Profil i këngëtares së shquar Ema Qazimi-Bogdani!

0
2233

Ema Qazimi – Bogdani
“𝐀𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐞 𝐌𝐞𝐫𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫” / “𝐌𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞𝐫 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡”
Profili i saj do te portretizohej keshtu: 𝐊ë𝐧𝐠ë𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐚𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞, 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐩𝐫𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞, 𝐯𝐢𝐫𝐭𝐮𝐨𝐳𝐞 𝐞 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐬𝐤𝐞𝐧𝐢𝐤, e cila ka pushtuar zemrat e shqiptarëve për rreth katër dekada me radhë. Ajo, si person publik për spektatorin shqiptar dhe atë jashtë kufijve, është bërë yll i skenës dhe ekranit me individualitetin e saj të spikatur dhe të papërsëritshëm artistik. Është pikërisht ky kontribut i jashtëzakonshëm plot virtuozitet, me vlera të ralla të një artisteje me famë por e thjeshtë dhe pa bujë, na shtyn të dëshmojmë se Ema Bogdani përbën një artiste të madhe shqiptare.
Aktore e lindur per te kenduar. Personalitet i padiskutueshëm i artit skenik në fushën e interpretimit të këngës shqiptare, për afro katër dekada ajo ka qënë njëra prej ambasadoreve më të shkëlqyera të vlerave dhe traditave më të mira të Artit dhe Kulturës tone kombëtare, brenda dhe jashtë vendit.

Lindi më 18 nëntor 1954. Rreth viteve ’60-të, në moshën 14 vjeçare Ema, filloi të këndojë në skenën e madhe shqiptare. Ajo u bë pjesë e aktiviteteve të muzikës në nivel të Shqipërisë, si në Festivalin e Këngës së Lehtë në Radio, më vonë në Radiotelevizion. Eshtë pjsëmarrëse në 25 Festivale të Radio Televizionit Shqiptar, duke nisur me 𝐅𝐞𝐬𝐭𝐫𝐢𝐯𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟏𝟗𝟔𝟖, 𝐤𝐮𝐫 𝐚𝐣𝐨 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧ë 𝐦𝐨𝐬𝐡ë 𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐫𝐞, 𝟏𝟒 𝐯𝐣𝐞ç.

Në vitin 1972 kryen Shkollën e Mesme Artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën Teori muzike.
Ne vitet 1973-1977 përfundon studimet e larta dhe 𝐝𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐝𝐞𝐠ë𝐧 𝐞 𝐀𝐤𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐩𝐫𝐚𝐧ë 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐀𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐒𝐤𝐞𝐧𝐢𝐤, 𝐧ë 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧ë 𝐞 𝐀𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 Tiranë (sot Universiteti i Arteve). Pas kryerjes së Akademisë, punon fillimisht redaktore në Radio Tirana dhe më pas aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë.

Ema, pasi arrin të konsolidohet si artiste, nis karrierën e këngëtares profesioniste në Teatrin e Estradës së Tiranës, në vijm Qëndra Kulturore e Tiranës. Punon në këtë institucion deri më 18.11.2014, deri sa doli në pension, duke shënuar plot 37 vite punë si artiste profesioniste.

Në rrugëtimin e saj të gjatë artistik numërohen të realizuara mbi 100 këngë të muzikës së lehtë shqiptare. Shumica prej tyre janë kthyer në hite ndër vite e vite me radhë, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐮 𝐬𝐤𝐚𝐥𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐢 𝐧𝐣ë𝐫𝐚 𝐧𝐝ë𝐫 𝐧𝐢𝐬𝐦ë𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤ë𝐬𝐚𝐣 𝐠𝐣𝐢𝐧𝐢𝐞 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢. Këngët e Emës dhe i gjithë repertori i saj artistik janë një pasuri e madhe e artit shqiptar muzikor dhe kjo krijimtari është e tëra e rregjistruar dhe e filmuar që sot duhet te jete në arkivin e Radio Televizionit Shqiptar. Është pjesëmarrëse në rreth 4.000 shfaqje artistike, përmes Festivaleve dhe Koncerteve Recitale artistike, Dekadave të Majit, Anketave muzikore etj, duke shkelur pothujase me artin e saj të gjitha cepat e Shqipërisë.

𝐍𝐄 𝐅𝐄𝐒𝐓𝐈𝐕𝐀𝐋𝐄𝐓 𝐄 𝐊𝐄𝐍𝐆𝐄𝐒 𝐍𝐄 𝐑𝐓𝐒𝐇
Me këngët “Letër Nënës” (me muzike nga Avni Mula) dhe “Ylli partizan” (Agim Krajka), për herë të parë merr pjesë në Festivali i 6 te Këngës ku merr çmim të dytë dhe të tretë. Me te parën dublohet nga Hysen Kocia dhe me të dytën dublon Vace Zelën. Më pas vazhdon të marrë pjesë pothuajse rregullisht në këtë festival. Kështu në dhjetor të vitit 1972, në Festivalin e 11, merr pjesë me këngën “Kush me njeh mua”, të kompozuar nga Agim Prodani. Me këtë rast fiton çmimin e tretë të festivalit.

Një vit më vonë, më 1973, në Festivalin e 12-të, Ema Qazimi këndoi dy këngë: “𝐆𝐣𝐮𝐫𝐦ë 𝐭ë 𝐚𝐫𝐭𝐚” 𝐦𝐞 𝐦𝐮𝐳𝐢𝐤ë 𝐭ë 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐨𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐋𝐚𝐫𝐨, 𝐞 𝐭𝐞𝐤𝐬𝐭 𝐭ë 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐦 𝐃𝐞𝐝ë𝐬. 𝐌𝐞 𝐤ë𝐭ë 𝐤ë𝐧𝐠ë 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐢 ç𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐝𝐡𝐞 𝐮 𝐝𝐮𝐛𝐥𝐮𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐕𝐚ç𝐞 𝐙𝐞𝐥𝐚. Por edhe kënga tjeter “Sup me sup si malet” e kompozuar nga Agim Prodani së shpejti u dublua nga Qemal Kërtusha. Më 1974, në festivalin e radhës, të 13-in, po ashtu Ema paraqitet me dy këngë. Me këngën “Derdhëm gjak e hodhëm rrënjë” të kompozuar nga Kujtim Laro e të shkruar nga Xhevahir Spahiu ku zuri vendin e trete në festival, dhe po kjo këngë u dublua më vonë nga Thëllënxa Akcani. Ndërsa kënga tjetër, “Kënga zjarr” e kompozuar nga Tish Daija dhe e shkruar nga Aleksandër Banushi më vonë u dublua nga Avni Mula dhe mori çmimin e dytë. Paraqitja nëpërmjet dy këngëve e Emës në Festivalin e Këngës së RTSH-së, tashmë ishte norm e pa shkruar.

Kështu dhe në vitin 1975, në Festivalin e 14-të, ajo paraqitet me këngën “𝐁𝐮𝐤𝐚 𝐞 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐯𝐞 𝐭𝐨𝐧𝐚”, 𝐧𝐣ë 𝐤ë𝐧𝐠ë 𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐗𝐡𝐞𝐯𝐚𝐡𝐢𝐫 𝐒𝐩𝐚𝐡𝐢𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐨𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐋𝐚𝐫𝐨 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐭ë 𝐦𝐨𝐫𝐢 ç𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë. Kjo këngë më vonë u dublua nga Alida Hisku. Ndërsa kënga e dytë me të cilën u paraqit, titullohet “Dashuria më e madhe” e shkruar nga Fatmir Gjata me muzikë të Agim Prodanit, nuk e pati fatin e të parës, por edhe kjo fitoi çmimin e tretë dhe më vonë u dublua nga Lindita Sota. Më 1976, në Festivalin e Këngës së RTSH-së, Ema këndoi po ashtu dy këngë, këngën “Buka dhe çeliku” me muzikë të Agim Prodanit e të shkruar nga Pandeli Koçi e cila më vonë u dubluar nga Zeliha Sina. Kjo këngë doli fituese e çmimit të dytë. Kënga tjetër që mori çmimin e tretë, ishte “Këngë për Tiranën” me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe tekst të Dritëro Agollit.

Po ashtu edhe kjo këngë më vonë u dublua nga Gaqo Çako. Festivali i Këngës së RTSH-së, në Republikën e Shqipërisë për kohë të gjatë ishte ngjarja më e lartë shtetërore e kulturës sa i përketë muzikës, mirëpo, Ema për shkak të një turneu në Greqi në vitin 1977, në Festivalin e 16-të nuk pati mundësi të marrë pjesë. Por në vitin pasues, më 1978, në Festivalin e 17-të, ajo prapë u kthye. Kësaj radhe me këngën “Shqipëri o vendi im”, një këngë e shkruar nga Hysni Milloshi dhe kompozuar nga Avni Mula. Me këtë këngë mori çmimin e dytë dhe si zakonisht për këngët e saja, edhe kjo u dublua më vonë nga vetë autori, Avni Mula.
Kënga e dytë “Këputa një gjethe dafine”, me të cilën u paraqit në duet me Liljana Kondakçiun, u dublua nga Gaqo Çako i cili në këtë festival kishte fituar çmimin e parë. Kënga “Trëndelinë dhe këngë” e shkruar nga Hysni Milloshi dhe e kompozuar nga Avni Mula, ishte kënga me të cilën Ema Qazimi në vitin 1978 u paraqit në Festivalin e 18-të Këngës në RTSH.

Ishte kjo hera e parë që Ema u paraqit vetëm me një këngë në këtë festival, që nga fillimi i pjesmarrjes së saj në të. Për Festivalin e 19-të Këngës në RTSH, Nikolla Zoraqi për Emën kishte përgatitur këngën e titulluar “Nën yje e prisnim vitin e ri”. Dublimin e kësaj e ka bërë Gaqo Çako, ndërsa kënga tjetër me të cilën u paraqit titullohej “Për ty çelin mijëra mëngjese” dhe ishte përgatitur nga Avni Mula i cili edhe e dubloi.

Në vitin 1980, në Festivalin e 20-të Këngës në RTSH, në skenë doli me këngën “Flaka e betimit”. Tekstin e kësaj e kishte përgatitur Zhuliana Jorganxhiu ndërsa muzikën Kujtim Laro, dublimi i saj është bërë nga Alida Hisku. 𝐍𝐝ë𝐫𝐬𝐚 𝐤ë𝐧𝐠𝐚 𝐞 𝐝𝐲𝐭ë “𝐊𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐚𝐯𝐞” 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐢 ç𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë. Kjo ishte shkruar nga Gjokë Beci, kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe dubimi i saj është bërë nga Liliana Kondakçiu. Nje sukses i padiskiutueshem per Ema Qazimin ishte dhe Festivali i 21-të ku këndon këngët “Kur çelin bozhuret” nje hit i vërtetë, një baladë rrënqethëse e shkruar nga Limos Dizdari dhe tekst të Gaqo Apostolit, si dhe këngën tjetër “Dashuria jone” muzika Flamur Shehu dhe tekst Zh.Jorganxhi, e para dubluar nga Myfarete Laze dhe e dyta nga Lindita Theodhori. Dolën të dyja në finale po kënga e dyte u vlersua me cmim te dytë. Në Festivalin 22-të në RTSH këndon këngën e Hajg Zaharjanit “Zemërzjarrta moj” dubluar nga Luan Zhegu.

Në Festivalin e 23-të këndon këngën “Fjala e ngrohtë ” një krijim i Feim Ibrahimit dhe tekst i Gjoke Becit, dubluar nga Aferdita Zonja. Në Festivalin 24, Ema këndon këngën e Agim Prodanit “Lidhur në një besë”. Në Festivalin e 28-të paraqitet me këngë të Thoma Simakut “E zgjodhe vetë të vërtetën”. Merr pjesë në festivalin e 32-të të këngës me këngën e Diana Ziut, “Ti o shpirt që mban një botë” dhe në Festivalin e 33-të me këngën e Adrian Hilës “Jeta ime”. Në Festivalin e 34 është në jurinë e Festivalit dhe në të 35 është e ftuar speciale. Rikthehet në Festivalin e 37 me këngën e kompozuar nga vetë Ema “Mama” që ja kushotn nënës së saj.

Eshte vlersuar me çmimin e karrieres në Festivalin e 33 të këngës.
𝐊𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐞𝐣 𝟓 ç𝐦𝐢𝐦𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐫𝐚 “𝐒𝐡𝐭𝐞𝐩𝐢𝐚 𝐤𝐮 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐚” 𝐅𝐞𝐬𝐭 𝟗, “𝐆𝐣𝐮𝐫𝐦ë 𝐭ë 𝐚𝐫𝐭𝐚” 𝐅𝐞𝐬𝐭 𝟏𝟐, “𝐁𝐮𝐤𝐚 𝐞 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐯𝐞 𝐭𝐨𝐧𝐚” 𝐅𝐞𝐬𝐭 𝟏𝟒, “𝐊ë𝐩𝐮𝐭𝐚 𝐧𝐣ë 𝐠𝐣𝐞𝐭𝐡𝐞 𝐝𝐚𝐟𝐢𝐧𝐞” 𝐟𝐞𝐬𝐭 𝟏𝟕 𝐝𝐡𝐞 “𝐊𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐚𝐯𝐞” 𝐟𝐞𝐬𝐭 𝟐𝟎.

Ka marrë çmime të dyta e të treta pafund, thuajse në çdo festival duke filluar nga i 6, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 17, 21!
Në të gjitha keto festivale këngët e Emës thuajse janë vlersur te dyja apo te trija me çmime të dyta e të treta.

𝐍ë 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐚𝐧𝐤𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐦𝐮𝐳𝐢𝐤𝐨𝐫𝐞 që ka marrë pjesë ka qenë fituese. Të përmendim disa këngë: “Mujo Ulqinaku”, “Djaloshi me këmishë të kuqe”, “Dheu im flori”, “Bija ime”, “Ditëlindja dhe deti”. Pjesëmarrese gjithashtu edhe në 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐢𝐯𝐚𝐥𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐯𝐞𝐫𝐞𝐬, ku në të parin qe ndër më të pëlqyerat e puplikut me këngën “Gol bukur gol” e Agim Prodanit, me të cilën zuri vendin e dytë. Kënga “Cobani” e Luan Zhegut zuri vendin e tretë.

Ema Qazimi ka bërë duet vetëm me dy këngëtarë, Liljana Kondakçiun me te cilën numëron 6 duete: “Këputa një gjethe dafine”, “Mbete këngë e brezave “, (A.Peci) “Këngë për Emin Durakun” (kënduar në Kosovë), “Ti më je si një gonxhe”, “Natë në bregdet ” (K. Kote), si dhe me Luan Zhegun ka një duet “Fejesa jonë”.

Veç Shqipërisë, ajo është bërë shumë e dashur dhe e përzemërt në komunitetin e shqiptarëve në Kosovë, te shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, te arbëreshët e Italisë dhe arvanitët e Greqisë, tek shqiptarët e Turqisë dhe të Amerikës. Ka dhënë koncerte dinjitoze në disa vënde në botën e jashtme, si : Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Zvicër, Kroaci, SHBA, etj.

𝐊𝐨𝐧𝐜𝐞𝐫𝐭𝐞 𝐑𝐞𝐜𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞 :
Ka gjithsjet 4 prej tyre
1 – “Udha e këngës sime” – Tiranë, 1986.
Ky spektakël shënon të parin realizim institucional në gjininë e Artit të Muzikës se Lehtë Shqiptare. Ai u dha në pothuajse të gjithë qytetet e mëdha të Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, Shkodër etj.
2 – “Rrënjët e Lisit Tim”
Regjione Pulia, Arbëreshët e Italisë, 1990
3 – “Ema la piu famosa cantante Televizione Albanese”
spektakël koncertal, qyteti Kastelamare Di Stabia – Napoli, Itali, 1992
4 – “MAMA” – spektakël televiziv (edhe autore e libretit) – RTSH, Tiranë, 2001

Këto spektakle janë shfaqur sa e sa herë për shqiptarët në të gjithë hapsirën mbarëshqiptare kudo nëpër botë dhe kurdoherë janë mirëpritur me entuziazëm të madh si rrallë kush tjetër. Të gdhendura do të mbesin disa nga këngët e Emës : “Këngë për Çerçis Toppullin”, “Vite të Zjarrta”, “Këngë për Mujo Ulqinakun”, “Portret heroine”, “Baballarët”, “Trëndelinë dhe këngë”, “Rinia jeton”, “Këputa një gjethe dafine”, “Çobani”, “Marinari”, “Shqipëri o vendi im”, “Kur çelin bozhuret”, etj. Posaçërisht shquan kënga e kompozuar nga vetë Ema, me një titull kuptimplotë “Mama”, një himn i dashurisë për të gjithë ata fëmijë që u ka munguar dhe u mungon kjo figurë e dashur për çdo njeri.

𝐂𝐌𝐈𝐌𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐓𝐈𝐓𝐔𝐉
“Çmimi i madh i Dekadës së Majit” – Tiranë, 1969.
“Artiste e Merituar” – Tiranë, 1984.
Kupa e Festivalit të “Kënga Mesdhetare” – Trani, Itali, 1992.
Çmimi i madh “Mikrofoni i Artë” në Festivalin “Kosovarja këndon” – Ferizaj, Kosovë, 1999.
Mjeshtër i Madh” – Tiranë, 2010.

𝐀𝐊𝐓𝐈𝐕𝐈𝐓𝐄𝐓𝐈 𝐀𝐑𝐓𝐈𝐒𝐓𝐈𝐊
𝐏𝐣𝐞𝐬ë𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐬𝐞 𝐬𝐢 𝐤ë𝐧𝐠ë𝐭𝐚𝐫𝐞 :
Festivalet e Këngës në Radio Televizion
Festivalet e Këngës së Pranverës
Festivalit e Ushtarit
Festivali Folklorik i Ghjirokastrës
Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (brenda dhe jashtë vendit)
Koncerte me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar (brenda dhe jashtë vendit)
Trupa të ndryshme artistike të estradave dhe të asambleve të rretheve
Koncerte, emisione, spektakle televizive

𝐏𝐣𝐞𝐬ë𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐬𝐞 𝐬𝐢 𝐚𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞 :
“Diell me kastër”, rol kryesor, Teatri Popullor
“Vërshime Pranverore” rol kryesor, Teatri Popullor
“Përmbytja e madhe” rol episodik, Teatri Popullor
“Kapedani”, rol episodik, Film i Kinostudios “Shqipëria e Re”
Turne me trupën e Teatrit Popullor në Kosovë

𝐀𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐦𝐞
Anëtare e Jurive të ndryshme në Festivalin e Këngës ne RTSH dhe të fëmijëve
Pjesëmarrëse në diskutime e kritika në Festivalet e Estradave
Pjesëmarrëse në diskutime e vlerësime Post-Festival të Këngës në RTSH
E ftuar në promovime dhe aktivitete letraro-artistike në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktivitete private.

𝐃𝐈𝐒𝐊𝐎𝐆𝐑𝐀𝐅𝐈𝐀
Ka nje karriere te gjate dhe natyrisht repertori i saj perbehet nga nje numer i madh kengesh, por nga ato qe vlen per t`u permendur jane si me poshte:
Rinia ime
Këngë për Çercis Topullin
Gjurmë të arta
Portret heroine
Për ty çelin mijëra mëngjese
Vite të zjarrta
Nën yje prisnim Vitin e Ri
Buka dhe çeliku
Sup me sup si malet
Baballarët
Kush më njeh mua
Nuk ishte kohë për dashurinë
Buka e duarve tona
Dashuria jonë
Ditëlindja dhe deti
Çobani
Bliri
Gol bukur gol
Forca Shqipëria
Këputa një gjethe dafine
Shqipëri o vendi im
Krenari e brezave
Kur çelin bozhuret
Lidhur me nje besë
Marinari
Ne vajzat
Këngë për Tiranën
Pranvera vjen e gjen pranverë
Unë jam nënë e nuk jam flutur
Ti o shpirt që mban një botë
Trëndelinë e këngë
Të dua o jetë
Zemërzjarrta moj
Kolazh serenatash
Mama
Ikin stinët


___________________
Kinematografia Shqiptare 2013 – 2021
Teksti u formulua dhe u publikua per here te pare ne nentor 2014. U rishikua ne vitet vijues.
Referenca: Seleksionim i lajmeve te ndryshme per artisten nga gazeta e portale shqiptare “on line” si dhe “Wikipedia”.
Disa nga fotot pa logo u moren nga kanali ne YouTube i prof, Ramazan Bogdani.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here