Video: “Jehona e maleve”
Gazmend Mullai
Kompozitor.
Lindi ne Tirane me 18 gusht 1951. Ka kryer shkollen e mesme ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne vitin 1971 ne degen per muzike ne piano dhe kontrabas. Gjate kesaj periudhe mori mesime intensive muzikore duke u perqendruar vecanarisht ne tekniken e kompozimit gje qe e vazhdoi ne Insitutin e Larte te Arteve nen patronazhin e vecante te prof. Kozma Laroduke shkruar dhe ekzekutuar nje sere veprash te cilat interpretoheshin nga orkestra e shkolles dhe studentet. Disa nga keto vepra jane te vleresuara qe ne ate kohe me cmime ne dekadat e Majit e qe organizoheshin si manifestimet me te medha ne fushen e muzikes ne vendin tone.
Dipllomohet Kompozitor ne vitin 1975 duke u paraqitur me ekzekutimin nga orkestra simfonike e RTSH poemin simfonik “Firma e popullit tim” veper e cila u vleresua dhe ne konkursin kombetar te shpallur ne ate vit. Punon i emeruar ne rrethin e Librazhdit si drejtues i muzikes dhe kompozitor ne qendren kulturore deri ne vitin 1980 duke bere te mundur organizimin dhe realizimin e shume aktiviteteve artististike dhe kulturore te ketij rrethi. Dhe njekohesisht, pa nderprerje punen ne fushen e krijimtarise duke bere te mundur kompozimin ne shume zhanre muzikore per nevoja te rrethit dhe jashte saj .
I rekomanduar nga personalitete te rendesishme te muzikes ne vend dhe me kerkese te Radio – Televizionit Shqiptar prej vitit 1980 fillon pune ne Redaksine e krijimtarise dhe regjistrimeve muzikore ne Radio Tirana. Gjate kesaj periudhe te gjate pune prane ketij institucioni jane realizuar dhe ekzekutuar nje sere veprash te rendisishme . Kontakti me muzikantet me te shquar te vendit si kompozitore , dirigjente , instrumentiste nga me cilesoret ne vend krijuan nje klime te shendeoshe duke bere te mundur krijimin dhe ekzekutimine e shume veprave muzikore nje pjese e mire e te cilave te vleresuara me çmime te dryshme dhe nga kritika disa prej tyre jane si p.sh.m. – Rapsodi per orkester simfonike “Bijte e shqipes.” dhe “Flete nga historia” – Valle simfonike 1-2-3 -Suite per orkester “Kenga e shkumbinit” – Triple Poeme koncert per violine, violoncel, piano dhe orkester.
Ekzekutuar mjeshterish nga i madhi G.Laro dhe A Tartari – Balade per violoncel dhe orkester – Kantata ne kater kohe per kor solist e orkester “Drini drite”veper e cila u vleresua ne konkursin kombetar si dhe – Pjese te ndryshme per muzike dhome per instrumenta si “Sonatina per Piano” “Suita per Piano” Variacione, Tocatta , Miniatura etj per piano dhe instrumenta te tjere. – Ballada vokale, per solist e kor. Romanca vokale te cilat ekzekutohen ne repertoret e ndryshme te kengetareve lirike Muzike dramash , filmash per femije, valle e tabllo koreografike, perpunime kengesh e vallesh popullore ej. Shume vepra te tjera jane ne fondin e transmetiveve te perhereshme Radio –Televizive. I apasionuar dhe pas gjinise se kenges ka shkruar nje numur te math prej tyre dhe nje pjese e te cilave jane bere mjaft te njohura dhe te pelqyera ne vend.
Eshte vleresuar per “Kontribut te çmuar ne muziken e lehte shqiptare ” ne evenimentin artistik tek “Njeqind kenget e shekullit” organizuar nga TV KLAN. Ka kryer eksperienca pune per periudha te ndryshme kohe ne Vjene-Austri prane ORF si dhe Bachersfild University- Californi USA mbi teknikat te krijimit dhe interpretim menazhimit ne fushen e muzikes.
Njihet gjithashtu edhe kompozitori i disa filmave per femije si “Sokoli dhe Shqiponja” – 1978 / “Toci dhe Poci” – 1983 / “Tik-taku i fundit” – 1986 / “Bast” – 1987 etj.
Ka kompozuar edhe disa kenge te Festivaleve ne RTSH, duke filluar qe ne vitin 1979 me edicionin e 18-te. Spikat me kompozimin e kenges “Mimoza e dashurise” te kenduar nga Adriana Ceko ne Festivalin e 22-te ne vitin 1983.
Kenge te tjera: Marshojmë në pesëvjeçare – 1979 / Një letër – 1981 / Bijtë e tu të mirë – 1982 / Mimoza e dashurisë – 1983 / Ditët që jetojmë – 1984 / Ti mbetesh perherë pranvera – 1985 / Eja me ne – 1987 / Njoha bukurinë – 1988 / Jetës fali zemrën – 1989 / Le të duhemi – 1990 etj.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw