Profil i kompozitorit Tahsim Hoshafi (1928 – 2008)

0
1335

Tahsim Oshafi eshte njeri nga kompozitoret veterane te muzikes shqiptare i cili dha nje kontribut te vyer ne kete fushe.

Lindi ne Tirane me 20 shkurt 1928. Ka kryer studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per kompozitor ne vitin 1966. Punoi prane Shtepise Qendrore te Krijimtarise popullore dhe ne Ministrine e Arsimit e te Kultures.

Ne periudhen kohore 1978 – 1988 udhehoqi ansamblin amator te Kombinatit te Tekstileve ne Tirane. Nga viti 1952 debutoi edhe si kompozitor duke krijuar e formuluar rreth 200 kenge korale, solistike, romance e balada, pjese instrumentale e orkestrale. Mori pjese ne 26 Festivale te Kenges ne Rtsh, ne Koncertet e Majit, ne festivale te kenges per femije e te tjere.

Edhe mbasi del ne pension ne vitin 1988, vazhdon punen krijuese si kompozitor dhe brenda nje harku kohor te shkurter ka kompozuar rreth rreth 20 vepra orkestrale simfonike per orkestren e RTV shqiptar dhe orkestrat e tjera te rretheve , perfshire orkestren frymore te ushtrise.

Pervec veprimtarise tjeter muzikore ai ka kompozuar edhe muziken e 8 filmave artistike shqiptare, kryesisht ne filmat e xhiruar nga vellai i tij regjisori Fehmi Oshafi . Ka filluar keshtu me “Kapedani” (1972), “Thirrja” (1976), “Deshmoret e monumenteve” (1980), “Shoku yne Tili” (1981), ”Dritat e qytezes” (1983), “Enderr per nje karrige” (1984), “Melodi e panderprere” (1985), “Pas takimit te fundit” (1990).

Nderkohe kontributi i tij ne Festivalet e kenges ne RTSH eshte i vyer. Emri i tij si kompozitor gjindet menjehere qe ne Festivalin e 1-re , 1962, me muziken e kenges “Lumturi” dhe tekst te Luigj Gurakuqit. Vijon me pas ne festivalet pasardhes ne kompozime te tjera si me poshte (nga 1963 – 1990):
Fest 2-te / 1963 – “Turni i nates”
Fest 3-te / 1964 – “Urim per ditelindje”
Fest 4-te / 1965 – “Per ty o kenge”
Fest 5-te / 1966 – “Vala e drinit”
Fest 6-te / 1967 – “Revolucioni marshon” dhe “Shkruaji ushtarit”
Fest. 7-te / 1968 – “Na therret aksioni” dhe “Dasem e re”
Fest. 8-te / 1969 – “Dritat e jetes”
Fest. 9-te / 1970 – “Nene dhe shoqe”
Fest. 10-te / 1971 – “Vite pa harrim”
Fest. 11-te / 1972 – “Vajza e qelqeve”
Fest. 14-te / 1975 – “Ku bashkohet Drini me Valbonen”
Fest. 15-te / 1976 – “Proletare te te gjitha vendeve”
Fest. 16-te / 1977 – “Babane tend e kisha shok”
Fest. 17-te / 1978 – “Dasem ne ditet e lirise”
Fest. 18-te / 1979 – “Partizani i vogel”
Fest. 19-te / 1980 – “Shtatori i pare”
Fest. 20-te / 1981 – “Stacioni me i ri”
Fest. 23-te / 1984 – “Faqja jote shkruar o toka ime e lashte”
Fest. 24-te / 1985 – “Perkrah teje”
Fest. 25-te / 1986 – “Marinari deti dhe une”
Fest. 27-te / 1988 – “Udhe te mbare”

_______________
Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” qe ne shkurt 2020.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here