Profil i këngëtares Nikoleta Shoshi | Zëra të harruar nga e kaluara!

0
417

Nikoleta Shoshi – Berisha “Ina”
Kengetare e “harruar” e se shkuares, njeri nga zerat e arte te mikrofonit te kenges!

Lindi ne Shkoder ne vitin 1948 .

U pagezua nga e ema e saj me emrin Jozefina por nuk mundi te fitoje mbi propozimet e tjera qe ishin per Nikoleta. Megjithate do te therritej gjithnje nga nena e saj Ina e me vone pothuajse nga te gjithe te tjeret ……

Qe ne moshe te mitur merret me kengen dhe muziken. U aktivizua ne “Shtepine e Pionerit” ne qytetin e saj te lindjes pa nisur akoma te organizohej Festivali i Pionereve qe do te startonte ne vitin 1961.
Gjithsesi ne dy edicionet e para te ketij festivali, ne vitet 1961 dhe 1962, ajo fiton Cmim te pare. Dhe do te jete pikerisht ky sukses qe do i hapi deren per ne Festivalin e Kenges. Babai i saj qe ishte rrobaqepes me profesion arrin brenda 4 oreve t`i qepe nje pallto per t`u paraqitur ne Tirane ku e kishte ftuar kompozitori i madh Tish Daija.

Sot pas kaq shume vitesh, qe kur u ngjit ne skenen e festivalit te dyte te kenges ne RTSH ne vitin 1963, pak kush e kujton emrin e saj, vajzen 14 vjecare qe interpretoi kengen e bukur “Flake dhe bore”. Me gjithe ndrojtjen dhe emocionin e nje femije te pa mesuar me skenen e madhe te ketij eventi muzikor, ajo ia doli ta vendose kengen ne krye te klasifikimit e duke lene keshtu timbrin e zerit te saj ne kujtesen e shumekujt per ate kohe.
Kenga u shpall fituese ndersa ajo u nderua me cmim te trete qe ishte jo pak per nje femije.

Menjehere pas festivalit u aktivizua me Estraden e Shkodres nen drejtimin e Prenke Jakoves, ku pothuajse ne cdo shfaqje te kohes Nikoleta kendonte.

Me vone shkon ne Liceun Artistik ne Tirane dhe gjate kesaj kohe aktivizohet ne “Dekadat e Majit” dhe ndonje aktivitet tjeter. Me pas lihet ne heshtje….

Emerohet ne Puke ne Shtepine e Kultures atje. Refuzon te shkoje por pas 5-6 muajve udheton drejt Pukes ne nje dite te ftohte me bore dhe akull.
Ketu njihet me Ylberin, djali kosovar qe do i fitoje zemren dhe qe do te jete edhe bashkeshorti i saj. Ylberi ishte me profesionin e doktorit dhe i binte shume mire kitares. Muzika behet shkaku qe realizoi edhe kete lidhje ndermjet tyre.

Nuk mungonin netet ne shtepi fshehurazi te kendonin se bashku kenge angleze dhe italiane. Ajo ne piano ndersa Ylberi e shoqeronte me kitare. Megjithate familja e Nikoletes nuk ishte shume dakord dhe e kenaqur me kete lidhje. Dallimet fetare ishin disi te theksuara ne Shkoder.
Shpesh here si ajo por edhe i shoqi akuzoheshin si shume te emancipuar per kohen, madje Ylberin ne vitin 1983 e arrestojne me akuzen absurde si bashkepunetor i serbeve…..

Do te qendroje ne Puke deri ne vitin 1984, prej 16 vitesh ku pese nga te cilet i kalon ne Fushe-Arez si mesuese muzike.

          

Por me pas Nikoleta nuk do te kete asnjehere fatin te shfaqet ne skenen e madhe te festivalit ne Rtsh dhe as ndonje aktivitet tjeter muzikor .

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 3 janar 2023
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here