Profil i aktorit te humorit Fadil Hasa (1940-2018)

0
2672

Fadil Hasa (1940-2018) Artist i merituar!
Aktor i shquar i gjinise se humorit shqiptar.

U lind me 8 prill 1940. Vendlindja e tij është Kruja, por ai u njoh nga të gjithë admiruesit e tij si Fadili i estradës së Durrësit. Talenti i tij u shfaq fillimisht ne vitin 1970 me estradën amatore të Portit të Durrësit. 4 vjet me pas në vitin 1974 u bë pjesë e estradës së Durrësit si aktor profesionist.

Rolet e tij duket se kanë shenjuar historinë e humorit në Shqipëri, atij humori të pastër, i cili të bën të qeshësh me gjithë shpirt. Me dhjetëra personazhe që ka sjellë ne numrat e humorit i kane dhene atij shumë vlerësime nga publiku. Gjatë viteve që ai ka qenë pranë Estradës së Durrësit, ajo ishte edhe një kohë e artë në jetën artistike te aktorit. Çdo rol i realizuar me profesionalizëm e ka përcjellë më së miri mesazhin në publik me problemet që trajtonte humori shqiptar, dhe kjo për aktorin e njohur Fadil Hasa ka qenë prioritet edhe për aktorët e tjere.

Pjesa “Dajrja”, krah kolegut Muharrem Hoxha, mbetet e paharruar, e po kështu edhe të tjera pjesë, si “Sheqeri”, “Tekniku i lavatriçes”, apo copëza humori, të cilat shfaqeshin për natën e fundvitit në ekranin e televizionit publik shqiptar, mbeten edhe sot, si perla të humorit. Ka luajtur edhe në filma si : Zëvendësi i grave (1987) roli i Shabanit; Mao Ce Dun (2007) roli i Hekuran Romalinit; Kronikë provinciale (2009);

Në edicionin e 13 të Festivalit mbarëkombëtar të filmit, aktorit Fadil Hasa ju dha çmimi i Aktorit më të mirë, për rolin e luajtur në filmin “Mao Ce Dun”.
Ndahet nga jeta me 16 korrik 2018
Fadil Hasa mban titullin “Artist i Merituar”.

Publikuar qe ne prill 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues
__________

Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here