Syrja Meçe
Aktor i Teatrit “A. Z. Cajupi” te Korces dhe u aktivizua njekohesisht ne disa filma te Kinostudios
Lindi në vitin 1944 në Kosove te Permetit ne nje familje te madhe me vellezer dhe motra . Shkollen fillore e kryen ne Kucove, ndersa 8-vjecaren ne Maliq ku pikerisht ketu bie ne kontakt me profesor Gaqo Veshin. Ai e aktivizon në të gjitha spektaklet që organizonte shkolla. Më vonë merr pjesë edhe në cirkun e Maliqit, ndërsa më pas, në harkun kohor 1964-1967 e marrin ushtar në Repartin e Aviacionit të Urës-Vajgurore. Ketu gjen një shok të mirë shkodranin Hasan Vejukën te cilet se bashku luanin në Estradën e repartit. Ishte koha kur Syrja Mece fillon të ëndërroje të bëhej aktor.
Pas mbarimit të ushtrisë kthehet sërish në Maliq të Korçës. Për gati 3 vjet me radhë aktivizohet në Pallatin e Kulturës të kësaj qyteze dhe më pas në Teatrin profesionist të Korçës. Nje ndihme te madhe per ngjitjen e shkalleve ne teatrin korcar ia dhane regjisori M. Luarasi dhe aktoret Pandi Raidhin, Stavri Shkurtin, Llazi Serbon .
Do te jete pikerisht regjisori i shquar Mihallaq Luarasi qe do ta perzgjedhe emrin e tij nga Pallati i Kultures se Maliqit per ne Teatrin “A. Z. Cajupi” . Ishte viti 1968.
Regjisori M. Luarasi i beson rolin e Llambros, te drama “Njerëzit e Minierës”, që ishte shkruar po nga ai vet. Do te jete shfaqja e pare e tij dhe qe do te interpretoje se bashku me emrat e medhenj si Pandi Raidhi, Dhimitër Trajçe, Vangjush Furxhi etj. Natyrisht qe kjo ishte nje enderr per ate nga e cila nuk zgjoheshe dot. Rol tjetër qe iu besua aktorit ishte edhe ai te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agollit. Kishte rolin e një inxhinieri. Sërish interpreton me aktorë të tillë si, Llazi Serbo, Minella Borova, Zhani Ziçishti dhe Dhorkë Orgocka. Kjo e fundit do të luante rolin e madam Hihi.
Ne skenen e ketij teatri aktori do te interpretoje shume role nga te cilet mund te permendim ate te “Era e lartësive” të N. Dokles, përkrah aktores së madhe Dhimitra Plasari, ne rolin e te dashurit te saj Bardhoshit;
Drama u vu në skenë nga regjisori dhe aktori i shquar Dhimitër Orgocka. Ishte një dramë që pati mjaft sukses dhe që Syrja Meces i dha emrin e personazhit. Vetëm atëherë ai do e ndjeje se mund të luante përkrah aktorëve me emër të madh.
Pas kesaj drame vijon me dramen e Skënder Luarasit, “Stuhi në prill”, e akoma me tutje te “Otello”, “Tartufi”, “Nata e fundit”, “Djemtë e Bato Gorës”, “E bukura ime”, “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Çomes, ndërsa kishte partnere, të paharruarën Dhorkë Orgocka.
Që të gjitha keto shfaqje vihen në skenë nga Dh. Orgocka.
Më pas do të arrije edhe roli i Dane Brinjës te drama “Maro Mokra”, për të cilin nëna e tij e keqkuptuar ishte e frikësuar se mos i biri i saj donte te behej ballist. Ballisti do ta vrase Maron por nuk ia del dot, perkundrazi perfundon me pistoleten e drejtuar nga plaka heroine e kesaj drame i fshehur pas nje femije te vogel qe te mos vritej:
“He Dane Brinja, o Dane Brinja!!! Ja tani me fshihesh pas brekeve te nje femije” – i thote Maro rol interpretuar me mjeshtri nga aktorja e shquar Dhorke Orgocka
Aktori Syrja Mece interpreton në shumë pjesë klasike dhe shqiptare, por te “Kopraci” arrine te shoh fuqinë e vertete te aktorit. Rolin e Harpagonit e kishte natyrisht Koço Qëndro, ndërsa ate te Shigjetës, e luante ai Syrja Mece. Pas 90-tes do te jete edhe njera nga shfaqjet e fundit per aktorin me teatrin korcar, ne “Qyteti i akuzuar”.
Krahas shfaqjeve teatrale te ketij qyteti me tradita ne artin skenik , interpretoi edhe ne filmat si me poshte:
1975 – Rrugicat që kërkonin diell
1987 – Perseri pranvere
1989 – Njerez ne rryme
Disa nga rolet e aktorit ne Teatrin korcar:
Fatja në dramën “Mosha e bardhë” e D. Agollit
Neziri në dramën “Orteku i vjeshtës” e S. Andonit
Shigjeta në komedinë “Kopraci” e Molierit
Demka në dramën “Me gjuhën e pushkës”, e H. Minarollit
Boli në dramën “Ëngjëjt e skëterrës” e Kanten
Franku në dramën “Gjithë bijt e mi” e A. Milerit
Selami në dramën “Zeko Shkoza” e R. Pulahës
Bardhi në dramën “Era e lartësive” e Namik Dokles
Dane Brinja në dramën “Maro Mokra” e R. Pulahës
Senatori në dramën e “Otello” të Shekspirit
Gjergji në dramën “Stina e kuqe” e F. Gjatës
Oficeri në komedinë “Tartufi” e Molierit
© Material i rezervuar
Dhjetor 2021
________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Aktori Syrja Mece” – Vepror Hasani publikuar ne Gazeten Telegraf (2019)
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw