Liri Lushi, profil i një artisteje të veçantë!

0
6525

Liri Lushi
Aktore / Regjisore

Lindi në Tiranë me 22 shkurt 1954. Është diplomuar në Akademinë e Arteve, dega e aktrimit ne vitin 1976. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare. Mbas diplomimit si aktore, fillon menjehere pune ne Teatrin “Aleksander Moisiu” – Durres dhe do te qendroje ne kete institucion deri ne fillim te viteve 90-te.

Ka patur shume role me kete Teater duke u bere si njera nga aktoret me kryesore te trupes. Bie ne sy me rolin e Teutes ne monodramen e R. Qoses “Vdekja e mbretereshes” e vene ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Nje nga figurat e saj te ndjeshme ishte orina ne dramen “Vransire e shkurter” te Teodor Lacos, e luajtur me pas edhe ne filmin “Dorina” (19790. Permes ketij roli mundi te jap shqetesimin dhe perpjekjen e femres per personalitet dhe barazi ne jeten shoqerore e ne familje te perthyera keto permes nje natyre njerezore te brishte dhe gjithashtu, te vendosur.

Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role, me se shumti ato me karakter epiko-lirik e ku kane qene gjithmonë të duartrokitura.
Liri Lushi ka interpretuar gjithashtu edhe ne nje numer te konsiderueshem ne filmat artistike te Kinostudios. Deputon ne vitin 1976 tek filmi “Thirrja” ne rolin e Mares. Roli i fundit i saj ne keto filma ka qene “Kush eshte vrasesi” – 1989. U aktivizua edhe me estraden e qytetit te Durresit.

Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Zyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.
Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.

FILMAT SI AKTORE
1976 – Thirrja (Zoga)
1976 – Zonja nga qyteti (Shpresa)
1978 – Gjyshi partizan (Ermira)
1979 – Dorina (Dorina)
1979 – Mysafiri (Arta)
1982 – Rruga e lirisë (Dila)
1993 – Këtu bën ftohtë (Nëna)
1989- Kush është vrasësi
1999 – Valsi i ngrirë në Prishtinë (Gazetarja)
2000 – Brezi (Motra)
2002 – Dilema –
(Regjisor: Tobias Ineichen/ Silvia Produktion AG, Zürich) Roli – Gruaja
2004 – Strähl ( Regjisor: Manuel Flurin Henry / Dschoint Ventschr AG, Zürich ) Roli – Nëna e Bekos
2008 – Ditë e natë ( Regjisor: Chris Niemeyer/Schweizer Fernesehen) Roli- Danijela Vrdoljak

TEATER SI AKTORE
1977 – Prometeu i lidhur (Regjisor Pirro Mani) – Roli – Hera
1977 – Kush hidheshin themelet (Regjisor Vangjush Furrxhi)
Roli – Laja
1978 – Të isha njëzet vjeç (Regjisor: Haxhi Rama) Roli – Centralistja
1978 – Gërsheti i luftrave ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Shote Galica
1979 – Dorina (Regjisor: Kadri Pirro) – Roli – Dorina
1981 – Netë tragjike amerikane ( Regjisor: Spiro Urumi) Roli – Enxhi
1985 – Serafina Topia ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Serafina Topia
1986 – Shi në plazh ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli –
1987 – Telefon në mesnatë ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli –
1986 – “Një Dritë s’më lë të fle”, Dramë nga Pëllumb Kulla. Regjisor: Foto Vongli, Skenografia: Agron Bregu, Muzika: Valentin Veizi. – Roli – Liljana
1987 – “Mariana Pineda” Dramë nga Federico García Lorca, Regjisor: Drita Agolli dhe Foto Vongli, Skenograf: Agron Bregu, Muzika: Joaquín Rodrigo. – Roli – Mariana Pineda
1988 – “Montserrat” Dramë nga Emmanuel Roblès, Regjisor: Foto Vongli, Skenograf: Dritan Gjymshana, Muzika: El Condor Pasa dhe Paul Simon. – Roli – Nëna
1990 – “Vdekja e një Mbretëreshe” Monodramë nga Rexhep Qosja, Përshtatur për skenë nga Foto Vongli, Regjisor: Foto Vongli, Koreograf: Ludmill Çakalli, Skenograf: Armand Xhomo, Muzika: Stephen Montague (At the White Edge of Phrygia), Roli – Mbretëresha.
1991 – Rikardi i tretë – ( Regjisor: Agim Qirjaqi) – Roli – Lady Anna
1995 – Ishulli i çmendur ( Regjisor: Gëzim Kame) – Roli – Kurtizanja
1995 – Tre burra kërkojnë një grua (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Aktorja
1996 – Mirandolina (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli Mirandolina
1997 – Kolltuku (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Moderatorja
1997 – Këngë dashurie me korba ( Regjisor: Bashkim Hoxha) – Roli Zana
1998 – Kosova djep Lirie (Skenari dhe regjia: Agim Doçi, Alqi Boshnjaku)
2000 – Shtëpia e kukullës ( Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Nora
2008 – Elegji për Teutën ( R.Qosja, M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) Roli – Teuta
2008 – Bakantet e Euripidit (Versioni i Roul Schrott) Roli – Agave

SI REGJISORE:
2000 Brezi (Naim Kelmendi) – Regjia: Liri Lushi
2004 –Pleshti (Dritëro Agolli) – Regjia: Liri Lushi
2005 – Flaka e janarit (Libreti dhe regjia: Liri Lushi)
2005 – Planeti Moisi (Bardhyl Kosova) – Regjia: Liri Lushi
2005 – Don Zhuani (Molier) – Regjia: Liri Lushi
2006 – Monserati (Emanuel Robles) – Regjia Liri Lushi
2008 – Elegji për Teutën (R.Qosja,M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) – Regjia – Liri Lushi
2008 – Bakantet ( Euripidi ) – Regjia Liri Lushi

_____________
Publikuar me pare ne faqen Kinematografia Shqiptare ne gusht 2016, rishikuar ne vitet vijues
Referenca: Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 277-278 si dhe nje seleksionim te lajmeve nga gazetat shqiptare online. Skedat marre nga Wikipedia.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here