Alfred Bualoti
Aktor, pedagog ne Akademine e arteve me nje veprimtari te gjate ne skene nje aktor i mirenjohur dhe rregjisor i Teatrit kombetar ku u dallua mbi te gjitha me komedine e fameshme “Pallati 176”
Ka lindur ne Tirane me 5 Tetor 1953 . Ne rinine e hershme te tij ruante dy enderra krejt ndrysh me artin skenik, deshironte te behej mjek ose tranjer futbolli.
Por ja qe jeta dhe karriera e z. Bualoti moren drejtim tjeter. Diplomohet ne Insitutin e Larte te Arteve” per aktor ne vitin 1974. Punon per pak kohe ne Radio-Televizionin Shqiptar dhe me pas transferohet per tu bere pjese e Trupes se Teatrit te Gjirokastrës.
Ka kryer gjithashtu nje kurs kualifikimi disa mujor ne Teatrin Nacional “Chaillot” ne France. Terhiqet nga rregjizura ne Teatrin Kombetar dhe nga funksioni i aktorit, skene ne te cilen ai ka interpretuar dissa role si Arbeni ne dramen “Tymra qe pastrohen (1974); Gjetani ne Kulla e Hutajve” (1981) te Kole Jakoves ; Artani ne “Viti 1945” te Teodor Lacos.
Ne vitin 1982 kreu kursin njevjecar per rregjizure ne Insitutin e Larte te Arteve. Nje vit me vone, 1983 vuri ne skene dramatizimin simbas romanit te D. Agollit “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”, me bashke regjizorin tjeter Andon Qesari, ku madje edhe interpretoj me nje sens te holle humori ne linjen e vete demaskimit , rolin e Zylos.
Prova rregjizorjale ne kete shfaqje vijon me dramen “Ne prag te jetes” te Dh. Xhuvanit, po ate vit. Serish me bashke rregjizorin Andon Qesarin jane te suksesshem ne komedine e shkruar nga A. Balashi “Pallati 176” shfaqje e cila pati nje pritje te bujshme nga publiku i gjere ne mbare Shqiperine dhe e cila u dha mbi 320 here brenda nje 5-vjecari.
Vazhdon perseri me Andon Qesarin ne komedine tjeter “Valsi i Titanikut” (1989) te rumunit Mushatesku. “Besa” e Sami Frasherit ne vitin 1992 ishte rikonfirmimi i nje vepre fillimtare te dramaturgjise shqipe duke kerkuar prej saj jo aq rrafshin mitik dhe ekzotik te beses, por rivleresimin social si institucion njeherit sakral dhe etnologjik shqiptar.
“Kati i gjashte” i A. Zehrit ne v. 1993 solli nje atmosfere sa dramatike po aq komike. Ne v. 1994 ve ne skene komedine e Ferdinand Radit “8 persona plus” . Ne vitin 2002 eshte radha e nje komedie tjeter “Dua nje burre (Zonjusha 39 vjece) ku rane ne sy format burleske dhe farseske ne ndertimin e karaktereve. Ne vitin 2007 ve ne skene dramen “Kambanat e muzgut” te Teodor Lacos.
Filmi i pare si aktor do te jete ne v. 1975 “Në fillim të verës”; Ne vitin 1976 ne filmin “Pylli i lirise” fillon te dallohet si nje aktor me cilesi dhe aftesi profesionale ndersa luan me shume sukses nje rol te veshtire qe nder te tjera kerkonte edhe pergaditje atletike dhe fizike, pikerisht rolin e nje te riu, fshatari i varfer Vlashi qe ndiqte kuajt .
Ne vitin 2000 , ne Butrint, eshte drejtuesi i Festivalit te pare Nderkombetare te Teatrit ne Shqiperi.
FILMAT
“Në fillim të verës” – (1975), “Pylli i lirisë” – (1976), “Njeriu me top” 1977, “Përtej mureve të gurta” 1979, “Një natë pa dritë” – (1981), “Fushë e blertë fushë e kuqe” 1984, “Dy herë mat” 1986, “Tela për violinë” 1987, “Misioni përtej detit” 1988.
Publikuar per here te pare ne Fac ebook ne faqen me te njejten emer ne shtator 2014 e rishikuar ne vitet vijues. Linku i albumit fotografik ne Facebook
https://www.facebook.com/media/set/?vanity=ksh.faqjazyrtare&set=a.769284476464756
_____________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Lajme te ndryshme dhe portale shqiptare rreth artit.
Libri “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 56
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw
alfred Bualoti, jemi mirenjohes.