Profil i këngëtares Suzana Qatipi, “Zëri i veçantë i mikrofonit”!

0
264

Suzana Qatipi, “Zëri i veçantë i mikrofonit”
“Fryn’ ere e detit
Celin trendafilat.
Ne qytete t’njerezve
Vajzat po kallzojne.

Gjer’ vone rrine pianot
Kengen kompozojne.
Vajzat i degjojne
Kush e di se c’thone.”
(Vajzat dhe kompozitori)

Suzana Qatipi eshte nje kengetare “pionere” e kenges shqiptare e cila vjen nga nje qytet me emer ne kulture dhe Art, sidomos ne gjinine Teatrore me “Skampen” legjendare skenen e qindra e mijera shfaqejeve.
Por Elbasani ka nje tradite te kahershme edhe ne gjinnine e muzikes duke i dhene shqiperise zera te shkelqyer te tille emra si Albert Tafani; vellezerit Zena; Zina Zdrava,; Zeliha Sina; Flutura Hida; Ylja Senja; Mustafa Mehja; Agim Saliu e shume te tjere. E tille eshte edhe kengetarja Suzana Qatipi, me nje ze te vecante per mikrofonin e kenges.

Po pra, a ka pyetur ndokush se c`behet me keto kengetare, konkretisht me kengetaren Suzana Qatipi?
Ku eshte ajo sot ? Perse nuk permenden dhe lihen ne harrese emra qe kane kontribuar ne muziken e lehte dhe popullore shqiptare dhe meritojne nje pozicion dhe respekt ne fushen e muzikes ?

Suzana Qatipi ka lindur ne 12 Tetor 1956. Ne qytetin e saj te lindjes ne Elbasan ajo studjon per kanto ne shkollen e mesme te muzikes “Onufri” dhe me pas vazhdon Akademine e Arteve per drame dhe kanto.

Kontakti me kengen eshte i kahershem qe ne Festivalet kombetare te femijeve, qe organizohej ne Shkoder. Me pas ajo ne moshen 14 vjecare kendon ne Festivalin e pare te kenges ne Elbasan, “Kenga e heroit” te kompozuar nga A. Ballici me te cilen Suzana u vleresua me cmim te pare.
Ne moshe te re, 16 vjece, ndoshta si askush tjeter, deputon ne Festivalin e 11-te, ne Festivalin e pare kombetar per vete ate.
Ne kete Festival ajo kendoi kengen “Vajzat dhe kompozitori” te A. Lalos. Emri i saj figuron si pjesemarrese edhe ne rreth 10-12.

Festivale te tjera me shume sukses, po gjithashtu edhe ne manifestime te kenges si qofte ne qytetin e saj te lindjes ne Elbasan por edhe mbarekombetar . Ne repertorin e saj ka nje numer te konsiderueshem kengesh qe nuk mund te lihen ne harrese, perkundrazi ata kane mbetur ne kujtesen e spektatorve . Suzana ka kenduar shume kenge ne anketat muzikore, ka marre pjese ne Festivalet e interpretuesve, ka qene kengetare e ansamblit “Isuf Myzyri” Elbasan. Ajo ka kenduar gjithashtu me ansamblin “Aleksander Moisiu” Durres si edhe me grupin “Na bashkoi kenga popullore”.

Pervec ketyre aktiviteti i saj zgjerohej duke qene pjesemarrese edhe ne estraden e qytetit te Elbasanit. Para disa kohesh (2014) Bashkia e Elbasanit i dha Suzanes titullin “Artist i shquar i qytetit” per arritje te vecanta dhe kontributin ne fushen e muzikes.

Foto galeri e kengetares Suzana Qatipi
    
     
    
  
 

 

Sa shume “Perse” !!
Tranzicjoni i pafund qe po kalon vendi yne ka sjellur nje kaos gjithandej dhe si pasoje eshte ndjere edhe ne Art, Kinematografi apo edhe ne Muzike per te cilen po flasim. Nje peshtjellim, mungese organizimi, ka sjelle edhe “perndjekje” te disa emrave qe kane lene gjurme me zerat e tyre tek spektatori i dikurshem dhe nuk mund te harrohen lehtesisht.

Edhe pse informacioni eshte i manget ose ose aspak artedashesi i ka akoma ne memorie. Perse vazhdojne te vonohen drejtuesit e institucioneve te artit ne rehabilitimin dhe vleresimin e emrave qe ka kohe qe i mungojne skenes me Suzana Qatipin ne krye e me pas: Kleopatra Skarcos, Dokle; Petrit Dobjani; Pse mungojne Dhimiter Disho; Arta Babaramo; Dhimiter Dushi; Petrit Lulo; Marina Grabovari; Pellumb Elmazi; Kozma Dushi; Nikoleta Shoshi, vajza 15 vjecare shkodrane qe interpretoi ne festival kengen fituese “Flake e Bore”, ku eshte Rozeta Doraci, ku jane David Tukiqi; Naim Kercuku, Zija Saraci; Nazmie Kasmi, Ludmilla Baballeku; Jolanda Dhamo; Valentina Gjoni; Violeta Zefi; Telemak Papapano;Eduard Jubani etj etj ???

Sa here keni degjuar te flitet per keto emra apo i keni pare ato ne skene duke kenduar tash 25-vjet ne Festivale ??? Madje shume prej tyre as ne ndonje ritransmetim episodik, tek e fundit sa per ti prezantuar ata tek brezi i ri.
“Jane fshire nga rregjistri “ edhe emrat e shume autoreve te teksteve te kengeve Gjoke Beci, Vullnet Mato, Skender Rusi, Zaho Puci, Foto Malo, Agim Shehu, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Zhuliana Jorganxhi, Luan Rexhepi, Shaban Murati, Natasha Lako,… duhet te ishin nderi
Nuk ka me as kompozitore te suksesshem si dikur : Spartak Tili, Enver Shengjergji, Dorian Nini, Limoz Dizdari, Kastriot Gjini,

E tille ishte koha e kondicionuar dhe padyshim te gjithe keto emra si me lart do te kishin fituar fame edhe ne Evrope me zerat e tyre nqs do te gezonin lirine qe kane kengetaret e sotem. E njejta thenie vlen edhe per kompozitoret dh krijuesit e teksteve qe jane ku e ku si nata me dite ne krahasim me ato te sotmet…..
____________________
VINI RE: Ky shkrim eshte me te drejta autoresie © Ne ndertimin e tekstit punuan administratoret e faqes “Kinematografia Shqiptare” Eni. F & Pjerin B – simbas informacionit te derguar ekskluzivisht per faqen nga vete familja e kengetares zj S.Qatipi. Po ashtu edhe fotot qe u perdoren nga “K.SH” jane te autoresise se zj. Suzana te cilen e falenderojme qe pranoi ti ndaje ato me ne !
Publikuar kohe me pare , origjinali ne faqen Facebook “Kinematografia Shqiptare” – janar 2014

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here