Viktor Zhusti
Aktor i mirenjohur i Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare.
Mban tirullin “Artist i merituar”
Lindi ne Athine, Greqi më 8 dhjetor të vitit 1942. Nga shkaku i luftës familja e tij ndahet dhe ai vjen me babanë e tij në Shqipëri në vitin 1943. Jeton në Gjirokastër dhe ne vitin 1963 mbaron studimet per aktore ne në Lice e pastaj në Akademinë e Arteve.
Që student spikat per forcen e interpretimit, temperamentin, zhdervjelltesine te cilet u vune re ne disa role ne shfaqjet e Teatrit Popullor. Aty luan Petër Petrusin në dramën “Një dashuri e tillë” të P.Kolurtit; Gencin në dramën “Shtëpia në Bulevard” Fadil Paçramit.
Pas diplomimit Viktor Zhusti emërohet drejtor i qendrës kulturore në Gjirokastrës ku qëndroi deri në vitin 1971. Pas këtij viti emërohet pedagog I “Fjales artistike” në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku punon deri ne v. 1997, vit qe daton me largimin e tij per ne Greqi. Viktor Zhusti, me nënë greke dhe baba shqiptar ndihet i lidhur me Shqipërinë, ku “që dy vjeç mësova të parën gjuhën shqipe”, ka thënë ai.
Rolet e tij ne film dhe teater jane te shumellojshme. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Per kohen Viktor Zhusti ka qene nje nder aktoret me te kerkuar perpara viteve `90- kur edhe Kinematografia Shqiptare ishte ne nje lulezim. Spikat ne rolin e Alberit tek komedia “Shi ne plazh” nje kyevepr qe i ka rezistuar kohes.
Por qe me pare ne v. 1981 ne skenen e Teatrit Popullor i dha jete e vrull Besimit tek drama “Komunistet” te Ruzhdi Pulahes per mes te ciles misheroj me tone heroike dhe elegjike figuren e Qemal Stafes “Heroit te Popullit”. Nga figurat mbreselenese te aktorit V. Zhusti ne skene te teatrit ka qene edhe ai i Samiut ne “Mesuesi i letersise” (1982) po i R. Pulahes.
Ne film ka interpretuar rreth 10 role kryesore. Ai e ka filluar karrieren ne vitin 1966 tek “Komisari i Dites” ne rolin e Marku Dedines, duke vijuar me “Malet me blerim mbuluar” ate te partizanit Jaho. Pastaj ne filmat si “Nentori i dyte”, “Taulanti kërkon një motër”, (ne rolin e babait, Pirros). Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, nje nder kulmet e atij ne aktrim me te cilin paraqiti nje figure, procesin e tjetersimit te nepunesit ne pushtet, dilemat dhe kundershtimet e tije.
Rikthehet mbas gadi 20 vjetesh ne skenen e teatrit kombetar me rolin e nje pacienti “te semure” ne nje komedi “Te gjithë me huqe”(2009) . Viktor Zhusti me peshën e halleve të jetës mbi supe, nuk është më ai “djali i prapë”, që regjisori i ndjerë Prokop Mima e kërkonte me insistim për të interpretuar atë që u bë roli i tij i parë në fëmijëri Viktor Zhusti ka deshire te kthehet perseri tek spektatoret por kesaj rradhe projektet e tij kane synimin vetem ne gjinine teatrore.
Ne skenen shqiptare, mbahet mend si nje aktor interpretues me karakter te vrullshem, ritem i larte dhe temperament, i natyres racionale.
Kinematografi
1966 — Komisari i Dritës….Mark Dedina
1971 — Malet me blerim mbuluar…….Jaho Cani
1978 — Dollia e dasmës sime…..Korrieri i plagosur
1980 — Gëzhoja e vjetër….Pandi Mylla
1981 — Kur po xhirohej një film në vitin…..Kujtimi, babai i Gencit
1982 — Nëntori i dytë…..Pandi Cala
1984 — Taulanti kërkon një motër….Piro
1986 — Dhe vjen një ditë….Llano Bleta
1988 — Rikonstruksioni (FilmTV)……inxhinier Berti Rora
1990 — Inxhinieri i minierës….Sekretari i Partisë
2010 — Tingulli i heshtjes (Film TV)…….
Teatër
26/12/1963 — “Shtëpia në Bulevard” e Fadil Paçramit. (Genci)
01/06/1964 — “Një dashuri e tillë” e Pavel Kolurtit (Petër Petrusi)
27/01/1974 — “Njeriu që pa vdekjen me sy” e Viktor Eftimiut. (Vagabondi)
16/10/1981 — “Komunistët Teatër” e Ruzhdi Pulahës (Besim Xhafa)
— /– /1986 — “Mësuesi i Letërsisë” e Ruzhdi Pulahës
22/06/1984 — “Tufan në Dovlet” e Luan Qafezezit. (Shërbëtori)
— /09/1984 — “Shi në plazh” e Teodor Laços (Alberi)
— /– /1986 — “Mësuesi i Letërsisë” e Ruzhdi Pulahës
09/05/2009 — “Të gjithë me huqe” e Laurent Baffit. (doktor Sterni, psikoanalisti)
17/12/2009 — “Kush ka frike nga Virxhina Woolf “ e Eduart Olbit (Xhorxhi)
Prezantues 1970 — Festivali i X-të i Këngës në RTSh
Çmime e Tituj
“Artist i Merituar”
26 Prill 1981 Medalioni i Festivalit të IV-ët të Filmit Shqiptar për rolin e Pandi Myllës në filmin “Gëzhoja e vjetër” të mbajtur në Tiranë prej datës 20 deri më 26 Prill 1981.
U publikua me pare ne faqen me te njejten emer ne Facebook qe ne dhjetor 2013.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Web-online / Portale dhe gazeta te ndryshme shqiptare si dhe “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni. J / faqet 558-559.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw