Profil i këngëtares Parashqevi Simaku!

0
878

Parashqevi Simaku
Kengetrare e mirenjohur!

Lindi ne Kavaje më 1 shtator 1966, ku frekuenton dhe kryen me sukses shkollen fillore e ate te mesme, e me pas tranferohet ne Durres. Me vone ndjek studimet per dramaturgji ne Insitutin e Larte te Arteve. Kane qene pikerisht prinderit e saj qe kane kultivuar tek ajo deshiren per artin. Fillon keshtu te kendoje qe ne moshe te mitur, duke bashkëpunuar me vone me kompozitorë me të talentuar te kohes.

I ka kenduar gjithnje dashurise dhe duke e thene disa here qe dashuria me e madhe per ate eshte vete muzika. Ka nje aktivitet te gjere artistik sidomos gjate viteve `80-te. Ajo vete i perket brezit te arte te kengetareve shqiptare, para `90-tes. Merr pjese në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës.
Ne Festivalin e 21-te te v. 1982 ze vendin e dyte me kengen “Gezuar shoke” ne duet me Lindita Theodhorin. Eshte fituese e Festivalit te 24-të te Këngës në RTSH ne vitin 1985 duke zene vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”. Kete sukses e perserit gjithashtu më 1988 në Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

Ne Festivalin e vitit 1986 ze vendin e trete me kengen “Nje mengjes”, duke e perseritur edhe njehere vendin e 3-te ne vitin 1989 me “Jetoj”
Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh nga gjina e muzikes popullore ashtu si edhe ajo e lehte. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri “Fluturoj brenda tempullit tim” me kenge te shkruara dhe te kompozuara ne 80% nga vete Parashqevia dhe ne 20 % nga bashkeshorti i saj, Roberti.

Nel 2006 publikon albumin e dyte te saj “Jehonë nga Iliria”, me 10 kenge ne gjuhen amtare qe u dedikohen nostalgjise se emigranteve shqiptare kundrejt atdheut te tyre.
Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar. Nje vit me vone, 1997 , viti i prape per shqiptaret, ka mbajtur edhe nje koncert ne Shqiperi dhe nje interviste gazetes “Koha e jone” redaksia e se ciles u dogj po ate vit.

Ka disa videoklipe ku mund te permendim:
Fustanin që ta solla mbrëmë / Ky marak, maraku i shkretë / Gëzimi i shtëpisë së re (1983) / Me sytë e tu / Bashkëmoshatareve / E duam lumturinë (1988) fituese / Dëgjoma këngën (1991) / Se dashuria / 2 Këngë Popullore të Shqipërisë së Mesme.

Ne repertorin e saj jane kenge te ndryshme ku pa dyshim reshtohen si me poshte
Gëzimi i shtepisë së re (1983)
Në moshën e rinisë (1985)
Një mëngjes (1986)
Kur lulëzon bliri (1986)
Me sytë e tu (1987)
Çdo mëngjes
Çdo gjë bashkë ne e ndajmë
Buzë detit jemi rritur
Bashkëmoshatarët (1987)
Koha nuk na pret (1987)
E duam lumturinë (1988)
Gusht e prush (1988)
Jetoj (1989)
Nuk jam vetëm (1989)
Sonetë për vete (1990)
Lejla (1990)
Dëgjoma këngën (1991)
Se dashuria
Kur të prisja ty
Tik Tik Tak
Mes nesh është dashuria
Më the të dua
Në sytë e tu
Qyteti im
Shoqet
Bashkë ne të dy
Sytë e një vogëlushi
Dashuria e vërtetë
Pyes veten
Albumi “Jehonë nga Iliria”
Haxhireja / Ura e Shijakut / Pranvera do të vijë / Anës lumenjve / Dashuria / Se-sa / Jug-Veri / Kur jam me ty / Pak më shumë / Dielli
______________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
U publikua per here te pare ne Facebook ne faqe n me te njejtin emer qe ne maj 2020.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here