Profil i kompozitorit Aleksander Vezuli!

0
1193

Aleksander Vezuli
Kompozitor, producent, instrumentist!

Lindi ne Tirane me 26 shtator 1953. Eshte i diplomuar ne Akademine e Arteve per kompozicion. Ka filluar qe ne moshen 15 vjec te shkruaje muzike ne gjinite e ndryshme te saje. Ne harkun kohor 1982 – 1990 ka qene nen drejtori i departamentit te muzikes ne Radio Televizionin Shqiptar.

Ne vitin 1990 emigron ne France fillimisht e me pas ne Belgjike. Ne v. 1996 mberrin perfundimisht ne New York te Amerikes, vendi edhe ku jeton aktualisht.

Nga 2005 e ne vitet me pas eshte mesues i pianos ne shkollen e muzikes ne New York, gjithashtu ushtron dhe jep mesime te veglave piano e kitare edhe ne shkolla te ndryshme si ne Bloomingrove, Newburgh po te shtetit te New York. Qe nga viti 2018 vazhdon te jete Drejtori artistik dhe menaxher ne “Grand Montgomery Chamber Music Series”.

Aleksander Vezuli eshte anetare i lidhjes se kompozitoreve e autoreve te muzikes ALBAUTORE ne Shqiperi i SABAM ne Belgjike dhe ASCAP ne Sh.B.A. Eshte gjithashtu dirigjent, producent dhe njeh mire disa gjuhe te huaja.

Pervec kompozimit ne muziken klasike, ai ka realizuar me sukses edhe kenge shume te bukura nder te cilat jane shpallur edhe fituese ne evente te ndryshme muzikore:
“Kur vjen pranvera”
1988 (Fitues) me “Mos u nxito” – Anita Bitri
1989 renditet ne vendin e dyte me “Marinari” – Ema Qazmi

Koncertet e Majit
1990 me “Bora s`ka ndermend te shkrije” – Kastriot Ago

Fitues 5 here i “Anketave Muzikore”
Nentor 1982 me “Lulet e jetes” – K. Filipi
Mars 1984 me “Jeta nis me emrin tend” – I . Libohova
Maj 1986 me “Cdo gje ne bashke e ndajme” – P. Simaku
Gusht 1986 me “Fluturbardha jone” – M. Dhamo; I. Gurakuqi;
K. Ago; B. Rustja;
Gusht 1987 me “Tre vellezerit” – R. Aliaj & F. Radi e G. Burba

1990 – Ne maratonen e kenges (RTSH) renditet ne 10 kenget me te mira me kompozimet e tije si
“Ne sportistet” – Nertila Koka dhe kori
”Nje …Dy…Tre” – Viktor Tahiraj
“Le ta dine” – F. Radi dhe E. Babaliu (regjistruar qe ne v. 1986)
Si dhe fitues i shume cmimeve te vecanta ne evente te tjera mbas `90-tes

Pervec se ka bere kompozimet e shume siglave hapese te spektakleve muzikore, te lajmeve ai eshte autori i kengeve si me poshte (lista deri me 1990):
1984 – Klara Filipi – Lule e Jetës
1984 – Irma Libohova – Jeta Nis Me Emrin Tënd
1984 – A. Kelli – Miza dhe Bleta
1985 – Kozma Dushi – Mosha e Rinisë
1986 – Parashqevi Simaku – Çdo gjë bashkë të dy e ndajmë
1986 – Mimoza Dhamo, Irma Gurakuqi, Kastriot Ago and Bahri Rustja – Fluturbardha Jonë
1986 – Gëzim Çelaj, Robert Aliaj and Trio – Po Të Presim
1987 – Robert Aliaj, Françesk Radi and Gramoz Burba – Tre vëllezër
1988 – Anita Bitri – Mos u Nxito
1990 – Ema Qazimi and Trio – Marinari
1990 – Françesk Radi and Ermira Babali – Le Ta Dinë (Recorded in 1986)
1990 – Kastriot Ago – Bora S’ka Ndërmend Të Shkrijë
1990 – Kastriot Ago – Ndonëse Më Do Mua Me Të Tjerë Vallzon

Ka kompozuar muziken e filmit “Bardhe e zi” (1991) si dhe te filmit vizatimore “Gjera qe ndodhin” (1989)

Ne v. 2007 duhet theksuar se ka realizuar albumin e tije “Warmin’ Up The Globe” ( CD Baby) .
1. Money Go ‘Way
2. Complaint
3. Say USA
4. Life Is Up & Down
5. Love Is Love
6. Warmin’ Up The Globe
7. Come Back Mom
8. We’re The Future
________________
Kinematogrrafia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: vezulimusic.com/aleksander-vezuli/ u ndertua e reduktuar dhe ne pershtatje me faqen “K. Sh” ne shtator 2020

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here