Profil i operatorit dhe regjisorit Gavrosh Haxhihyseni!

0
1122

Gavrosh Haxhihyseni
Operator dhe rregjisor i filmit te Kinostudios “Shqiperia e Re”

Lindi ne Tirane me 7 nentor 1947. Ka kryer studimet ne Universitetin e Tiranes per Fizike ne vitin 1970. Ne vitin 1975 fillon pune ne Kinostudion “Shqiperia e Re” duke ndjekur po ketu nje kurs pasuniversitar per operator. Filmi i tij i pare quhet “Matematika dhe prodhimi” (1977) i temes shkencor mjaft popullor i perhapur per kohen. Nderkohe filmi i pare artistik eshte “Mengjeze te reja” (1980).

Haxhihyseni ka qene operatori i 11 filmave artistike nder to mund te permendim : “Rrethimi i vogel” i nderuar me kupen e Festivalit te VI-te te Filmit Artistik Shqiptar. “Rrethi i kujteses”; “Nje nate pa drite”; “Historiani dhe kameleoni” “Vetmi” etj.

Si operator ai spikat per dramacitettin dhe kompozimin grafik te kuadrit, per lojen e dritehijes, per ngjyrat, si elemente jo vetem piktoresk dekorativ por edhe ideo-emocional.

Si rregjizore ai realizoj gjithashtu disa filma dokumentare nder ato: “Eposi i kreshnikeve” nderuar me cmimin e III-te ne Festivalin e VI-te te Filmit Dokumentare Shqiptare , “Jeta e nje tribuni”; “Kendon Atdheu yne “ etj.

Ne vitin 1991 e me tej filloj pune si operatore ne TVSH duke xhiruar disa telekomedi te rregjizorit Arjan Culici : “Dashi pa brire”; “Pak fresk sonte”; “Fundi i marrezise” etj.

Ne projekte private ai ka realizuar fotografine e disa dokumentareve si “Nene tereza”; “Sulejman Pitarka”; “Dritero Agolli” filmin artistik “Qumeshti i gurit” (2004), “Nje dite e mrekullueshme”.
Ka ligjeruar ne kurse pasuniversitare per rregji filmi dhe drejtor fotografie (1986 – 1991) ne lenden “Njohuri per mjeshtrine e operatorit” . Cilesia e xhirimeve te tij eshte nje tregues i profesionalizmit dhe i dijes qe e karakterizon.

Aktiviteti si operator / rregjizor:
1977 – Matematika dhe prodhimi (Dokumentare)
1978 – Këndon Atdheu ynë (Documentary)
1980 – Mëngjese të reja (Film)
1980 – Dëshmorët e monumenteve (Film)
1981 – Një natë pa dritë (Film)
1981 – Jeta e një tribuni (Dokumentare)
1982 – Muzeu Historik Kombëtar (Dokumentare)
1983 – Fundi i një gjakmarrjeje
1984 – Eposi i kreshnikëve (Dokumentare)
1985 – Fushë e blertë fushë e kuqe
1985 – Pranverë e hidhur
1986 – Rrethimi i vogël
1986 – Një jetë më shumë (bashke regjisor me G. Erebaren – Film)
1987 – Rrethi i kujteses (Film)
1988 – Një i tretë
1988 – Ariana
1989 – Historiani dhe kameleoni
1990 – Vetmi (Film)
1991 – Enigma (Film)
1993 – Dashi pa brirë (Tele-komedi)
1994 – Pak freskët sonte (TV Komedi)
2000 – Dëshpërimisht (Dokumentare)
2006 – Kosova (Film)
2015 – Quo Vadis? (Metrazh I shkurter)

Publikuar me pare ne faqen Facebook ne nentor 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.
_____________________________________
“Kinematografia Shqiptare” ne aktivitet qe ne vitin 2013 
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009. f. 178.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here