Profil i aktorit të humorit Besnik Çinari!

0
2016

Besnik Cinari
Aktor i teatrit te estrades profesioniste te Shkodres.
“Medalja Naim Frasheri i Arte” & “Mjeshtër i Madh”

Ka lindur me 8 prill 1954 në Shkodër. Besa, sic e therrasin shkodranet me dashamiresi, rrjedh nga një familje qytetare shkodrane. Mbaron shkollën 8-vjeçare ne “Ali Laçej”, e menjehere ne moshe te vogel fillon te punoje per te ndihmuar ne ekonomine e familjes.

Rrugen e artit e ka filluar qysh në moshën 15-16 vjeçare, kur e merr prane i madhi Pjerin Ashiku në estradën e Parkut të Mallrave, vendi ku do te gjeje aty aktorë të shkëlqyer, sidomos Kel Pogu, Gëzim Leka, Margarita Nika, Luçie Dashi e shumë tjerë. Qendron aty duke kontribuar per 11 vjet. Vete aktori, nuk do ta harroje asnjehere kete perkrahje dhe emrin e Pjerin Ashikut i cili eshte autori i tekstit te kenges “Lulja e majit”. Me pas,sherbimin ushtarak e kryen ne Durres, ku edhe aty aktivizohet në estradën e repartit dhe jo vetëm. Talenti i tij nuk i shpëton vëmëndjes së profesionistëve të estradës. Besë Cinarit i vjen oferta nga regjisori Gjergj Vlashi, që të qëndrojë në estradën e Durrësit. Dashuria për qytetin dhe “detyra” si djali i madh i familjes e bejne qe te mos pranoje.

Pas shërbimit ushtarak, me hapjen e Pallatit të kulturës “Vasil Shanto”nën drejtimin e regjisorit të trupave amatore, Verdi Take ëndrrat dhe dëshirat e aktorit gjetën hapësirë për t’u bërë realitet në skenëKētu ndihmohet dhe perkrahet edhe nga aktori i shquar, artisti i merituar Gëzim Kruja (1939-2020) , i cili e merr në trupën e fabrikes se “Duhan Cigares”.

Një ditë e rëndësishme pēr karierën e tij, ështē 10 maji i vitit 1982. Besa fillon punën si aktor profesionist në estradën e teatrit “Migjeni”. Në studion e provave të estradës e presin themeluesit e saj, mjeshtrat e humorit Tano Banushi, Hasan Smaja, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Bik Pepa, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Drade Xhaj dhe regjisorin e madh Paulin Sekuj. Prezantohet para publikut shkodran me skecin “Pezhishkat” ne rolin e nje fshatari perkrah te madhit Tano Banushi dhe Zyl Milotit.

Profesionalizmi dhe eksperienca e kësaj trupe ishte një shkollë e madhe për Besën. Ai me talentin e tij e ndjeu veten të barabartë me kolegët, falë dhe dashurisë së tyre . Më vonë kësaj trupe iu bashkuan Edmond Halili, Aleks Selmani dhe Anton Krosaj, si dhe të përhershmit që vinin nga trupat amatore, Gëzim Kruja, Gjosho Vasija, Sandër Uruçi, Muhamet Çekini etj.

Besnik Cinari ka punuar me regjisorë të shquar të estradës së Shkodrës dhe jo vetëm, si me Paulin Sekuj, Edmond Mhillin, Zehrudin Dokle, Arben Haveri, Gjergj Vlashi, Fatbardh Smaja, Bruno Shllaku dhe së fundi me Altin Bashën.
Gjatë kariesës së tij 37 vjeçare si profesionist ka marrë pjesë mbi 110 premiera, ka realizuar mbi 500 role dhe pjesëmarrës në mijra koncerte të ndryeshme në të gjitha skenat e Shqipërisë dhe në vende ku jetojnë e banojnë shqiptarët.


Te paharruara interpretimet ne: “Tom Dushku”, “Wikend 96-97”, “Ndihmat italiane”, “Çështje Familjare”, “Mbas mullarit”, “Dasma e Refikut”, “Emrat”, “Tekniku i lavatriçes” e dhjetëra role pa mbarim.

Besa është autor i dhjetra skeçeve, parodive, kupleteve , tekste këngësh.
Besnik Çinari në vitet e fundit e shohim dhe si bashkautor, autor dhe regjisor të komedive dhe varieteve në estradën e teatrit “Migjeni”.

CMIME DHE TITUJ:
1985 – Medaljen “Naim Frashëri”; 2002 – Fitues i çmimit të parë të kamerave të fshehta “Përsonazhe në kurth” në RTSH. 2008 – Titulli “Mirënjohja e Qytetit”; 2017 – “Mjeshtër i Madh”!


____________________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i informacionit “on line” nga gazeta te ndryshme shqiptare.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply