Profil i inxhinierit dhe operatorit të zërit Abdulla Osmanlliu

0
567

Abdulla Osmanlliu
Inxhinier dhe operator zeri i Kinostudios “Shqiperia e Re”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Lindi ne Tirane me 29 qershor 1949. Mbaroi studimet e larta ne fakultetin e inxhinierise ne vitin 1971 me titull inxhinier elektronik. Ka filluar punen si inxhinier ne repartin e zerit ne Kinostudio me 3 janar 1972 dhe paralelisht duke u specializuar si operator zeri.
Fillimisht merret me filmat kronikale dhe dokumentare si dhe me mirembajtjen e aparaturave te zerit ne repart.

“Odiseja e tifozeve” do te jete filmi i pare si operator zeri ne vitin 1972. Me pas vijon me filmat e tjere si “Mimoze llastica” (1973); “Shperthimi” (1974); “Perballimi” (1975);
Shkeputet nga filmi per nje periudhe te gjate gadi 10 vjecare, duke u marre me drejtimin e repartit te zerit si inxhinier pergjegjes si dhe me ndjekjen e studiove te reja te zerit qe ishin duke u ndertuar me teknologjine me te fundit te kohes nga Gjermania perendimore. Ne vitin 1978 mori pjese ne nenshkrimin e kontrates me kompanine Siemens ne Gjermani per pajisjet e reja

Paralelisht punoi si operator zeri ne shume filma dokumentare dhe vizatimore.
Ne vitin 1985 realizoi filmin artistik “Dasma e shtyre”. Deri ne vitin 1992 punoi si operator zeri edhe ne tete filma te tjere nen drejtimin e regjisoreve te ndryshem si: “Kur hapen dyert e jetes” (1986); “Bote e padukshme” (1987); “Rrethi i kujteses” (1987); “Pranvera s`erdhi vetem” (1988); “Jeta ne duart e tjetrit” (1989);

Ne vitin 1999 realizoi kolonen zanore te filmit dokumentare “Lotet e Kosoves” . Ne vitin 1997, emerohet si drejtor i Albafilm qe u riorganizua me nje vendim te posacem te Keshillit te Ministrave. Drejtoi gjithashtu studion e zerit ne Albafilm si dhe u muar me problemet teknike te kinemase “Millenium” te ngritura ne Tirane, Elbasan, Korce e Shkoder. Mori pjese ne themelimin e shkolles se filmit “Marubi” ku punoi si pedagog per dy vjet. Ka punuar prane “Albafilm” deri ne vitin 2014 kur doli ne pension.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 22 qershor 2023

______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Informacioni u dergua nga i biri i artistit, z. Evi Osmanlliu te cilin e falenderojme perzemersisht. Gjithashtu bazuar edhe ne librin: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 296; Foto mban autoresine e familjes Osmanlliu.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.