Ermira Bahidi – Gjata!
Aktore, regjisore dhe pedagoge ne ILA.
Ti trokite lehte tek une
si shiu i vjeshtes se dyte
dhe enderrat e mia, hodhen rrenje
e lule celin perhere……..!
Lindi ne Elbasan me 3 tetor 1956. Kreu gjimnazin ne sezonin 1974-1975. Ne vitin 1979 mbaron studimet ne Insitutin e Larte te Arteve, dhe po ate vit fillon karrieren e saj si aktore ne Teatrin “Skampa” te qytetit te saj , ne Elbasan ku punoi deri ne v. 1982. Ne shtatorin e v. 1982 transferohet ne Tirane si pedagoge e fjales artistike ne Akademine e Arteve. Ne vitin 1999 fiton titullin “Asistente profesore”.
Nder rolet e saja me te spikatura ne Teater jane ai i Bekes ne “Toke e ndezur” (1981) ai i Lilit ne komedine e mirenjohur “Shi ne plazh” (1984) te Teodor Lacos. Pastaj Livia ne “Mesuesi i letersise” (1986) te Ruzhdi Pulahes, zonja Alving ne “Hijet” (1994) te Ibsenit, Judita ne “Judita” (1995); zonja Bef ne “Rinoceronti” (1997) ; ne rolin e gruas se moshuar ne “Karriget” (2000) shfaqje me tre pjese te Joneskut. Karriera e saj ne Teater vazhdon edhe me role te tjera si ai i rolit te Veres ne “Profesioni me i vjeter” (2000); Vita Simons ne “Harri e Meri Ciz “ (2008) etj. Te shumta edhe rolet me trupen e teatrit te “Skampes”.
Karrieren ne filmin artistik e fillon ne vitin 1980 tek “Nusja” ne rolin e nuses. Me pas luan ne rolin e Elses tek “Ne cdo stine” – 1980, te Nores ne “Nxenesit e klases sime” – 1984; ne rolin e Bakovices ne “Vjeshte e nxehte `43” – 1985; ne rolin e Elit tek “Rrethi i kujteses” (1987);si Jeta ne “Pas fasades” – 1992; si nusja ne “Zemra e nenes” -1993 dhe “Une, ti e Kasandra” – 1999.
Foto galeri nga filmi "Nusja"![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Aktorja gjate interpretimit ka shfaqur natyre lirike dhe poetike, megjithate eshte vene re se ajo eshte e suksesshme ne interpretimin me zgjuarsi dhe inteligjence edhe ne figura te planit satirik. Ermira ka qene drejtuese e disa emisioneve televizive. Ne vitin 1996 ka qene regjizore e spektaklit “Monologe dhe rite te antikitetit”.
Ne vitin 1999 gjithashtu eshte ulur ne karrigen e rregjizores, ne filmi televiziv “Une ti dhe Kasandra” i cili mban firmen e saj edhe si skenariste dhe si aktore ne njerin nga rolet kryesore, ate te nenes. Si skenariste eshte gjithashtu (bashkeautor me B. Bishen) edhe e filmit “Bolero”.

Publikuar ne Facebook ne faqen me te njejten emer “Kinematografia Shqiptare ne qershor 2016. U rishikua disa here ne vitet vijues!
______________________________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedi Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – “Toena” 2009 f. 166
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw