohej punonjesve te naftes, dhe qe me vone nuk u transmetua per arsye te arrestimeve masive ne ate kohe ne kete sektor.

Mbas diplomimit per aktor tranferohet ne Teatrin e Gjirokastres, ku luajti gjate karrieres aty reth 30 role. Në jetën artistike ka spikatur në skenën teatrore, por dhe në kinematografi, duke sjellë me dhjetëra personazhe para publikut.

Roli i parë në skenën teatrore ka qenë tellalli në vitin 1974 me dramën “Kohë Lufte” që u vu në skenën e Teatrit të Gjirokastrës. Më pas të tjerë role në këtë teatër ndër vite janë dhe: Besniku ne dramen “Shterngate ne male” (1975) e Pirro Stefes ; më 1976 në dramën “Njeriu me Top” vjen me rolin Mato Gruda (Heroi i Dramës), me të cilin u shpall dhe Fitues i Çmimit të Parë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Profesionistë zhvilluar në Tiranë. Po këtë vit sjell rolin e Besharit, heroi i dramës, në veprën “Duke u gdhirë viti 1945”, më1978 roli i Ganiut në dramën “Në ngjitje Thanas Borodani”, “Fundi i Një Dredhie” më 1979, me rolin xhandari Sheme, Zeneli ne komedine “Pas vdekjes” te A.Z. Cajupit; Jani ne komedine tjeter, “Te padjallezuarit”, më 1982 roli i pensionistit në komedinë “E fejuara ime”, etj, dhe roli i fundit më 1990 në teatrin e Gjirokastrës është Monuni në “Beselam pse të flijojnë”.

Sa i takon kinematografisë, aktori Nikolla Llambro ka dhjetëra role. Pas filmit “Shperthimi” aktivizohet ne v. 1975 roli i Aleksit në “Në fillim të verës” me regji nga Gëzim Erebara, 1978 “Koncert në vitin 1936” roli i shoferit Qemal, më 1979 roli i Zeman Mashkullorës në filmin “Liri e vdekje”, regjia Ibrahim Muça, 1984 “Nata e Parë e Lirisë”, më 1985 roli i Gogos në filmin “Gurët e shtëpisë sime” regjia Dhimitër Anagnosti, më 1988 roli i Vasilit “Bregu i Ëndrrës”, etj. Ne vitin 2013 aktori Nikolla Llambro rikthehet pas një mungese në filmin shqiptar me rolin e pensionistit në filmin “Agon” me regji nga Robert Budina.

Stafi i filmit “Liri a vdeekje”

Pas v. 1990 emigroi ne Greqi ku u aktivizua ne disa realizime skenike e filmike. Mes serialeve në Greqi përmendim role si Ramizi më 2002 në serialin televiziv “Dashuria erdhi nga larg”, më 2005 filmi “Sheshi Kollonaqi” shefi i policisë, 2006 filmi “Eduart” gardiani i burgut, 2006 filmi “Pandora”, Anestis rol kryesor, më 2008 “Maria”, Janis rol kryesor, etj.

Më pas jeta artistike vijon në teatrin grek me role në veprat Ne Teatrin “Bota e re” te Athines interpretoj ne dramen “Emigratet” te Mirozhekut rolin e nje fshatari si ne shqip ashtu edhe ne greqisht, si dhe dramat e Xh. Steinbek “Njerez dhe minj” , “Ikaros Lindja e Fluturimit”, etj.

Po ne Greqi ne vitin 2014, rregjizori grek Thanasis Sarantos e aktivizon ne filmin “Maria” i cili u prezantua në Festivalin e Filmit te mbajtur në Pogradec po kete vit. Eshte anetar i shoqates se artisteve te Greqise.

Publikuar me pare ne Facebook ne faqen me te njejtin emer ne tetor 2016.
__________________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013. Referenca: Artikuj dhe lajme te shkeputura nga portale online. “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 279.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here