Fadil Kraja (1931-2021)
Dramaturg i mirenjohur, shkrimtar dhe profesor!
Në një vatër shkodrane ku kultura dhe arsimi ishin ushqimi i përditshëm, lindi më 18 tetor 1931 edhe shkrimtari i ardhshëm i cili do të kishte një krijimtari të shumanshme e cilësore dhe me vlera mbarëkombëtare, veçanërisht në fushën e dramaturgjisë, Fadil Kraja.
Mbasi mbaroi gjimnazin e Shkodrës, ku spikati talenti i tij për letërsinë, u diplomua në Universitetin e Tiranës në fakultetin e filologjisë gjuhë-letërsi, dhe vazhdoi me pasion profesionin e mësuesit të cilin e trashëgonte dhe nga familja e tij.
Në vitin 1950, filloj punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë në shtëpinë e Hasan Metit, pasi në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat. Mësimi aty filloi me rreth 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, me 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.
Prof. Fadil Kraja kujton për atë kohë një lidhje interesante mes tij dhe dramaturgut të madh Kolë Jakova: “Nuk ishte koincidencë por është fakt. Në 40 vjetorin e hapjes së shkollës së parë në fshatin Mjedë ishim të ftuar themeluesi në vitin 1935 i kësaj shkolle (atëherë fillore) Kolë Jakova në shtëpinë e Elez Agies në Vaun e Dejës dhe unë që hapa për herë të parë ciklin 7 vjeçar në vitin 1947- dhe me buzëqeshje vazhdon- në këtë shkollë, në këtë fshat Kolë Jakova shkroi dramën e tij të parë, në këtë fshat, në këtë shkollë mua më lindi ideja të bëhesha dramaturg, gjë që më vonë e bëra realitet”.
Per shume vite punoi si mesues i letersise ne shkolla te mesme dhe me vone pedagog i letersise se huaja ne Fakultetin e Gjuhe-Letersise te Universitetit “Luigj Gurakuqi” – Shkoder.
Nga viti 1972 gjer me 1992, shkrimtar ne profesion te lire duke vazhduar si pedagog i jashtem ne fakultet dhe njekohesisht Kryetar i Deges se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve per Degen e Shkodres. Vellimi i pare poetik “Kenga ima” (1954) fitoi cmimin e pare ne Konkursin Kombetar te Letersise. Pastaj me radhe ka botuar vellimet poetike “Melodi malesore”, “Jehona malesh”, vellimet me tregime “Kandidatja e fundit”,”Fajin e kishte Besa”.
Për disa kohë ka drejtuar Klubin e rinisë dhe më vonë anëtar i përhershëm i këshillit artistik në Teatrin “Migjeni”.
Është autor i mbi 50 dramave dhe komedive të shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë, ku mund të veçojmë: “Fisheku në pajë”, “Gjaku i Arbërit”, “Sinjalet e nates” ,“Baca i Gjetajve”, “Djem të mbarë”, “Çështja e Blertës”, “Shpartallimi”, “Kur flasin zemrat”, “Ceshtje familjare” ,“Flamur në dasëm”, “Rozafa”, “Luani i shtëpisë”, “Mos më shkim hisen e diellit”, “Jorgani”, “Ditari i një mësuesi”, “Dopio gjashta”, si dhe shumë drama për fëmijë, librete operash dhe operetash.
Ne dramat e tij jane reflektuar konfliktet e mprehta social dhe ato polike, rendom nen petkun e kundershtive morale, sidomos atyre zakonore te ardhura nga inercite dhe mbrapshtite e kodeve te vjetra te organizimit te jetes ne fis e bashkesite rurale te izoluara qe sjellin pasoja te renda dramatike dhe jo rralle edhe tragjike, sikurse gjakmarrje, shkelja e niormave kanunore, poshterimi i gruas, mohimi i se drejtes se zgjedhjes ne dashuri e martese.
Po keshtu ne dramat e profesorit mund gjejme edhe virtyte, zakone , vlera morale te sublimuar permas akteve, sjelljeve dhe jetes se njerezve te thjeshte por fisnike e atdhetare. Ne vitin 1967 shkroi dramen e tij te pare “Fisheku ne paje”, e ndertuar me se miri me nje subjekt trondites, qe shfaqet si parahistori, drame kjo e cila u shfaq mbi 250 here ne qytete dhe fshatra te ndryshme ne Shqiperi. Kjo drame stigmatizon me force dhe ndjenje qytetare zakonin e vjeter kanunor te martesave me kusht dhe kercenim vdekjeje, sikunder ajo martese tek “Fisheku ne paje”, ku burri kishte te drejte ta vriste gruan ne rast se ajo e kundershtonte. Qofte per te mbrojtur sadopak personalitetin e saj te neperkembur ne familje.
Ne vitin 1979 shkruan dramen tjeter “Baca i Gjetajve” e shquar per tonet dramatike ne marrjen dhe vendosjen e pushtetit ne mes dy grupimeve politike antagoniste gjate Luftes Nacional Clirimtare. Edhe drama “Shpartallimi” e vendos subjektin ne vitet e Luftes II Boterore, ne nje familje malesori, duke nderthurur konfliktin qe vjen nga gjakmarrja , te shfrytezuar si mjet percarje nga pushtuesit, me konfliktin nacional per clirimin e vendit dhe te vete njeriut.
Ne vitin 1981 shkruan nje kryeveper tjeter ate me titull “Gjaku u Arberit” nje perle e dramaturgjise shqiptare. Subjekti i marre nga nje balade dhe mitet shqiptare paraqitet me nje shtresim te ndjeshem historik e nacional.
Kjo drame spikat per tabllote e madherishme, epike e heroike ne dhenien e histories se lashte te shqiptareve te qendreses se tyre kombetare te trimerise dhe luftrave per liri, te mbrojtjes se trojeve dhe thellesisht te identitetit shpirteror.
E bazuar ne konceptin moral te beses dhe fjales se dhene, kjo drame sjell linja, ngjarje e karaktere epiko heroike dhe nje vel poetic ne dialogun e saj.
Fadil Kraja është fitues i dhjetëra çmimeve në konkurse kombëtare. Është Laureat i Çmimit të Republikës, duke u bërë kështu një shkrimtar që ka ndërtuar identitetin e tij shumë planesh.
Përmes dramave të tij e sidomos ato që janë të karakterit mitik, Kraja din të bëjë një lidhje kohore prej së kaluarës në të tanishmen, duke dhënë një vizion edhe në të ardhmen.
Dramaturgu shkodran eshte vleresuar gjithashtu me dy nga titujt me te medhenj qe mund te marre nje shkrimtar. “Krenaira e qytetit” nga Keshilli Bashkiak dhe “Mjeshter i madh” nga Presidenti i Republikes.
“Nese ne dramaturgjine shqiptare nuk do te kishte nje Fadil Kraje, atehere drama ne vendin tone nuk do te kishte keto nivele”. Keshtu thuhet ne nje nga tekset e letersise ne Universtet. Ne te vertete Fadil Kraja eshte nje nga penat me te ndritura te dramaturgjise tone kombetare. Por nuk jane vetem dramat pjese e vetme e krijimtarise te Fadil Krajes.
Ai eshte edhe tregimtar. “Kandidatja e fundit” dhe “Heshtje qe te ther shpirtin” jane dy prej vellimeve me tregime te tij ndersa e provoi penen e tij edhe ne zhanrrin e romanit. “Britma e nje gruaje” eshte romani i tij qe u vleresua shume nga kritika. Po keshtu Fadil Kraja shkruan dhe boton me sukses ne gjuhen italiane veprat “L’aquila ferita” dhe “La gravidanza ferita” te botuara ne Rome dhe ne Firence.
Nderron jete me 18 nentor 2021.
Krijimtaria letrare e Fadil Krajës
Poezi
Kanga ime
Melodi malësore
Jehonë malesh
Hije të paska
Ndodhitë e Nereidës
Bjer topuz
Prozë
Kandidatja e fundit
Fajin e kishte “Besa”
Heshtja që të ther shpirtin
L’aquila ferita
La gravidanza ferita
Britma e një gruaje (roman)
Drama e komedi
Fisheku në pajë
Shpartallimi
Baca i Gjetajve
Dashuria e trojeve tona
Dy drama
Luani i shtëpisë
Nata e fundit
Jorgani
Gjaku i arbërit
Sinjalet e natës
Çështja e Blertës
Djem të mbarë
Fundi i një komedie
Flamur në dasëm
Kur flasin zemrat
Ka shkruar me mjeshtri edhe drama për fëmijë, librete operash e operetash, etj.
Nderroi jete me 18 nentor 2021 ne moshen 90 vjecare!
________________________
Publikuar me pare ne faqen Facebook – Kinematografia Shqiptare ne tetor 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca; “On the web” portale te ndryshme shqiptare “Tirana Observer”(2014) / “Historia dhe poetika e dramës shqipe” (1886-1996) Universiteti i Prishtines, Fakulteti i Arteve, Art Qendro, ARTC Prishtine 2003 vellimi 1f. 201-203 dhe 206-208 /
Kraja Fadil. “Nga nisma deri tek shfaqja, Teater – nr 4 1979/ f. 43-48 / Mexhit Preci “Optike alternative mbi dramën, Logoreci. Tirane 2000 / f.91-96 / “Enciklopedi, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f.241-242.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw