Profil i grimiores Liliana Tesho (1950 – 2013)

0
1741

Liliana Tesho (1950 – 2013)
Grimiore e mirenjohur e filmit te Kinostudios dhe e shume artisteve shqiptar.
Mban titullin “Mjeshtre e madhe”

Lindi ne Tirane me 24 mars 1950. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” per pikture. Me 10 qershor 1968 fillon punen ne repartin e grimit prane Kinostudios “Shqiperia e re” . Nen drejtimin e veteraneve te ketij sektori Ll. Bushi dhe Ll. Knuti, pervehtesoi shpejt profesionin dhe gradualisht u be nje nga grimieret me te njohura qe ndikoi ne rritjen e cilesise se grimit ne filmat dhe ne pergaditjen e disa kuadrove ne sektorin e saj.

Ne menyre autonome ose se bashku me mjeshtrat e nxenesit e saj realizoi grimin e mbi 35 filmave artistike si : “Guximtaret”-1970 / “I teti ne bronz” – 1970 / “Yje te neteve te gjata” – 1972 / “Beni ecen vete” – 1975 / “Vajza me kordele te kuqe” – 1978 / “Ne shtepine tone” – 1979 / “Ne cdo stine” – 1980 / “Njeriu i mire” – 1982 / “Dora e ngrohte” – 1983 / “Te paftuarit” – 1985 / “Bote e padukshme” – 1986 / “Kolonel Bunker” – 1996 per te cilin nderohet me Cmim per grimin me te mire ne Festivalin e 11-te te Filmit Shqiptar ne prill 2000.

Liliana Tesho eshte grimiore edhe ne filma te tjere: “Perse bie kjo daulle” / “Plage te vjetra” / “Cuca e maleve” / “Shperthimi” / “Kur hiqen maskat” / “Lume drite” / “Dimri i fundit” / “Toke e pergjakur” / “Zonja nga qyteti” / “Cirku ne fshat” / “Balonat” / “Dorina” / “Gezhoja e vjeter” / “Ne prag te lirise” / “Fraktura” / “Fushe e blerte, fushe e kuqe” / “Gabimi” / “Nje jete me shume” / Zevendesi i grave” / “Pranvera s`erdhi vetm” / “Kush eshte vrasesi” / “Perdhunuesit” .

Gjithashtu ajo ka qene realizuese e grimit per spektaklin televiziv “Miss Europa” 1996.

Ndahet nga jeta ne vitin 2013
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here