Profil i këngëtares Irma Libohova!

0
1340

Irma Libohova
Kengetare e shquar e brezit te arte. Njera nga zerat e arte te muzikes shqiptare.

Lindi më 14 prill të vitit 1959 në Tiranë. Këngëtarja cila jeton tek publiku me këngët e saj jo vetëm në skenat e festivaleve të këngës në RTSH ndër vite, por dhe në skena të tjera, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për krijimtarinë e saj.

Zëri i vlerësuar mes një brezi artistësh i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, këngëtarja Irma Libohova, pohon se ishin krijime muzikore të thjeshta, të këndshme, përshtatur edhe me cilësitë vokale të këngëtarëve. Ajo ka pohuar se në këtë vrull zhvillimi edhe muzika ka rekordet e saj, por ka dhe krijimtari të dobët dhe koha do të bëjë punën e saj. Në 40 vite karrierë muzikore, i kanë kaluar pa e kuptuar, por thekson se vazhdon akoma punën me shumë vëmendje në çdo projekt muzikor të ri.

Me dekada karrierë muzikore, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur në këngë, ku nuk mungojnë dhe çmimet në festivale të ndryshme. Mes tyre veçojmë këngët si: “Zgjodha njeriun” (1983), “Nuk e harroj” (1987) fituese e Festivalit të 26 të Këngës në RTSH, “Dy shoqe ne dhe duhemi si motra” (1988), “Horoskopi” (1991), “Gjethet e shtatorit” (1996), “1001 ëndrra” (2000) fituese e Kënga Magjike, “Prapë tek ti do vij” (2004) fituese e Kënga Magjike, “Taverna e vjetër”, etj.

 

PJESEMARRJE NE FESTIVALE:
1978 – Çel kjo toke si trendafil – Festivali i 17-të në RTSH
1979 – Më dhe dritë nga syri yt – Festivali i 18-të në RTSH
1980 – Njerezit e agimeve – Festivali i 19-të në RTSH
1981 – Nusja e maleve – Festivali i 20-të në RTSH
1981 – C’lumturi na dha kjo jete – Festivali i 20-të në RTSH
1982 – Kur zemrat rrahin si nje zemer – Festivali i 21-të në RTSH
1983 – Pragu i vegjelise – Festivali i 22-të në RTSH
1984 – Prane te ndjej kudo – Festivali i 23-të në RTSH
1986 – Emrat flamur – Festivali i 25-të në RTSH
1988 – Jeto rinine – Festivali i 27-të në RTSH
1989 – Emrin ty kush nuk ta di – Festivali i 28-të në RTSH
1990 – Vec njehere jetojme – Festivali i 29-të në RTSH
1991 – Horoskopi – Festivali i 30-të në RTSH
1997 – Lady D – Festivali i 36-të në RTSH
1998 – Gjethe Shtatori – Festivali i 37-të në RTSH
2004 – Prape tek ti do te vij – Kënga Magjike 2004
2010 – Stop – Netët e klipit shqiptar

Kinematografia Shqiptare – korrik 2015
Fotot: Kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here