Profil i dramaturgut Hamza Minarolli!

0
780

Hamza Minarolli
Dramaturg

Lindi ne Pogradec me 15 tetor 1931. Mbaroi shkollen e mesme te pergjithshme “Qemal Stafa”, ne Tirane, 1960, ndersa studimet e larta i kreu ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise, dega Gjuhe-Letersi, me 1969. Ne harkun kohor 1950-1956 ishte shefi i sektorit te muzikes prane Shtepise se Kultures, Fier.

Me pas punoi si mesues ne fshatra te Tiranes. Ndersa nga 1957 deri me 1961 inspektor prane Ministrise se Arsimit dhe Kultures e me pas korrektor dhe redaktor letrar ne disa shtepi botuese. Vellimi i tij i vetem poetik “Copeza jete” eshte i botuar ne v. 1967. Po kete vit shkruan edhe dramen per femije “Dite feste”.

Drama qe e beri te njohur ate ishte “Me gjuhen e pushkes” (1977), e cila dallon per ashpersine e konfliktit, dialogun veprues , formen e hapur epike, tensionin e larte, duke e shenderruar kontradikten antagoniste te viteve te Luftes II Boterore midis forcave komuniste dhe krahut nacionalist qe flirtonte me pushtuesit gjermane ne nje lufte midis shqiptaresh per marrjen e pushtetit.

Gjithsesi drama me e mire e H. Minarollit eshte “Shenomeni mua” (1977), me te cilin Teatri Popullor fitoi edhe cmimin e pare ne Festivalin Teatror te atij viti. Nder dramat e tjera qe mund te permendim eshte edhe ajo “E reja e Kajo Gurajt” (1989)


Pervec konflikteve te ashpra politike, me struktura te hapura dhe shume personazhe, dramat e H. Minarollit shquhen edhe per ngulmimin dhe kerkimet ne gjuhe si mjet individualizmi, per vizatime personazhesh me brenga dhe drama shpirterore, njerez ne dilema e udhekryqe, krijimin e tablove epike e masive.
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 299.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here