Profil i aktorit veteran Ndrek Prela (1920-2011)!

0
1926

Ndrek Prela (1920-2011) Artist i Merituar
Aktor i Teatrit “Migjeni”, Shkoder njeri nga veteranet e brezit fillestar si dhe Kinematografise Shqiptare.

Lindi më 20 mars 1920 në Tivar të Malit të Zi, në një familje shqiptare. Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Argjentinë, ku babai i tij kishte emigruar për arsye ekonomike dhe që andej familja e tij zhvendoset në Shkodër. Ai eshte i njohur për karrierën e suksesshme në teatër dhe kinematografi, një nga themeluesit e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Jeta e tij është e mbushur me ngjarje të rëndësishme të teatrit dhe sidomos të teatrit të Shkodrës. Ai ka interpretuar dhjetëra e dhjetëra role të rëndësishme dhe kudo ka spikatur figura e tij, e butë e ëmbël dhe me patos.

Ndrek Prela ka luajtur mbi 400 herë rolin e Gjelosh Nikës tek “Fisheku në Pajë”, mbi 150 herë rolin e Ramiz Çulës tek “Çështja e Blertë”. Ndrek Prela ka lene figura të shquara, edhe në kinematografinë shqiptare ne sa e sa role të tjera.

N. Prela bëri debutimin e tij në skenë në Shkodër në fund të viteve ‘40 dhe shpejt u bë një nga aktorët më të popullarizuar. Derisa doli në pension, ai është i pranishëm thuajse në të gjitha veprat skenike të trupës së dramës së teatrit të Shkodrës, me role të ndryshme e të larmishme.

Në vitin 1963 debuton dhe në kinematografi me një rol dytësor tel filmi “Detyrë e posaçme”, për të vazhduar më pas me filma të tjerë, si “Komisari i dritës”, “Në fillim të verës”, “Në pyjet me borë ka jetë”, “Emblema e dikurshme”, “Balonat”, “Qortimet e vjeshtës”, “Militani”, “Balada e Kurbinit” etj.

Ndonëse interpretues i roleve të dyta, Ndrek Prela ka mundur të krijojë një profil artistik të veçantë, me mjeshtri interpretative dhe skalitje rolesh që mbesin në mendje. Të tilla janë gjyshi tek filmi “Komisari i dritës”, xha Rizai tek “Në fillim të verës”, Xhiko tek filmi “Në pyjet me borë ka jetë” etj.

Ndërroi jetë me 14 Tetor 2011, në banesën e tij në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës. Familjarët e Prelës shprehen se “përpos moshës së thyer, shkak në përshpejtimin e ndërrimit të jetës u bë një frakturë që ai ka pësuar nje javë perpara se te vdiste si rezultat i humbjes së ekuilibrit në shkallët e banesës së tij private. Dramaturgu Fadil Kraja eshte shprehur keshtu, diten kur Kinematografia shqiptare humbi pionerin e saj.

“Sot teatri Migjeni është më i vogël, sepse vdiq patriarku i këtij teatri, aktori më i vjetër shqiptar në moshën 91 vjeçare, një ndër më të shquarit e teatrit shqiptar. Sot Shkodra intelektuale ka humbur një nga figurat më të shquara, ka humbur shkodranin e madh, Ndrekë Prela” Presidenti i Rrepublikes ne vitin 2011, zoti Bamir Topi do theksoi per ate:
“Në mendjen dhe kujtesën e shqiptarëve e artdashësve do të mbeten gjithnjë të pashlyeshme jo vetëm personazhet artistike në skenë dhe në kinematografi që aktori i talentuar Ndrek Prela krijoi e i bëri të pavdekshëm, por edhe e gjithë veprimtaria e tij njerëzore e artistike. Aktori me ndjeshmëri të lartë Ndrek Prela, i konsideruar me të drejtë si një nga pionerët e artit skenik dhe kinematograf shqiptar, do të kujtohet gjithnjë si një njeri i rrallë, i cili ia kushtoi jetën dhe veprimtarinë e vet artistike popullit të tij” . Mban titullin “Artist i Merituar”.

Filmat:
1963: Detyrë e posaçme
1965: Vitet e para
1966: Komisari i dritës …..gjyshi i Dritanit
1973: Operacioni “zjarri”
1974: Shpërthimi
1975: Në fillim të verës….Rizai, babai i Veres
1978: Në pyjet me borë ka jetë
1979: Emblema e dikurëshme
1979: Balonat…..Gjyshi i Drites
1979: Ditët që sollën pranverën
1981: Qortimet e vjeshtës
1982: Flaka e maleve
1984: Militanti
1990: Balada e Kurbinit…..Një nga Kurbinasit

____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Portale dhe gazeta shqiptare online. Intervista e vete aktorit . Publikuar ne faqen facebook “Kinematografia Shqiptare” qe ne tetor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here