Zhani Petro – Ziçishti!
Aktor i mirenjohur i Teatrit “A.Z. Cajupi”, Korce dhe natyrisht edhe i Kinematografise Shqiptare.
Zhani Petro (ose sic njihet me mbiemrin tjetër Ziçishti) ka lindur në 31 maj të vitit 1940 në qytetin e Korçës. Ne vitin 1964 mbaron studimet në shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”, me 1964, dhe fill me pas po ate vit fillon punën si aktor pranë Teatrit “A.Z.Çajupi” të Korçës deri ne vitin 1994, vit ku emigron ne Greqi. Me trupën e këtij teatri do të interpretojë një sërë rolesh duke u bërë i njohur për publikun artdashës, sidomos ate korcare qe pati fatin ta ndjeke ate ne disa shfaqje ku la gjurme ne artin teatral . I numerohen rreth 70 ne skenen e ketij teatri, shume prej tyre kryesore dhe te rendesishme. Tok me brezin e tij, ai sjell nje menyre te re interpretimi duke vecuar vertetesine ne aktrim, natyrshmerine, tonet e buta dhe psikollogjike, saktesia e synimeve te personazhit. Ketu mund te permendim shfaqjet: “Vajza pa prike”; “Rrethimi i bardhe”; “Shtepia ne rrugice”; “Mesuesi i letersise”; “Qyteti i akuzuar” ; “Engjejt e sketerres”; “Opera per tre groshe”;”Kopraci”; “Otello” etj.
Nje aktor me nje paraqitje aristokrati, aftesite e tije interpretuese plot finese ne aktrim e bene ate te deputoje ne vitin 1975 edhe ne ekranin e filmit, tek “Lume drite” ne rolin e mesues Agronit dhe po ate vit ne dy filma te tjerë, ate te babait tek filmi per femije “Beni ecen vete” dhe ne “Rrugicat qe kërkonin diell”. Zhani Petro do të interpretojë në 16 role në filma artistikë te Kinostudios gjate periudhes kohore 1975 – 1990.
Mbas viteve 90-te emigron jashte shteti per ne Greqine fqinje. Qe nga ajo kohe, duket sikur e kane lene komplet ne harrese ashtu sic edhe disa aktore te tjere te asaj gjenerate. Gjithsesi ne tetor te vitit 2010, keshilli bashkiak i qytetit te Korces miraton dhe jep titullin “Emblema e Arte” per nje grup aktoresh korcare, (Sotiraq Bratko, Marko Bitraku, Spanja Pipa, Mysret Frasheri, Klaudeta Riza, Roland Karanxha, Koco Qendro, Perika Gjezi (pasvdekjes), Valentina Caci, Ligoraq Riza, Dhimitra Plasari) ne mes tyre edhe aktori Zhani Petro, me motivacionin: Per kontribut te vecante ne zhvillimin e Artit dhe gjallerimin e jetes kulturore artistike ne qytetin e Korces.
Filmografia
1975 — Lumë drite…..Mësues Agroni
1975 — Beni ecën vetë……Babai i Benit
1975 — Rrugicat që kërkonin diell….Istrefi
1976 — Fije që priten….Genci
1976 — Perballimi…..Kopi
1977 — Flamur në dallgë…..Gregori Graf
1977 — Monumenti…….
1978 — Vajzat me kordele të kuqe..Resuli
1978 — Nga mesi i errësirës….Jani
1979 — Mysafiri….Sadik Bezhora alias Thanas Pecoldi
1980 — Dëshmorët e monumenteve…..Kristofori, Psallti
1981 — Kur xhirohej një film…..Bashkimi
1981 — Agimet e stinës së madhe….Hamdi Caka,avokati
1985 — Asgjë nuk harrohet……xha Kozi,Mësuesi në pension
1986 — Një jetë më shumë…Avokati
1986 — Tre ditë nga një jetë…Oficeri Gjerman
1986 — Dhe vjen një ditë….Gjini
1987 — Përsëri pranverë….Kryeagronomi
1988 — Rikonstruksioni…..Koli
1989 — Njerez ne rryme…..
1990 — Kronikë e një nate…….Fotografi
_________________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” – maj 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: “Enciklopedi-Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009/ Papagjoni J. / f. 555. Gjithashtu informacion i nxjerre dhe pershtatur per faqen nga portale te ndryshme shqiptare dhe “Wikipedia”.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw