Profil i aktorit Pëllumb Deçolli | Aktoret e Teatrit “A. Moisiu”, Durrës!

0
2063

Pellumb Decolli
Aktor i mirenjohur i Teatrit “Aleksander Moisiu” , Durres , i Estrades Profesioniste te ketij qyteti si dhe u aktivizua njekohesisht ne disa filma te kinostudios, kryesisht ne role dytesore.

U lind ne Durres me 11 prill 1949. Ne vitet `70-te kryen studimet ne Isntitutin e Larte te Arteve, ne shkollen ku njihet edhe me bashkeshorten e tij te ardheshme, Nikolinen edhe ajo artiste, violiniste e talentuar e cila që në moshën 15-vjeçare do te interpretonte në violë në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, dhe e emëruar me vone si mësuese në shkollën artistike “Mujo Ulqinaku” të Durrësit.

Pas mbarimit te studimeve ne ILA, nis punën si aktor në teatrin “A. Moisiu” te Durresit ku do të punonte me artistë të mëdhenj , ne mes shume emrave te mirenjohur dhe te spikatur ne artin skenik mbare shqiptar. Nga viti 1972 e deri me 1993 do te jete ky Institucioni kryesor ku punon aktori duke dhene nje kontribut te vyer.

Nga shume shfaqjet teatrale ne Durres mund te permendim, “Prefekti” (ne rolin e memecit); “Kartela e verdhe” (1975), nje nga perlat e skenes shqiptare ku luan se bashku me aktoret Mirush Kabashi dhe Milto Profi. Disa vite me pas vijon ne “Lojtari me numer 10” me skenarin dhe regjine e H. Rama, nje nder shfaqet me te mira te teatrit Durresak.

Aktori Pëllumb Deçolli kishte fituar tashme përvojën e nevojshme për të përballuar role të rëndësishëm të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore.

Foto galeri nga roli i aktorit ne komedine "I semuri per mend"
  
  
  
  

Keshtu vijon në komedinë e Molierit “I sëmuri per mend”, te regjisorit Sokrat Mio i cili i beson rolin e Thoma Diafarysit; Regjisori tjeter i mirenjohur durresak Haxhi Rama e aktivizon te “Mirseerdhe Elona”; Me tutje luan rolin kryesor te “Lindja e një burri” e Ruzhdi Pulahës vënë në skenë nga Enver Plaku, e keshtu me radhe deri tek shfaqet e viteve 90-te sic ishte tek “Ylli pa emer”.

Ndersa me trupen e estrades se qytetit mbahet mend ne skecin “Dridhe Like” perkrah aktorit te shquar Spiro Strati.

U radhit përfundimisht në trupën e teatrit dramatik, me të cilën u aktivizua në dhjetra premiera. Një nga shfaqjet e para per aktorin ka qenë “Zani partizani”, ku interpretonte rolin e Seferit, shërbëtorin e beut, ne premierën e vitit 1974. Shfaqje e cila u regjistrua edhe në Televizionin Shqiptar te kohes, duke shfrytëzuar rrugicat e qytetit të Beratit, por për fat të keq si edhe shumë regjistrime të tjera TV edhe “Zani partizani” mesa duket ka humbur duke u kalbur magazinave e rene “viktime ” e censures fale mediokritetit dhe paaftesise se drejtuesve qe u ulen ne postin e institucioneve artistike mbas 90-tes (dhe kjo eshte nje histori tjeter qe merr debat).

Aktori Decolli interpretoi edhe ne keto filma te kinostudios:
1980 – (Kino-opera) Karnavalet….komandant Lilo prej Delvine / 1980 – Goditja (TV) / 1986 – Dy here mat.

 

Ka një predispozitë natyrale ndaj humorit dhe për të ishte shumë e lehtë të qëndronte përballë partnerëve, do te shprehej per ate kolegu i tij aktori i shquar Mirush Kabashi. Te dy se bashku mbahen mend nga spektatori ne interpretimin e njeres nga shfaqjet e para te titulluar “Ah traktoristja”.

Si dhe shumë aktorë të tjerë, është një pjesë e rëndësishme e historisë së teatrit të qytetit te Durresit, madje një nga më dinjitozët dhe më të njohurit në shkallë vendi

Qe nga viti 1993 se bashku me bashkeshorten Nikolinen dhe familjen e tij jetojne ne Kalabri te Italise, dhe i shkeputur krejtesisht nga profesioni i aktorit.

© Material i rezervuar Dhjetor 2021
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i informacionit online si dhe nje interviste e vete aktorit publikuar tek shtypi online “Shqiptari i Italise” ne vitin 2013.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here