Dritan Boriçi
Aktor, i cili i perket gjenerates mbas 1990-tes, kryesisht i gjinise se teatrit.
Lindi ne Fier me 5 prill 1972. Pas mbarimit te liceut “Janaq Kilica” ne Fier, vazhdoi studimet e larta ne Akademine e Arteve ne Tirane (1990 – 1994. Deri ne vitin 2000 punoi si aktor ne teatrin “Bylis” te Fierit dhe nga viti 2000 e ne vazhdim punoi ne Teatrin Kombetar. Spikati me rolin e veshtire, kompleks e kontradiktor te Raskolnikovit ne dramatizimin e romanit “Krim e ndeshkim” te F. Dostojevskit.
Me pas interpreton Gjon Zaverin ne dramatizimin e romanit “Pse” te Sterio Spases nga regjisori Serafin Fanko (A. P). Ne vitin 2003 ai zhvillon me tej prirjen e tij dramatike, fale nje perjetimi te ndjere dhe veprimi te vrullshem, ne rolin e Treplevit te drama “Pulebardha” te A. P. Cehovit, cilesi e cila rishfaqet me rolin e Astrovit, tashme pa paettike, ne dramen tjeter te ketij autori, “Xhaxha Vanja” (2005).
Rritja aktoriale e Dritan Boricit behet e ndjeshme sidomos me rolin e Juli Kapitonic Karandishevit ne dramen “Vajza pa prike” e N. Ostrovskit (2006) ku ai luan bukur e me shkathtesi me planet e kontrapunktet e shumta te personazhit, me rrafshet e ndryshme emocionale, te misheruara ne qendrimet kontradiktore midis dramatikes, psikologjikes, ironikes dhe satirikes.
Me kete rol fitoi edhe cmimin e “Aktorit me te mire” ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber te Madhe, Maqedoni, 2006. .
Ne vitin 2008, misheron personazhin e Hugos tek drama “Fishkellime ne erresire” te Tom Marfit. Ka interpretuar edhe disa role ne filma, ku mund te vecohen ato ne seriale e televizive te RTSH-se si “Njerez dhe fate” (2003); “Dhimbja e dashurise (2008) te Ylli Pepos; “Trokitje ne dyert e dhimbjes” etj.
Teater te tjere:
1996 – “Krim e ndeshkim”; 1998 – “Zonjusha Xhuli”; 1999 – “Pse”; 2003 – “Pulebardha”; 2004 – “Kopraci” ; 2003 – Gomone; 2005 – “Xhaxha Vanja”; 2006 – “Vajza pa prike”; 2008 – “ Legjenda e pianistit” ; 2008 – “Fishkellime ne erresire”.
Cmime:
1997 – “Aleksander Moisiu” aktori me i mire i te rinjve ne Festivalin Kombetar te Teatrit.
2007 – “Qemal Ajdin” per Aktorin me te mire te Festivali te Teatrit Shqiptar ne Maqedoni.
2009 – Cmimi i pare ne festivalin Nderkombetar te monodrames “Monoakt” ne Prishtine me pjesen “Legjenda e pianistit”
_____________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 53 si dhe nje seleksionim i informacionit nga faqe dhe gazeta shqiptare on line.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw