Profil i aktorit Theofan Bita | Teatri “Zihni Sako”, Gjirokastër!

0
2725

Theofan (Fane) Bita
Aktor i teatrit gjirokastrit dhe i kinematografise shqiptare.

Lindi në qytetin e Gjirokastrës në 27 mars 1947.
Eshte nje nga aktorët me te suksesshem të teatrit profesionist të Gjirokastrës. Talenti dhe bukuria fizike ishin dy shtyllat kryesore të këtij aktori që rrëmbeu vëmëndjen e rregjisorëve të ndryshëm të teatrit dhe filmit.

Njëri nga aktorët më jetë –gjatë në skenën gjirokastrite.
U ngjit ne skenen e ketij te teatri qe ne vitin 1973 dhe do te qendroj ne kete institucion deri ne v. 1991. Me pas po kete vit emerohet edhe drejtor i Teatrit “Zihni Sako”.

Talenti i tij i spikatur u mbështet edhe nga ndjenja e bashkëpunimit, seriozitetit dhe këmbënguljes në punë. Profesionalizmi i tij bëri që rregjisorët e Kinostodios “Shqipëria e re” ti besojnë atij role të cilat ai i realizoi me sukses.

Ne skenën e teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës ai luajti me dhjetra role ndër të cilët ne do të veconim : “Fundi i botës” -Alcibadi / “Për pak tokë dhe një grua” –Bujtesi / “Erashka” –Baroni Cedrit / “Pyesni malet”-Elmazi / “Fundi i sinorëve” -Ndoni / “Njeriu me top”-Xhabiri / “Shqetësimet e anës” -Aleksi “Ndeshja”-Asllani / “Pabesia”-Dania / “Këngë djepi e shtirur”-Rouri / “I pa djallëzuari”-Caparas / “Ishte kohë lufte”-Rustemi / “Burrat e lirisë” – Çerciz Topulli / “Beselam pse më flijojnë”-Molosi / “Qyteti i akuzuar”-Poeti / “Një letër e humbur” / “Zani Partizani” -Komandanti / “Shtrengate ne mal”-Aleksandri / “Ishte kohe lufte’1974-Rustemi / “Rrenjet”-Fshatari / “Ishte kohe lufte”1986-Azisi / “Kerkoj shtepine time”-Besimi / “Njeriu me top”- Xhabiri / “Duke u gdhire viti 1945”- Ndoni / “Udha e Zanalineve”- Koorespodenti / “Djem te mbare”- Demiri / “Operacioni”- Grori / “Aeroporti”- Milici / “Dashuri e vertete”- Mentori / “Perballe vetes”- Delo Sinani / “Kjo nuk duhet harruar”- Xhaferi / “Ne ngjitje” – Marku / “Kufiri i gjakut”- Fejzo Gravicia / “Shtepia me dy porta”- Braho / “Mbroj te verteten”- Aureli / “Liri a vdekje”Koncert i fjales artistike / “Shqiptaret kane gjunje por nuk dorezohen”.

Fane Bita gjithashtu ka dhene nje kontribut te vyer edhe ne filmin shqiptar duke interpretuar ne disa prej tyre brenda nje harku kohor 1977 – 1986.

Keshtu e fillon ne filmin “Ata ishin katër” – 1977 ne rolin e Komisarit. Dallohet per interpretimin e tij ne filmat “Shtërngata në mal” – 1979 ne rolin e Aleksandrit / “Liri a vdekje” – 1979 si Hito Lekdushi/ ”Goditja” – 1980 si Astriti / “Agimet e stines se madhe” (TV) – 1980 si Sulo Abazi / “Vellezer dhe shoke” – 1980 / “Dita e parë e emrimit”- 1981 si Gjika / “Vendimi” – 1984 si Isai / “Bardhësi” – 1986.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 26 mars 2021
_________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: faqja zyrtare e teatrit “Z. Sako”, Gjirokaster si dhe “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 48:

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here