Aktor i teatrit “Bylis”, Fier dhe i kinematografise shqiptare.
Ai njihet nga te gjithe si aktor, por brezi i me te rriturve e njeh ate edhe ne fushen e muzikes si kengetare, pra nje artist i kompletuar.
Ka lindur në qytetin e Korçës me 3 mars 1952. Fillimet e para ne rrugen e artit kane startuar ne vitet e shkolles fillore ne qytetin e Korces qe ne moshen 13 vjecare kur studionte per muzike ne instrumentin e violins. Po ne kete periudhe zgjidhet si soliste ne korin e shkolles. Me vone eshte nxenes i shkolles se mesme te teknikumit “8 nentori” ne Tirane ku ushtron kengen. Drejtoria e cakton Vladimirin te perfaqesoje shkollen ne konkurrimin e talenteve te reja i cili me kengen “Vrull aksionesh” e kompozitorit Bajram Lapi vleresohet me diplome si kengetare i talentuar.
Tashme i konfirmuar si kengetare merr pjese ne “Anketat muzikore” dhe ne Festivalet ne RTSH , me shume nga kenget e njohura te kohes si “ Kabina numur 3”; “Interesant”; “Tek reklamat”. Merr pjese 2 here ne Festivale, ne ate te 9-tin me dy kenge “Festa e dritave” me kompozitorin Pjeter Gaci dhe “Vallja qe s`mbaron” kompozuar nga mjeshtri i madh Avni Mula. Ne Festivalin e 10-te merr pjese me kengen e kompozuar nga Kastriot Gjini “Permes dritash” ku madje vleresohet me cmim te II-te.
Gjate kesaj kohe ne aktivitetet artistike te shkolles se tij ne Tirane, krahas pjesemarrjes si kengetare Vladimir Muzha aktivizohet edhe si aktor ne teater ne grupin teatror qe ishte edhe me i miri i shkollave te mesme te kryeqytetit. Pikerisht nga ky grup kane dale edhe emra te medhenj te skenes shqiptare si Kujtim Spahivogli; Sheri Mita; Ilir Bezhani etj. Ne takime teatrore te zhvilluara ndermjet shkollave te mesme, ai merr medalje per interpretim te vecante aktorial dhe mbase kjo periudhe ndikoj tek ai si nje trampuline per t`u futur gjinise se aktrimit per te cilen do te studionte me vone tashme ne Insitutin e Larte te Arteve .
Edhe pse pa e kuptuar as ai vete, aktivizimin e metejshem si kengetare, muzika dhe teatri mbeten pjese e pa ndare e jetes se Vladimirit. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) ne vitin 1974, fillon punën si aktor në Teatrin “Bylis” te Fierit i cili kishte tre vjet qe nga krijimi i tij. Brezi i arte i ketij teatri me Pellumb e Xhuljeta Kullen, Muhamet Sherrin. Zana Alicken, Dhimiter Jano, Andrea Pepi, Mina Koxhaku e plot te tjere .
Nga vitet 1970 deri ne 1985 duhet thene se Vladimir Muzha kompletohet si artist dhe spikat ne ato shfaqjet me te bukura te kesaj trupe te cilesuara edhe me Cmime Kombetare ne Festivale Teatrosh si “Gjemimi i atij dimri”; “Shoku Niqifor”; “Dy krisma ne Paris” qe do te jepej ne 250 nete i ndjekur nga spektatori ne mbare vendin.
Mund të përmendim këtu një nga interpretimet e tij më të mira, atë në rolin e Avokatit Dë Monzi në dramën “Dy krisma në Paris” me autore Sheri Mitën dhe Pellumb Kullën . Role te tjera ne teater: Alertin ne ‘’Vite Të paharruara” te Sheri Mites; Kudretin tek drama ‘’Shpagimi’’ e Ilir Bezhanit, Arbeni tek “Ditët dhe Njerëz’’ të Teodor Laços, Dashamirin tek drama ‘’Kështu të Dua’’ e Pëllumb Kullës, Alberi tek ‘’Shi në Plazh’’ të Teodor Laços, ‘’Shpërthimi’’ dhe ‘’Fundi i Sinorëve’’ të Maku Pones, ‘’Bidermani dhe Zjarrfikësit’’ të Maks Frishit, apo ‘’Kush e Vrau Kastijin’’ të Julienne du Vivienne.
Ka qene aktor edhe ne Estraden e qytetit te Fierit duke marre pjese ne dhjetra skece te kesaj estrade perkrah te mirenjohurit Luftar Paja si psh ne rolin e Mikut tek “Je shtremberuar pak Zeno” . Në kinematografi ai ka interpretuar në 8 filma. Roli i parë i aktorit Vladimir Muzha në kinematografi është ai i Kapitenit fashist në filmin “Balonat”, në vitin 1979. Roli me i shenuar i tij eshte ai i Bardhylit ne filmin “Fjale pa fund” ne v. 1986. Eshte larguar se bashku me familjen e tij nga Shqiperia ne v. 1991 per ne Greqi e me vone u zhvendos ne Amerike ku aktualisht jeton në Pensilvania. Eshte i shkeputur nga teatri dhe kinematografia.
FILMA:
Balonat – (1979)…….Kapiteni Fashist;
Agimet e stinës së madhe – (1981)……..Dushan Leta
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)………Tekniku;
Fjalë pa fund – (1986)…….Bardhyli
Një vit i gjatë – (1987)…….Zv/Ministri;
Pas takimit të fundit – (1990)…….Ismeti
Fletë të bardha – (1990)……Kritiku letrar
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Interviste e aktorit dhene ne gazeten “Telegraf” – 2014; Portali Fieri.Com; Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A.T Hoxha / f. 284-285.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw