Profil i aktorit Petraq Xhillari (1943-2014)

0
4393

Petraq Xhillari (1943-2014)
Aktor i mirenjohur i teatrit dhe i kinematografise shqiptare.

Lindi në Përmet në 11 qershor 1943.
Nga 1965 – 1969 kryen Liceun Artistik per Pikture. Me pas i hyn studimeve per aktore ku ne vitin 1971 emerohet ne Teatrin Kombëtar duke qendruar ketu deri me 1993, mbas nje periudhe kohore prej 22 vjeteve Xhillarit i numerohen rreth 50 role ne kete institucion artistik.

Ndër rolet më të suksesshëm në teatër përmendim rolet në dramën “Njërëz të thellësive”, Thani “Prometeu”, Arseni “Pas provimit të fundit”, Rojtari i varrezës “Kush e solli Doruntinën”, Malua “Zonja nga qyteti”, Spiceri “Romeo e Zhulieta”, etj.

Në vitin 1995 hap teatrin e parë privat në Shqipëri, “Kafe Teatër 1”, në një sallë me 90 vetë, në të cilin u vunë 4 vepra skenike, ku pjesët “Epopeja e supës” dhe “Në katin e dytë është parajsa” janë më të suksesshmet. Per shkak te mungeses se vazhdueshem te financimit teatri u mbydh dhe keshtu ai nuk mundi ta mbaje gjate.
Gjithashtu ai do të kujtohet për interpretime të personazheve në filma, rreth 12 role ne kinematografi ne mes tyre “Gjeneral Gramafoni”, “Njeriu me Top”, “Mysafiri” e “Agimet e stinës së madhe”.

I eshte rikthyer kinemase ne vitin 2008 me nje Film te quajtur “Watch ”

Ka qene njeri nga ata aktore ku ka spikatur pikerisht ne role te vogla. Ai realizoj mjaft role te dyta dhe episodike duke arritur te ravijesoj karaktere interesante. Loja e tij u shqua per dinamiken dhe energjine i shoqeruar nga nje xhest ekspresiv dhe nje menyre sjellje te besueshme, gati natyrale, sikurse vihet re ne shfaqjet “Arturo Ui”; “ Gjenerali i ushtrise se vdekur” ; “Nen dritat e skenes”; “Permbytja e madhe”; “Komunistet”; “Lulet e sheges”; “Furrnalta” ; “Perball vetes”; “Monserrat”; “Prefekti”, “Prometeu” etj. Nderron jete ne moshen 71 vjecare pikerisht me 27 Dhjetor 2014.

Filmografia
Gjenerali i ushtrise se vdekur – (1976)…..Dasmore
Njeriu me top – (1977) ……Bejto, ndihmesi i Pilo mulixhiut
I Treti – (1978)…… Selmani.
Nga mesi i errësirës – (1978) Dyqanxhiu
Gjeneral gramafoni (1978)…Njeriu qe ndez kandilat e rruges
Mysafiri (1979)…… nata
Intendanti (1980)….Guzhinjeri Partizan
Vellezer dhe shoke (1980)…..Prifti
Agimet e stinës së madhe (1981)….Mesuesi i muzikes
Si gjithe te tjeret (1981)……..
Nentori i dyte (1982)……..
Gjurmë në dëborë (1984)…….
Tre vete kaperejne malin (1988)……
Kthimi i ushtrise se vdekur (1989)…….
Jeta ne duart e tjetrit (1992)…….

Publikuar ne Facebook ne faqen me te njejten emer qe ne qershor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues

____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013 
Referenca: “60 vjet Teatri Kombetar” f, 84; “ Enciklopedi Teatri & Kinematografia” f, 547-548 si dhe forume, gazeta shqiptare online.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here