Profil i dramaturgut Ruzhdi Pulaha!

0
2521

Ruzhdi Pulaha
Dramaturg, skenarist.

Lindi me 21 qershor 1942. Dramat dhe komeditë e tij janë vënë në skenë jo vetëm në Teatrin Kombëtar, por edhe në Korçë e teatro të tjerë të vendit.

Mbasi mbaron studimet për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës, Pulaha punoi për rreth dhjetë vjet në Radio Televizionin Shqiptar. Më 1975 u emërua mësues në Pogradec. Pas katër vjetësh u rikthye në Tiranë, këtë herë si autor në Teatrin Kombëtar, funksion që e kreu deri më 1986, kur doli në krijimtari të lirë.

Ne vitet `70-`80-te eshte nje nder autoret me prodhimtare prane Teatrit Popullor por edhe ne ate te “A. Z. Cajupi” te Korces. Ne krijimtarine e tij si dramaturg spikasin shfaqjet si : “Neser eshte vone”; “Mesuesi i Letersise” ; “Shkallet”; “Nen dritat e skenes” ; “Shtepia me dy porta”; “Doktori pacient” ; “Hija e tjetrit”; etj ku behet thirrje per riformimin shpirteror, per qendrime morale te guximshme e shoqerisht te dobishme, kunder shfaqjeve korruptive e burokratike te administrates, kritike e cila prek ndonjehere edhe rangjet e larta shteterore.

Pas drames “Djemte e Bato Gores” qe merret me konfliktin “brenda nesh” si dhe veprimin korruptues te armikut te klases, ai arriti me plot merite te krijoj nje komedi brilante sic eshte ajo “Zonja nga qyteti” e cila u vu ne skene per here te pare ne Teatrin e Korces ne v. 1974 dhe nje vit me pas menjehere ne Teatrin Popullor (1975). Ollga, personazhi kryesor , eshte krijim i Ruzhdi Pulahes dhe mbetet akoma sot nje krijese artistike me vlera te medha per mentalitetin qe ajo shpreh dhe fizionomine popullore te saj. Ne vitin 1979 ai krijon “kthesen” ne rruge te mbare te Ollges ne komedine vazhduese “Nje shoqe nga fshati” , tashme jo vetem zgjidhje e lumtur per te jetuar ne fshat me te bijen e saj Melin, por edhe ne nje modelim tipik te socialrealizmit me pastrimin dhe filtrimin e cdo te mete.

Me dramen “Maro Mokra” Pulaha solli nje tjeter tip drame, ate epiko-heroik i hasur rendom ne dramaturgjine e Realizmit Socialist. Krijimi i figures se Mares si nje burrneshe me kobure ne brez qe i del vete zot fatit te saj dhe familjes duke iu kundervene lakmise pronesore, dinakerise dhe armiqesise se Demir Beut, mbetet nga vlerat e spikatura te drames ashtu sikunder nga ana tjeter kompromentimi i natyres se kesaj figure me koburen e dyte te fshehur nen xhamadan qe ua dorezon “djemve te Partise”.

Me pas ai shkruan edhe drama te tjera te kahut te hapur politik si “Furrnalta” (1979); “ Komunistet” (1981); “. Merita e autorit te ketyre krijimeve te tij, eshte fryma kontestuese, prirja per te afirmuar vlera te shendosha morale duke apeluar per ndershmeri dhe guxim qytetar, ndaj Ruzhdi Pulaha mund te konsiderohet si dramaturgu me i guximshem para viteve `90-te, kritika e te cilit preku sferat e larta (ndonese disi e kamufluar) te korrupsionit politik. Keto prirje ne dramat social-realiste u pane edhe ne dramat mbas viteve 90-te ku liria politike ishte garantuar me ligj, si tek drama “Denoncimi” (krimi, korrupsioni ne gjykate, vullneti dhe ndershmeria per t`i denuar ato), komedia “Kohe e cmendur” (tallja me spekullimet mbi pluralizmin dhe krijimin e gjithcfare lloji partish per effekte fitimi), “Koha pa emer” (perplasja ne mes dy koheve ne fillim vitet 90-te, konfuzioni politik, nevoja per pajtim kombetar), “Streha e te harruarve” (shprishja e vlerave njerezore nga keqkuptimet e shoqerise se lire, apeli per dashuri, mirkuptim, pajtim, nevoja per respekt dhe vemendje ndaj moshes se trete).

Pervec dramaturgjise ai ka shkruar edhe disa skenare per filma artistike si “Zonja nga qyteti” (1976); “Dollia e dasmes sime” (1979); “Nje shoqe nga fshati” (1980); “Si gjithe te tjeret” (1981); “Rrethimi i vogel” (1986) film i cili fitoj Kupen e Festivalit te VII te Filmit Shqiptar. “Njerez dhe fate” (2002) seriali televiziv prej 20 serish i cili solli pamje dramatike dhe tronditese nga realiteti kaotik i dhuneshem dhe problematik i Shqiperise te viteve te tranzicjonit. “Ishte kohe per dashuri” (2003) si dhe “Letra fatale” .

Ne vitin 1992-1996 zgjidhet deputet i Kuvendit Popullor ku drejtoj komisionin parlamentar te kultures. Ne vitin 1999 ishte kryeredaktor i programit te perbashjket te BBC-se dhe “Radio Tiranes” per radio-novelat “Rruga me pisha”.

Publikuar me pare ne Facebook ne qershor 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.
___________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013. 

Referenca: “ Enciklopedi. Teatri & Kinematografia Shqiptare”
f. 366-368 / Toena , Tirane 2009 .

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here