Xhevahir Zeneli
Aktor i Teatrit te Estrades se Tiranes.
Lindi ne Luar as te Kolonjes me 10 mars 1961 . Ne vitin 1985 kryen studimet e larta ne ILA, Instituin e Larte te Arteve dhe fillon po kete vit si aktor i Estrades Profesioniste te Tiranes. Qe kur ishte student, pa i mbaruar ende ato, interpreton nje rol ne filmin shqiptar per femije “Fraktura” me 1983 dhe nje tjeter ne “Kush vdese ne kembe” , nje vjet me pas.
Ka interpretuar gjithsejt ne 8 filma artistike te prodhimit te Kinostudios “Shqiperia e re” ku edhe u dallua si aktor per natyrshmerine e interpretimit dhe humorin e tij te kendeshem. Roli i tij i pare mbas mbarimit te studimeve , ishte ai I Koles ne filmin “Kur hapen dyert e jetes” ne vitin 1986.
Nder role te tjera me te suksesshme te tij jane: “Shkelqim i perkoheshem”, Dane nderuar me cmimin nxites me 1988; “Gjuetia e fundit”, Bido Miraj, nje komedi televizive me seri realizuar ne v. 1992.
Filma te tjere mund te permendim:
“Kush vdese ne kembe” (1984), Dhosi Dhoaska; “Rrethimi i vogel” (1988), Gimi djali i Zenun Boriges; “Stolat ne park” (1988) kusheriri i Edlires; “Pas fasades” (1992), Artani; si dhe komedite “Te gjalle apo te vdekur” (1992), Bido Miza; “Humor parlamentar” (1993), deputet; “Valixhia me 1 milion”; “Oreksi i madh” (1994), “Revolja e heroit” (1995) , drejtori i muzeut; “Gjumi i gjate” (1997) ; “Dashuri me krisma” (1997), pijaneci; “Shqetesimet e nje obezi” (2008); “Mysafiret” (2009); “Maya” (2011); “Nje zonje ne Nju Jork” etj.
Emigroi per nje periudhe kohore ne SH.B.A.
Aktualisht ka 2-3 vite qe eshte bere pjese e spektaklit te humorit “Al Pazar”.
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw