Profil i aktorit Petrika Riza!

0
2636

Petrika Riza
Aktor i Teatrit “A.z Cajupi”, Korce dhe i kinematografise shqiptare

Lindi në Bulgarec të Korçës, me 1 qershor 1947 në një familje të madhe patriarkale prej 17 vetash. Faktikisht në familje të medha asnjëherë nuk mungojnë elemente të artit. Xhaxhai i tij Rafel Riza, ishte një këngëtar popullor i njohur. Veç kësaj Bulgareci kishte një kinema dhe një trupë teatrore të mirë. Qe kur ishte ne fillore ndiqte trupën teatrore kudo që ajo shkonte për konkurim.

Katër vitet e para të shkollës fillore i përfundon në fshat, kurse klasën e pestë e nis në Korçë, tek shkolla “Fuat Babani”, pranë Shtëpise se Pionierit. Atje kishte grupe të piktures, të firsamonikës, grupe letrare, të violinës, grupe të baletit etj. Petrika I dashuruar me artin regjistrohet në grupin e baletit, dhe ne ate te fizarmonikes ndoshta nga që nuk kishte grup për aktrim ne ate kohe ose ……nga ta dish. Qendron aty deri në vitin 1958, ne moshen akoma te nje femije 11 vjecar.

Me pas aktorët e mevoneshem Minella Borova dhe Niko Kanxheri kishin filluar të ndikonin tek ai dhe të tërhiqnin Petrikan në trupën teatrore të shkollës, ne kohen e organzimit te mbremjeve shqiptaro-sovjetike, për nder të kësaj miqësie. Pikerisht ne këtë kohë rreth vitit 1964 nisën dhe rolet e para diletante , madje në skenë janë vënë edhe pjesë të tilla si “Prometeu”.
Mbas mbarimit te gjimnazit ne qytetin e tij te lindjes niset per studime drejt Tiranes ne Insitutin e Larte te Arteve, per degen e dramaturgjise. Mbasi konkurron dy here fiton dhe i futet keshtu rruges se bukur te artit skenik. Ne vitet kur ishte akoma student merr pjesë tek filmi “I teti në bronz”, në rolin e Rustemit, roli i pare ne ekran. Pas tij do të vinin gjithnjë role të tjera, dhe kjo fale pedagoges se tij, Drita Agolli, ishte ajo qe i dha mundesine per tu bere nje aktor i mirenjohur ai qe sot vleresohet me plote merite per cilesite e tij profesionale.

Kryen keshtu studimet ne Akademine e Arteve ne vitin 1969 dhe fillon aktivitetin menjehere si rregjizor asistent prane Kinostudios se Filmit “Shqiperia e re” . Më pas do të bëhet aktor profesionist në Teatrin “Andon Z. Çajupi” të po këtij qyteti. Të shumta janë rolet e tij si në Teatër me kete trup qe kishte ne perberje te saj emra te medhenje. Interpretimet e tij te para në kinematografi do të jenë ai në rolin e Rustemit tek “I teti ne bronx” dhe brigadierit të repartit të saldatorëve në filmin “Montatorja” te dy po ne te njetin vit, 1970. Më tej do të vazhdonin më se 20 interpretime në filma artistikë dhe televizivë. Në vitin 2007 në spektaklin e titulluar “Protagonist 2007” , të organizuar nga Bashkia Korçë, për të vlerësuar artistët më të mire, personalitet më të spikatura në sferat e ndryshme te artit, atij figurativ, muzikës, skenës dhe të interpretimit të artit korçar, do ti jepet Çmimi “ Aktori më i mirë”.

Petrika Riza, aktori i mirënjohur i dhjetra roleve të spikatura në teatër dhe kinematografi, dhe i dekoruar dy herë: me “Urdhërin Naim frashëri i Artë”, dekoruar nga Presidenti i Republikës dhe me “Urdhërin Naim Frashëri III-të”. Në jetën e tij private eshte i martuar me aktoren tjetër Klaudeta dhe kane dy vajza.

Filmat:
1970: I teti ne bronz … Rustemi
1970: Montatorja ….Brigadieri
1972: Yjet e neteve te gjata… Naim
1975: Ne fillim te veres …Rapi
1976: Përballimi…. Koço Sharko
1977: Flamur ne dallge …. kapitan Cox
1979: Mesonjetorja….Dhespoti
1979: Me hapin e shokeve … Rizaj
1981: Agimet e stinës së madhe ….Rusta
1983: Nje emer midis njerezve ….Janush
1984: Kush vdes ne kembe….. Kajmakani
1984: I paharruari ……
1984: Nxenesit e klases sime …
1986: Dasem e cuditshme …. Xhezmi Tahiri
1990: Flete te bardha ….Luan Stafa


______
Publikuar per here te pare ne faqen Facebook – Kinematografia Shqiptare, maj 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues. Burimi i informacionit, kryesisht fragmente te shkeputura nga gazeta dhe forume shqiptare online si dhe nje interviste e vete aktorit.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here