Vasjan Lami
Aktor i Teatrit Kombetar dhe i Kinematografise Shqiptare
Lindi me 21 Maj 1957 në Tiranë. Eshtë një aktor i njohur si ne skenen e Teatrit ashtu edhe ne Film. Mbaron Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane ne vitin 1978. Menjehere pas studimeve emerohet si aktor ne Teatrin Popullor (sot TK), po ate vit (1978), pjese e se ciles eshte edhe sot. Ka kryer edhe nje specializim pasuniversitar ne France.
Me nje karriere te gjate artistike prej rreth 80- te roleve, ka interpretuar perkrah korifejve te skenes shqiptare, si Sulejman Pitarka, Sander Prosi, Pjeter Gjoka, Ndrek Luca, e shume aktoreve te tjere. Interpreton role me mbartje pozitive, te rinj me ideale dhe pasione per jeten dhe te ardhmen.
Ka interpretuar gjithashtu edhe personazhe qe perfaqesojne ane te erreta, te dobeta apo dhe te korrutuara te shoqerise.
Personazhi i tij i pare ne teater eshte roli i Jakobinit tek drama “Shperthime pranverore” te Bashkim Hoxhes. Nder rolet e tij me te mire mund te permenden: “Murgu pelegrin”; “Bregu i pikellimit”; Bujari “Shoqe nga fshati” (1984); Rikardoja tek “Monserati”(1985) ; Tibalti “Romeo dhe Zhuljeta” (1987); gazetari ne “Armiku i popullit”; Ortemisio ne “Zbutja e kryeneces” (1988); Ladi tek “Nate me hene”; Stermetesku ne “Valsi i Titanikut”; Selfo tek “Besa”; doktori ne “Kati i gjashte”; Ketsbi ne “Rikardi i trete”; Lakrua “Vdekja e Dantonit”; Sadetini ne “Allegretto Albania” (2008);
Ne vitin 1997 me rolin e Korit ne dramen “Quo Vadis” fiton Cimin si Aktori me i mire ne Festivalin e Teatrove. Ndersa me rolin e Jazonit ne tragjedine “Medea” (2007) te Euripidit vuri ne spikame autoritetin spekulativ te burrit nadj gruas se pa mbrojtur me ndeshkimin e pa merituar te Medeas. Vitet e fundit eshte angazhuar edhe me rregji ne teater. Ne kinematografi interpreton rreth 15 role ne filma artistike e televizive, duke filluar qe ne vitin 1981. Ne filma interpreton kryesisht role te dyta ose episodike. Ndersa roli i tij i pare ne film eshte te “Qortimet e Vjeshtes”.
Nder rolet e shumta te tij ne kinematografi mund te vecojme rolet ne filmin “Gracka”, “Hijet qe mbeten pas”, “Kur hapeshin dyert e jetes”, “Njerez nen ryme”, “Nate e fundit”, “Dasma e Sakos”. “Lule te kuqe, lule te verdha”, “Nate pa hene” etj,
FILMAT:
Qortimet e vjeshtës (1981)……Doktori
Plaku dhe hasmi (1981)……luftetari
Gracka (1983)….Sadiku
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Hijet që mbetën pas (1985)………Astriti
Kur hapen dyert e jetës (1986)…..gazetari
Telefoni i një mëngjesi (1987)…..Mevlani
Një vit i gjatë (1987)
Misioni përtej detit (1988)
Njerëz në rrymë (1989)………….Besim Golemi
Shpella e piratëve (1990)……….Martini
Vitet e pritjes (1990)…………Seko
Pas fasades (1992)…….Klementi, shefi i Arkeologjise
Lamerica (1994)
Dasma e Sakos (1998)
Valsi i ngrirë në Prishtinë (1999) (TV)
Funeral Business (1999)
Natë pa hënë (2001)
Lule të kuqe, lule të zeza (2003)
Yllka (2005)
Kafeja e fundit (2010), film me metrazh te shkurter.
_________________________________
U publikua me pare ne Facebook qe ne maj 2016 dhe u rishikua ne vitet vijues
Referenca: “60 vjet teater kombetar” (1945-2005) ; faqe 102/
“Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” – A.T Hoxha / f. 227-228 / “Enciklopedi – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – J. Ppagjoni / f. 261 si dhe nje informacion i shkeputur nga gazeta shqiptare on line ;
Na ndiqni Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw