Profil i këngëtares Vera Dervishi !

0
2827

Vera Dervishi
Kengetare, nje nga zerat e arte te mikrofonit te kenges shqiptare.

Lindi ne Tirane me 8 maj 1951. Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve
ne degen e Muzikes.
I perket atij brezi te kengetareve qe konsiderohen si zera te arte te mikrofonit. Pervec aktiviteteve te tjera te muzikes per kohen kur ajo ishte ne aktivitet, ka marre pjese gjithsejt ne pese Festivale te Kenges ne RTSH, duke interpretuar gjithsejt 9 kenge.

Ne vitin 1968 deputon ne Festivalin e 7-te me dy kenge : “Kenge per shokun tim” dhe “Na Therret Aksioni”. Nje vit me pas, me 1969 ajo interpreton: “Te kendojme gjithmone” dhe “Lumturi”. Ne vitin 1970, ngjitet ne skenen e Festivalit te edicionit te 9-te gjithashtu me dy kenge: “S’te Krahasoj” ; “Shoqja e Bankes”.

E vazhdon pjesemarrjen per te 4-ten here radhazi ne Festivalin e 10-te (1971) me kengen “Nga një tjetër stinë”. Pas 4 vjeteve i rikthehet skenes se Festivalit ne vitin 1975, me dy kenge : “Shoqja ime” ; “Të Më Rritesh Bujkeshë”. Ky edicion, i 14-ti do te shenoje pjesemarrjen e saj te 5-te dhe te fundit.

Po kete vit, (1975) eshte konkurruese ne Anketen Muzikore me kengen “Dite korriesh” dhe gjithashtu perfshihet si kengetare ne filmin artistik muzikor “Udhetim ne pranvere” me kengen “Dua arme dhe municion” e veshur me uniformen ushtarake , propaganda e kohes ku e gjithe populli ishte ushtar (video si me poshte)!

 

U mundesua per here te pare ne Facebook #KinematografiaShqiptare – Korrik 2020

______________________ 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here