Profil i aktorit Sokol Angjeli!

0
1042

Sokol Angjeli
Aktor, regjisor!

Lindi ne Tirane me 30 qershor 1955. Ka mbaruar studimet e larta ne Insitutin e Larte te Arteve per aktore ne Tirane ne vitin 1976. Menjehere mbas diplomimit fillon pune ne Teatrin Popullor (sot TK). Ne vitin 1986 ben nje specializim pasuniversitar per regji ne ILA (Insitutin e Larte te Arteve).

Talenti i tij u shfaq ende pa nisur studimet e larta , ne studion e Teatrit Popullor, me rolin e vagabondit, Eliodor Pakut, ne komedine “Njeriu qe pa vdekjen me sy” te V. Eftimiut. Priret me se shumti nga gjinia e humorit, satires dhe komedise, sikunder eshte pare ne shfaqjen “Mashtruesi” (1996). Ka interpretuar edhe pse rradhe here role dramatike sikunder aishte ai i rolit te Asllanit ne “Korbi i bardhe” (2007).

Shfaqje te tjera teatrale mund te vecojme: “Diell mbi kaster” (1977) te Fadil Krajes ne rolin e Gonit; “Ne katin e dyte eshte parajsa” (1994) si Bato; “Buburreci” (2006) te I. Bezhanit ne rolin e Denit; “Njeriu, virtyti, kafsha” (2000) e Pirandelos ne rolin e mesuesit; “Rreshajet” (2002) si prfti; “Karnavalet e Korces” (2003) e S. Comores ne rolin e Lonit; “Franku V” (2008) te F. Dyrrenmatit si afaristi; “Fishkellime ne erresire” (2008) te T. Murphy, ne rolin e Mushit.

Sokol Angjeli ka vene ne skene si regjisor edhe disa pjese, duke spikatur me dramen “Beselam pse me flijojne” te R. Qoses me nentitull “Ura e sakrifices” ne Teatrin Kombetar te Gjilanit, Kosove, 2003 (fituese e Cmimit te Pare te “Flaka e Janarit”) dhe “Njeriu qe pa vdekjen me sy” ne teatrin e Kercoves ne Maqedoni (2004).

Ka Interpretuar edhe ne disa filma shqiptare te Kinostudios si tek: “Në pyjet me dëbor ka jetë (1978), Pas gjurmëve (1978), “Shoqja nga fshati” (1980); “Kur xhirohej një film” (1981) “Binarët” (1987); “E diela e fundit” (1993); “Funeral Business” (1999); “Një baba tepër” (2000) (TV); “Pesha e gruas sime” (2002) etj.

Sokol Angjeli gjithashtu ka realizuar edhe disa projekte e bashkepunime me TV , duke kryer rolin e regjisorit, recituesit, aktorit e koferencierit.

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 21-22 si dhe “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni/ f. 27-28. Publikuar me pare ne Facebook – Kinematografia Shqiptare ne qershor 2015 dhe rishikuar ne vitet ne vazhdim.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here