Dallandyshe Baboci
Montazhiere, grimiere e filmit ne Kinostudion “Shqiperia e Re”
Lindi ne Gjirokaster me 15 mars 1938. Ka kryer me korrespondece Liceun Artistik ne Tirane. Filloi pune ne sektorin e montazhit ne Kinostudio fillimisht si ndihmese dhe asistente montazhi.
Ne viti n 1971, kaloi ne filmin artistik si grimiere duke realizuar grimin e aktoreve te filmit te pare te saje “Mengjeze lufte”. Me pas zonja Baboci ka qene grimere edhe ne 5 filma te tjere: “Yjet e neteve te gjata” – 1972; “Brazdat” – 1973; “Operacioni Zjarri” – 1973; “Rruge te bardha” – 1974 dhe “Rrugicat qe kerkonin diell” – 1974.
Me vone per arsye shendetesore u rikthye ne repartin e montazhimit te filmave. Ka qene montazhiere edhe ne disa dokumentare si : “Buze Jonit” – 1976; “Qytet i lashte, qytet i ri” – 1978, “Asdreni” – 1976; “Ne udhet e vitit”, “Prite, prite Skenderbene” – 1983
VINI RE: Nuk kemi asnje informacion te vlefshem pertej vitit 2002 dhe nuk kemi mundur te gjejme asnje foto profil per zonjen Dallandyshe Baboci. Gjithsesi synimi i kesaj faqe eshte te mos anashkaloje dhe te le ne harrese artistet tane, natyrisht brenda mundesive dhe informacionit te dispunuar.
Publikuar me pare ne faqen Facebook qe me 14 mars 2021
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptaer” – Toena 2002 / A. T Hoxha / f.31
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw