Sadush Ylli
Aktor i mirenjohur ne kinematografi dhe teater, kryesisht interpretoi role dytesore.
Lindi me 29 janar 1961. Ka kryer studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor. Qe femije eshte pjese e trupes se Pallatit te Ponereve si aktor dhe pikerisht ketu ka edhe kontaktin me artin skenik qe ne moshen e mitur ne vitin 1974 kur interpreton në konkursin e parë për pionierë në RTSH.
Një vit me pas, 1975, interpreton nje rol protagonisti në dramën “Bijtë e partizanëve” të Miho Gjinit me regji të Prokop Mimës.
Me vone kjo drame u kthye në telefilmin e parë televiziv për fëmijë nga TVSH e kohes.
Kryesisht ne filmat e prodhimit te Kinostudios si dhe ne shfaqjet teatrale te Teatrit Kombetar ishte aktor i roleve dytesore, karakteresh te cilet i interpretoi me mjeshtri.
Ka qene aktor në organiken e Teatrit Kombetar, duke interpretuar ne disa shfaqje te ketij institucioni, nga te cileat mund te permendim: Fratin Xhon në “Romeo dhe Zhuljeta”, Rrobaqepësin tek ” Zbutja e kryeneçes”, vëllain tek drama “Nesër është vonë”, Fahriun tek komedia e Ruzhdi Pulahës ” I harruari”, Gazin tek drama “Natë me Hënë” etj.
Ne kinematografi e fillon qe ne vitin 1982 me nje rol karakteri ate te Lushes ne “Qortimet e vjeshtës”.
Edhe mbas viteve 90-te vazhdon profesionin e aktrimit duke interpretuar ne filmat e tjere te kohes si “Mao ce Dun”, “Letra ne ere, ”Amaneti”, “Deshira e fundit”, “Yjet e së ardhmes” etj.
Foto galeri e aktorit ne film dhe teater: #KinematografiaShqiptare![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Ka patur nje pervoje si regjisor i levizjes teatrale amatore, gjithashtu është aktivizuar në disa emisione te Radios dhe Televizionit Shqiptar.
Ne Radio Tirana per nje periudhe kohore rreth tre vjetesh drejton emisionin ”Udhëtim nëpër Shqipëri” me Agim Pipën. Perpara se te largohet ne emigracion ne vitin 1991, shkruan edhe dy radio drama po ne kete institucion te radios.
Pas kthimit ne Shqiperi, ne vitin 2001 mbulon postin e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar.
Me pas për më shumë se 4 vjet drejton sektorin e fëmijëve, te rinisë dhe arsimit në televizionin publik shqiptar, post qe e mban deri ne vitin 2017. Aktualisht punon ne RTSH.
Filmat
Qortimet e vjeshtes – 1982
Guri i beses – 1986
Arjana – 1989
Mao Ce Dun -2007
Letra fatale – 2005
Deshira e fundit – 2014
Amanet – 2015
__________
Dhjetor 2021 / Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe nga viti 2013.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw