Profil i dramaturgut Ekrem Kryeziu !

0
1179

Ekrem Kryeziu
Dramaturg, regjisor, pedagog.

Lindi né Pejé, mé l qershor 1943. Pasi kreu shkollén e mesme punoi si aktor né Teatrin Popullor té Prishtinés, ku edhe u ngjiz pasioni dhe prirja e tij pér teatrin. Vijoi studimet e Larta pér drejtési né Universitetin Shtetéror té Zagrebit, por i ndérpreu ato dhe mé pas kreu Akademiné e Arteve né degén e dramaturgjisé, mé 1970. Ishte nga studentét e paré shqiptaré qé u arsimuan né shkollat e Larta té artit né ish—Jugosllavi.
Pérvojén si skenarist, regjisor dhe redaktor e filloi né televizionin e Beogradit (1968- 1973). e vijoi né até té Prishtinés (1974-1981) dhe e pasuroi mé tutje né shtépiné muzikore filmike “LABIA”, Prishtiné (l992-1999). Pér tre vjet shkoi né SHBA dhe u aktivizua aty né disa kompani, zyra televizive e kinematografike. U kthye né vitin 2002 si pedagog i dramaturgjisé né Fakultetin e Arteve, ku edhe vazhdon té punojé.

E. Kryeziu ka lévruar né dy fusha arti njékohésisht: teatér dhe kinematografi, gjegjésisht si dramaturg, si skenarist dhe si regjisor. Né vitin 2008 botoi pérmbledhjen dyvélliméshe: “Té ngujuarit”, “Epoka para gjyqit”, “Viktimat e Tivarit”, “Darka e dreqit”, “Engjéj dhe djaj”, “Korridoret e tmerrit”, “Lulekuqet”, “Pertej binaréve”, “Komploti iIir”, “Pérplasja”. Disa nga drama: jané kthyer né teledrama. Véshtrimi i tij pérfshin mé sé pari qéndresén historike te‘ popullit shqiptar pérballé pushtimeve, trysnive pér shfarosje dhe asgjésim kombétar, sikundér kérkimin e arsyeve dhe shkaqeve té fatkeqésive tona duke shigjetuar faktoret destruktivé dhe irracionalé, tradhtité e brendshme dhe vetédijet skllavéruese qé pérligjin pranimet e pafalshme, bierriet, tjetérsimet, mirébesimet dhe kompromiset fatale. Drama “Epoka para gjyqit”, e cila ka pasur disa vénie skenike té bujshme né Kosove‘ dhe Shqipéri, falé toneve epiko—heroike qé kriiojné edhe shtratin e saj pérmbajtésor e stilistik, sjell momentet kulmore té Lidhjes Shqiptare té Prizrenit té pérthyera né pérjetimet, qéndrimet dhe dialogét e dy lideréve té saj, Abdyl Frashérit dhe Sulejman Vokshit. Ne situatén e rénde té burgimit té tyre, éshté shprehur qéndresa, madhéshtia.

Vendosméria, té cilat shfaqen falé njé kolizioni té forté gjaté procesit gjyqésor té ngritur nga gjykata e Fortes sé Larté té Perandorisé Otomane. Ndikimi te publiku i kohés ishte i jashtézakonshém. Kjo edhe per veté bashkéshoqérimet ideore qé hiqeshin midis rezistencés sé shqiptaréve dje dhe gjendjes sé tyre né vitet e rénda té pushtimit serb. Sado qé drama nuk i shmanget njé toni té ngritur, ekzaltues. ndonjéheré edhe patetik, struktura e saj né formén e njé hetimi, sjellin né vémendje ngjariet kyce té Lidhies sé Prizrenit dhe luftés sé shqiptaréve kundér pushtimit turk, ka béré qé né dramé té ruhet nje‘ ton vértetésie e konkretésie né dialog, e pasuar me flukse té dukshme emocionale dhe tensione shpirtérore qé e rritin dramacitetin e saj dhe e thellojné konfliktin politiko-historik. Né dramén “Komploti ilir” béhet njé prerje e natyrés sintetizuese mbi tradhtiné, grindjet dhe ambiciet e brendshme té parisé pér pushtet, nga njéra ané dhe raportit té udhéheqésit me kété pari dhe historiné, nga ana tjetér. Deformimi i bémave reale me deformimet qé u jané béré atyre per interesa pushteti konvertohet né idené universale midis té vértetés dhe mashtrimit.

Risemantizimi i mitit té Medaurit, hyut prijés té iliréve, né funksion té krijimit té gjendjeve dramatike; depértimi né fuqité okulte, shkatérrimtare dhe té tejetshme duke i zbuluar ato né rrafshe komplotesh e prapaskenash té identifikueshme sakaq, i ka dhéné dramés gjithashtu aftésiné e véshtrimeve té mprehta filozofike né rishpjegimin e historisé se‘ iliréve, posacérisht té vdekjes sé mbretit Agron, sikundér edhe natyrés sé buté, té dobét dhe feminile té Teutés, e sfilitur pérmes frikérave e paranoiés sé krimit té pritshém ndaj té shoqit;

Né dramén “Pérplasje”, E. Kryeziu ndjek udhén e zhbirilimeve né pjesén e errét té terrorizuar dhe halucinante té njeriut (i burgosur dhe né kushte jo njerézore), ményré e cila shendérrohet né premise pér reflektime ndaj asaj cka ai ka béré, ndaj anktheve té ekzistencés, dyshimeve mbi dashuriné dhe besnikériné, kllapive, gjendjeve ambiguide, shpérthimeve té furishme té mérisé, mllefeve té pakontrolluara. “Lulékuqet” éshté njé dramé qé bén objekt dhimbjet e té kaluarés nén pushtim dhe nevojén per ripértérirje, ku e kaluara dhe e tanishmja, ashtu té bigézuara e té kérledhura né vetédijen e protagonistit, profesor Aliut, shkaktojné léndime deri né humbjen tragjike té vetvetes.

Dramat e E. Kryeziut pérgjithésisht ndjekin tri modele:
a) ato me karakter epik, ku elementi narrativ dhe strukturat klasike tradicionale shfaqen si parésore dhe ku konflikti ndértohet me’ sé shumti né trajtén e tezés dhe antitezés, e ballafaqimit tè piképamjeve, e pranévénies sé qéndrimeve té kundérta, si né dramat “Epoka para gjyqit”, “Lulékuqet” etj.,

b) ato me karakter psikologjik, ku falé trajtés sé zhbirilimeve né turbullirén shpirtérore té njeriut, né shpéshtjellimet dhe makthet e tij, ravijézohen paqartésité dhe pérvuajtia pér té kuptuar vetveten, si né dramén “Pérplasje”,

c) ato me karakter té ndérmjetém, ku pérzierja e elementeve narrative né pérshkrimin e peripecive pasohet nga depértimet né gjendjet ambiguide dhe vuajtjet qé vijné nga shkaqe shpesh té pashpjeguara hapur, té mbetura pezull, né mister apo mes rrethanash okulte, si te drama Komploti ilir, ato me karakter asociativ.

d) Ku bashkéshoqérimet ideore midis gjendjes delirante té protagonistit nén trysniné e dhunés, falé zinxhirit té rikthimeve té befta e té shpeshta té kohés para burgosjes si dhe humbje-ardhjeve né vetédije, krijojné kuptime té kapshme menjéheré lidhur me fuqiné depersonalizuese té dhunés, me tepriné e pushteti: si dhe me nevojén e qéndresés dhe ridentifikimit té qenies, si te “Engjéj dhe djaj” (Korridoret e tmerrit).

Pervecse si dramaturg dhe regjisor i dramave té tij, E. Kryeziu ka dhéné ndihmesé té vyer edhe si skenarist e regjisor filmash duke qené nga té paret artiste né historiné e kinematografisé né Kosové. Ai ka realizuar mbi 10 filma dokumentaré, ndér té cilét: “Njé lindje” (filmi i tij i paré, 1967); “Luftetaret”, “Dita e mérgimtaréve”, “Po vdes Rugova”, “Dhe dita e dasmés erdhi”, “Té ngujuarit”; “Tepricat” etj. Ne vitin 1978 xhiroi filmin me metrazh té giaté “Kur pranvera vonohet”, i cili cmohet si njé nga filmat antologjiké té kinematografisé shqiptare né Kosové sa i pérket fillimeve. Njé vit mé voné, ky film u pasurua dhe u kthye né njé serial televiziv me katér seri.

Filma té tjeré artistiké:
“Buka”, “Gjurmé’ té bardha”, “Njé jeté e téré”, “Viktimat e Tivarit”, “Buka e hidhur”, “Dashuria e bjeshkéve té namuna”. Ftoi Cmimin e treté né festivalin e Portorozhit (I974) né ish-Jugosllavi, me filmin “E kafshoja terrin” cmimin e treté né festivalin ndérkombétar té filmit né Milano (I978), ndérsa me filmin “Gjurmé te’ bardha” cmimin “Arena e bronzté” né festivalin ndérkombétar “Pulia 80″.

Si regjisor ka realizuar 1O filma dokumentaré, 7 drama televizive, 4 filma artistiké dhe mbi l0 shfaqje teatrore. Ai i kushton kujdes zberthimit ideor té tekstit, artikulimit té Mesazheve, pa léné pas dore format konvencionale dhe elementet e simboleve, alegorive, metaforizimet e mjediseve, hapsirave, ndodhive, gjetjeve, qé mbivendosen natyrshém mbi gjuhén e pérdorur né mizanskené, né trajtimin e dialogut, te manipulimi i gjendjeve té eksituara shpirtérore apo i situatave me ngarkesé te‘ skajte psikologjike.
_____________________________
Kinematografia Shqiptare – qershor 2020
Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 247-248-249.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here